Mbrëmë, më datë 04.09.2020, në zyrën e Forcës së Re Demokratike në Ulqin u mbajt takimi i kryesisë, aktivistëve, kandidatëve të listës dhe anëtarëve të këshillave zgjedhore në vendvotime dhe përfaqësuesve të autorizuar dhe zëvendësve të tyre në zgjedhjet e 30 gushtit nga radhët e kësaj partie, thuhet në një kumtesë të Shërbimit për media i Forcës së Re Demokratike.

U shpreh mirënjohja për punën dhe përkushtimin në prezantimin dinjitoz të programit dhe kandidatëve të Listës Shqiptare Genci Nimanbegu – Nik Gjeloshaj dhe në sigurimin e mbarëvajtjes së zgjedhjeve.

Në bisedë u shqyrtuan mbarëvajtja e fushatës dhe zgjedhjeve, si dhe planet e mëtejmë për rritjen e Forcës së Re Demokratike.

By admini