Analizohet situata epidemiologjike në Ulqin dhe propozohen masa dhe përfundime
Nën udhëheqjen e Kryetarit të Komunës Loro Nrekiq u mbajt takimi i Trupit komunal të mbrojtjes dhe shpëtimit ku në qendër të vëmëndjes ishte situata aktuale epidemiologjike, rritja e numrit të të infektuarve me Covid 19 në Komunën e Ulqinit dhe shkelja e vazhdueshme e masave të Trupit Kordinues Nacional, mësohet nga Komuna e Ulqinit, transmeton Ulqini Online.
Të pranishmit pas analizës së të situatës sollën këto përfundime dhe rekomandime.
- I tërhiqet vëmëndja qytetarëve që rreptësisht ti përmbahen masave të ruajtjes së distancës dhe mbajtjes së maskës në hapsira të mbyllura dhe ata të hapura.
- I rekomandohet organeve të inspeksionit që të ndërmarrin masa represive deri në mbyllje të objektit hoteliere atyre që nuk i përmbahen masave të Këshillit Koordinues nacional, kur është fjala për numrin e mysafirëve në ambiente të mbyllura, rrespektimin e orarit të punës për objekte të këtij lloji që në komunën tonë është nga ora 06,00 deri në orën 24,00.
3. Taksistët dhe bartësit e udhëtarëve janë të obliguar që të mbajnë maska mbrojtëse dhe pas çdo udhëtimi të bëjnë dezinfektimin e hapsirave në automjete.
4. SHPK ,,Veprimtaritë komunale,, në koordinim me Shërbimin për mbrojtje dhe shpëtim të vazhdojnë me larjen dhe dezinfektimin e rrugëve dhe hapsirave publike.
5. Ti tërhiqet vëmëndja qytetarëve që të rrespektojnë masat e TKN për ndalimin e ceremonive të dasmave dhe morteve .
6. I rekomandohet Bashkësive fetare që ritualet fetare në objektet fetare ti zhvillojnë pa prezencën e qytetarëve.
7. Në realizimin e masave të TKN dhe atij komunal për mbrojtjen dhe shëtimin do të bëhen aktivitete të koordinuara te inspeksionit shteror, Drejtorisë së policisë – Njësia Ulqin, Shërbimit të policisë komunale dhe inspeksionit lokal turistik.