Te nderuar qytetarë, situata epidemiologjike me Covid 19 në territorin e komunës tone është shumë shqetësuese.   

Koronavirusi se fundi ka prekur dhe puntorët e arsimit, policisë, shendetesisë dhe sektoreve te tjerë, kështu thuhet në një shkrim drejtuar qytetarëve nga ana e Komunës së Ulqinit, transmeton Ulqini Online.

Andaj ju bëjme thirje qe te zbatojmë masat  e Trupit Koordinues nacional dhe  Shtabit  të mbrojtjes  dhe shpëtimit.   

Vendosja e maskave dhe distanca sociale duhet rrespektuar me përpikmeri.   

Pronarët e barëve dhe  restoranteve duhet ti përmbahen orarit te punës dhe rregullave të parapara.  

Duhen shmangur ceremonite e kremtëve dhe morteve   

Ndaj atyre  qe nuk i zbatojnë rregullat  do të merren masa ndëshkuese .    

Ju bëjmë thirje për bashkepunim dhe të ruajmë shëndetin e te gjithëve.   

By admini