Shtëpia e shendetit në Ulqin

Mali i Zi vazhdon të regjistrojë një rritje të rasteve të infektuarëve me koronavirus. Sië mësohet nga Instituti i shëndeti publik sot janë regjitsruar 230 raste të reja kurse  tre persona që kanë rezultuar pozitivë për COVID 19 kanë vdekur.

Poashtu mësohet se janë shëruar 72 pacientë. Numri i përgjithshëm i rasteve aktive të COVID19 në Mal të Zi aktualisht është 2401, që është 381 për njëqind mijë banorë, shkruan Ulqini Online.

Situata ka filluar të rëndohet edhe në Komunën e Ulqinit ku sot janë regjistruar 6 raste të reja i të infektuarëve. Numri i personave aktiv në komunën tonë është 44 kurse deri tani janë shëruar 57 veta. Një person nuk ka mundur të mbijetojë pas infektimit me koronavirus.

By admini