Në IPSHF “Bedri Elezaga” Katerkollë, Fondacioni “Trojet tona”, icili vepron ne kuadër të Shoqatës “Ana e Malit” në New York, dhuron 15 tableta nxënësve shfrytëzues të ndihmës sociale.
Shkruan: Ilir Lleshi *
Një shtatori, gjithmonē ka qenë simbolika e hapjes së shkollave për fillimin e viti të ri shkollorë. Duke hapur dyert e veta, pas pushimit të gjatë verorë, shkolla mirëpriste nxënës e mësimdhënës. Mësim e edukim e poashtu edhe argëtim. Eh, po ku ka më mirë se në shkollë.
Kohëve të fundit, njerëzimi po perballet me sfida të reja. Rënia e virusit corona, bëri të pamundur, që nxënësit nëpër shkolla të ndjekin procesin arsimorë e edukativ. Ndonëse mësimi tradicional është i pazevendsuar, punonjesve të arsimit iu imponua mësimi në distancë nëpermjet teknologjisë së kohes. Ajo mënyrë e mësimit u pagzua me emra të ndryshëm dhe u zhvillua nëpër rrjete të ndryshme sociale. Ishte ky mësimi online. Në ndjekjen e mësimit online, nxënës e mësimdhënës ndeshen në vështirësi të ndryshme. Vështirsia më e madhe ishte mungesa e paisjeve teknologjike per ndjekjen e rrjeteve sociale si kompjuter, tabletë e telefon.
Duke u nisur nga ky fakt, udhëheqsia e IPSHF “Bedri Elezaga” në Katerkollë, tek Fondacioni “Trojet tona”, icili vepron ne kuadër të Shoqatës “Ana e Malit” me seli ne New York, kandidoi projektin PAISJA ME TABLET E NXËNËSVE SHFRYTËZUES TË NDIHMËS SOCIALE.
Bordi i Fondacionit, projektit në fjalë iu pergjigj pozitivisht, dhe nga Amerika dërguan e angazhuan Kabil Veliun, në vendëlindje Dini Zeneli
n e Hajredin Veliun, për sjelljen e dhuratës së çmuar.
Donatorët ndarjen e bënë në lokalet e Shkollës në Katerkollë, në mënyrë solemne, në prezencë të nxënësve e prindërve të tyre.
Drejtori i Shkollës Arsim Cuca, në shenjë respekti ndaj donatorit, ndau një fletë falenderimi. Falenderime pa fund për ata që dhuruan nga udhëheqësia e Shkollës në Anë të Malit, nga mësimdhënësit, nga prindërit e mbi të gjitha nga nxënësit shfytëzues të dhuratës së çmuar.
*marrë nga faqja e autorit në fb