Ditën e marte në Ulqin në moshën 50 vjeçare ka vdekur bamirësi dhe teologu i njohur Husejn Bisha.
”Hysen Bisha do të mbahet mend si njeri shumë këmbëngulës dhe me rëndësi të veçantë për Ulqinin dhe Shqiptarët në Malin e Zi. Dy veprat e tij: Gjimnazi “Drita” dhe ndihmat që ka dhënë për njerëzit në nevojë, sidomos për shqiptarët e Kosovës të dëbuar në Ulqin nga pushteti i Millosheviqit, do të mbesin të pavdekshme”, kështu do të shprehet për Bishën prof. Haxhi Shabani.
Duhet kujtuar se për të ndihmuar shqiptarët e Kosovës të dëbuar nga lufta Husejn Bisha a në atë kohë themeloi një shoqatë bamirëse.
Varrimi i të ndjerit u bë ditën e merkurë në qytetin e Ulqinit.
Bisha pas vetës la bashkëshorten dhe tre fëmijë.