Këshilli Komunal URA – Ulqin në adresen e Ulqini Online ka dërguar një reagim ndaj një shkrimi të publikuar në RTK.

Reagimin e plotë mund ta lexoni më poshtë.

Si çdo herë edhe kësaj here filluan me mashtrime dhe me shpifje të njëjtit njerëz për të vetmet qëllime – t’a njollosin të vërteten dhe për t’a mbuluar keqbërjen e vet.

Friga nga e vërteta i ka drejtuar në rrugën e gabuar, duke cekur çdo të pavërtet në lidhje me Dritanin dhe Levizjen qytetare URA.

Kemi thenë çdo herë dhe po e përsërisim se ne nuk do të bëjmë kurr kompromis me interesat e Malit të Zi dhe interesat e kombit tonë. Ne jemi levizje qytetetare proevropiane, në lëvizjen tonë ka njerëz të të gjithë nacionaliteteve dhe konfesioneve që jetojnë ne Mal të Zi. Vetëm kështu mund të ndërrohet pushteti korruptiv 30 vjeçar.

Levizja qytetare URA do ofrojë pas zgjedhjeve formimin e qeverisë teknike, e cila do zgjasë 2 deri ne 4 vite. Në atë përbërje te qeverisë nuk do ketë ekstremistë dhe shovinist proserb, por as edhe t’korruptuar aktual në qeveri, as politikan, por vetëm eksperta te lëmive përkatse deri në zgjedhje fer dhe të lira.

Personat që shkruajnë dhe porosisin kësi lloj lajmesh të pavërteta që të na prishin imazhin, i kemi paditur penalisht – Adri Nullerari dhe Ilir Lazorja.

Theksojmë se frikësime dhe shantazhime që partitë proserbe e -ruse do t’a marrin pushtetin në Mal të Zi jan floskula te dalura nga Gjukanoviqi i cili tenton t’a frikësoj popullin për të dalë në anën e tij. E themi këtë sepse partit e tilla ekstreme nuk kan pasur edhe nuk kanë më shumë se 20% të votave ne Mal të Zi dhe si të tillë, kurr nuk kanë mundësi ta ndryshojnë politiken evroatlantike të Malit të Zi.

P.s.
Poashtu i kemi informuar RTK- në Dhe i kemi kerkuar:
Si televzion shteteror se paku duheni te tregoni senzibilitet ndaj te gjithe shqipetareve ne Mal te Zi, pra edhe Dritanit. Kurr nuk do te refuzojshim ftesen e juaj per te marr pjese ne emision tuaj apo te japim nje deklerat qe te ndegjohet edhe mendimi i ndryshem. Per fate te keq sot shqiptaret jan populli ekonomikisht me i diskriminuar ne Mal te Zi apo teritoret ku jetojne shqipetaret jane teritoret me te varfura ne Mal te Zi. Poashtu ju rikujtojme qe i fundi qe i mbajti ne pushtet ne Ulqin partit shqiptare ishte Dritani pa asnje kusht dhe pa pjesmarrje ne ekzekutiv, ndersa sot kemi shumice me parti shqiptare por me kryetar nga rradhet e DPS.

Synimi yne eshte qe shqiptaret te jene edhe ekonomikisht te barabart me popujt tjer, te jene me te pamvarur ne vepretarin e veta politike, shoqerore, kukturore dhe ekonomike, gje qe Gjukanoviqi e deshmoj qe nuk e deshiron 30vitet e kaluara.

Këshilli Komunal URA Ulqin

By admini