Pas zgjedhjeve të së dieles në Mal të Zi situata politike nuk do të jetë më se si ka qenë më parë. Subjektet  opozitare “Për të ardhmen e Malit të Zi”, “Paqja është kombi ynë” dhe “E zeza mbi të bardhën”, i kanë numrat e nevojshëm për të krijuar qeverijen e re në këtë shtet. Këto koalicioni do të kenë 41 nga 80 deputetët që ka Parlamenti i Malit të Zi.

Zgjedhjet parlamentare kanë prodhuar edhe rezultatin final për dy koalicionet shqiptare që kanë guaruar kësaj radhe. Të dy koalicionet shqiptare kanë arritur të fitojnë nga një deputet, duke parë se si kanë rrjedhur ngjarjet, kanë arritur të marrin edhe maksimumin e mundshëm, shkruan Ulqini Online.

Nëse i kthehemi një analize të votave që kanë prodhuar këto zgjedhje në komunat ku shqiptaret janë shumicë, rezultati mund të cilësohet si humbje drastike e votave shqiptare të cilët janë orientuar nga partitë qytetare, kryesisht te DPS-i. Si në Ulqin ashtu edhe në Tuz, të dy koalicionet shqiptare nuk kanë arritur as ta kojnë 50% e votave totale në komunat respektive.

Në Ulqini Koalicioni Shqiptar ”Bashkë një za” ka arritur të fitojë 3538 vota apo 26,46 %  kurse Lista Shqiptare ”Genci Nimanbegu – Nik Gjeloshaj” ka fituar 2326 vota apo  17,40 %. Në këtë mënyrë të dy koalcionet së bashku kanë fituar vetëm 43,86 % të votave. Kjo shifër paraqet një rënie të madhe të votave të subjekteve politike shqiptare në këtë qytet.

Sujekti politik që ka marrë më shumë vota në Ulqin ka qenë DPS-i me 4001 vota apo 29,92%. Votat për këtë subjekte politike janë në masën mbi 90% shqiptare.

Pothaujse e njëjtë është  është situata në Tuz. Koalicioni Shqiptar ”Bashkë një za” ka arritur të fitojë 426  vota ose  5,20 %  kurse Lista Shqiptare ”Genci Nimanbegu – Nik Gjeloshaj” ka fituar 3284 vota apo  40,06 %. Së bashku koalcionet shqiptare kanë fituar vetëm 45,26 % të votave.

Edhe në Komunën e Tuzit DPS-i ka arritur të ftiojë numër të madh të votave, 2619 vota apo 31,95 %.

By admini