Ilustrim – Nga arkivi

Koalicionit Shqiptar “BASHKË NJI ZA” nuk do të jetë pjesë e qeverisë së re që pritet të formohet në Mal të Zi, kështu mësohet nga kryetari i UDSH-së dhe pjestar i koalicionit Shqipëtar “BASHKË NJI ZA” z. Mehmet Zenka në një shkrim të tij në rrjetin social facebook.

‘’Nëpër mes të këtij postimi dëshiroj të i drejtohem gjithë Votuesëve tē UDSH-së ,koalicionit Shqipëtar “Bashkë nji za” dhe gjithë opinionit shqiptar: Mehmet Zenka kryetar i UDSHsë nuk bëhet pjesë e koalicionit ku marrin pjes ato parti (prosrbe) të cilat për program të vetë kanë negacionin e të gjithë atyre vlera për të cilat UDSH tash tri dekada politikisht lufton’’, shkruan Zenka, transmeton Ulqini Online.

Më poshtë është shkrimi i plotë i z. Zenka.

Nepër mes të këtijë postimi dëshiroj të i drejtohem gjithë Votuesëve tē UDSHsë ,koalicijonit Shqipëtar “Bashkë nji za” dhe gjithë opinijonit Shqiptarë :Mehmet Zenka kryetarë i UDSHsë nuk bahet pjes e koalicionit ku marrin pjes ato parti (prosrbe)te cilat për program të vetë kajnë negacijonin e të gjithë atyre vlera për të cilat UDSHja tash tri dekada politikisht lufton.

Aty ku Kosova quhet shtet terorist dhe nuk pranohen krimet ndaj kombit tonë ,NUK KA VEND PËR MUA DHE UDSHnë,me ato politika që traditat ,kulturën dhe objektet tona fetare mijë vjeçare dëshirojnë dita ditës të na i përvetësojn apo zhdukin . Nuk ka vend për ne aty ku mohohet gjenocidi Srebrenicës, nuk ka vend për ne aty ku quhemi Shiptari dhe shahet nana shqiptare, nuk ka vend per ne me ato që kendojn këngët e car Llazarit dhe ftojnë ushtrin me u kthy ne Kosov ,nuk ka vend per ne me ato politika që mohojn gjitha vlerat Euroatlantike ,nuk ka vend për ne e aq ma pak për mua dhe partinë që drejtoj (UDSH)me ato të cilët festojn dhe i këndojn kang vrsësve dhe krimbërsëve ndaj kombit tonë.

Këto janë vetëm një pjes e arsyve përse nukë dëshirojm të jemi pjes e atyre kombinime pamvarsishtë benefiteve që na ofrohen.

Njikohësisht i urojmë rrug të mbarë atyre parti shqiptare të cilat po ngasin të jenë pjes e këtyre kombinime .

Mehmet Zenka

Kryetar i UDSHsë dhe pjestar i koalicionit Shqipëtar “BASHKË NJI ZA”

By admini