Nga Xheladin Zeneli

Në zgjedhjet e 30 Gushtit 2020 , opozita pro-serbe dhe pro-ruse fitoi një numër të konsiderueshëm të mandateve në Kuvendin e Malit të Zi, çka për herë të parë në 30 vitet e fundit ,i pozicionon ata që të jenë pjesë e formimit të qeverisë së ardhshme të këtij shteti.

Siç dihet,ky bllok i opozitës bashkë me Kishën ortodokse serbe si përkrahësi kryesor i tyre, janë të njohura me qendrimet antishqiptare dhe tentativat e tyre serbomadhe që Malin e Zi t’a bëjnë pjesë territoriale dhe t’ja bashkangjisin Serbisë dhe si të tillë t’a kthejnë në bazë strategjike të Rusisë.
Pra, nëse blloku i subjekteve politike pro-serbe merr pushtetin dhe vendos për një të ardhme të Malit të Zi si pjesë e Serbisë, atëherë kjo mund të ndodh, por pa shqiptarët. Elementit pro-serb dhe pro-rus , duhet t’i bëhet e qartë tani se shqiptarët bashkë me trojet e tyre etnike nuk do të bëhen kurr pjesë e një shteti të ri Mali i Zi-Serbi !.

Shqiptarët nuk do të lejojnë asnjëherë dhe në asnjë mënyrë që kundër vullnetit të tyre të bëhet një pushtim i ri apo aneksim i radhës i trojeve të tyre ku ata jetojnë me mijëra vite si pjesë e ndarë e popullit shqiptar dhe brenda kufijëve të Shqipërisë Etnike.

Përsëritja e gabimeve dhe padrejtësive historike që janë bërë në dëm të shqiptarëve dhe territoreve të tyre në të kaluarën, jo vetëm që do të jenë të papranueshme sot , por ato do të kundërshtohen fuqishëm dhe unanimisht nga mbarë Kombi Shqiptar.
Për momentin mendoj se jemi larg një situate të tillë dhe çdokush që mendon për paqë dhe stabilitet në rajon duke përfshirë edhe shqiptarët, nuk e dëshiron përsëritjen e skenareve të rrezikshme luftë-nxitëse të Serbisë hegjomoniste dhe ekspanzioniste të viteteve
‘90-ta të shekullit të kaluar.

Megjithate, nëse ballafaqohemi në të ardhmen me një akt i cili kërcnon apo cenon rëndë kompaktësinë tonë etnike e territoriale, atëherë në një rast të tillë eventual ,shqiptarët në Mal të Zi bashkë me dy shtetet tona , Shqipërinë e Kosovën, duhet të jenë të gatshme dhe të përgatitura që të reagojnë dhe të veprojnë me gjithë potencialin e vet,në mbrojtjen e qënies dhe interesit tonë jetik kombëtar.


3 Shtator 2020

By admini