Zgjedhjet parlamentare të këasaj të diele në Mal të Zi kanë mobilizuar edhe politikën zyrtare në Tiranë dhe Prishtinë. Thirrjet e dy qendrave shqiptare janë kryekëput në mbështetje të vetëm të njërës nga dy listat shqiptare që garojnë në këtë zgjedhje. Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe dy ministrat e punëve të jashtme të Shqipërisë dhe Kosovës, Gent Cakaj dhe Meliza Haradinaj – Stublla ishin shumë të qartë: mbështetje vetëm për Listën Shiptare Genci Nimanbegu – Nik Gjeloshaj, shkruan Ulqini Online.
Një mbështetje e tillë duke neglizhuat në plotni listën e dytë shqiptare ka një rrezik real. Në bazë të ligjit zgjedhor, koalicionet dhe partitë e pakicave, mund të hynë në garë për deputet edhe nëse nuk e kalojnë pragun zgjedhor që është 3% për partitë dhe koalicionet tjera. Si? Në rastin konkret, koalicionet shqiptare marrin pjesë në ndarjen e mandateve, normalisht nëse kanë numrat e nevojshëm të votave, nëse kalojnë pragun 0,7%. Nëse të dy koalcionet shqiptare kalojnë pragun 0,7% të votave të përgjithshme, votat e dy koalicioneve grumbullohen si tërësi dhe si të tillë marrin pjesë në ndarjen e mandatëve.
Ku është rreziku? Parashikohet që daljet në këto zgjedhje kanë me qenë shumë të larta dhe në atë mënyrë edhe numri i votave për të kaluar pragun 0,7% duhet të jetë më i madh. Në rastin e keq, nëse njëra listë nuk kalon këtë prag atëherë edhe votat në tërësi të kësaj liste do të digjen dhe nuk do të marrin pjesë në votat e përgjithshme të subjekteve shqiptare për ndarjen e mandatëve. Në këtë mënyrë rrezikohet seriozisht deputeti i dytë shqiptar aq sa edhe realisht pritet të kenë shqiptarët në legjislacionin e ri.
Zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi do të mbahen të dielën, me 30 gusht. Këto zgjedhjet parlamentare janë të 11-tat me radhë nga futja e sistemit shumëpartiak në Mal të Zi dhe të pestat që nga pavarësimi i Malit të Zi. Në këto zgjedhje 540,026 qytetarë kanë të drejtë vote dhe do të zgjedhin njërën nga njëmbëdhjetë listat zgjedhore që do të luftojnë për 81 vende në Parlamentin e Malit të Zi, pesë parti dhe gjashtë koalicione.