Në zhjedhjet parlamentare që do mbahen me pasnesër në Mal të Zi do të garojnë edhe dy lista shqiptare: Listes Shqiptare Genci Nimanbegu – Nik Gjeloshaj dhe Koalicioni shqiptar “Bashkë nji zâ”.
Një fakt interesant që bie në sy në zgjedhjet në Mal të Zi e më konkretisht në trupin votues shqiptar ka të bëjë me përkrahjen shumë të madhe që i vjen Listes Shqiptare Genci Nimanbegu – Nik Gjeloshaj nga Tirana dhe Prishtina zyrtare. Në këtë mënyrë kjo listë mori përkrahje nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe dy ministrat e punëve të jashtme të Shqipërisë dhe Kosovës, Gent Cakaj dhe Meliza Haradinaj – Stublla, shkruan Ulqini Online.
Kjo është hera e parë që Tirana dhe Prishtina zyrtare kanë qenë shumë aktive për këto zgjedhje parlamentare dhe duke mbështetur vetëm njërën listë shqiptare nga dy sa janë që garojnë.
Ndryshe ndodhi me përkrahjen që vinin nga partitë opozitare të Shqipërisë dhe Kosovësi të cilët kishin një qasje tjetër. Kështu ish Presidenti dhe Kryeministrit i Shqipërise Sali Berisha ,presidentit të Shqipërise Ilir Meta, kryetarit të Partisë Demokratike të Shqiperisë Lulzim Basha dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosoves Kadri Veseli ishin më të kujdeshëm dhe bënin thirrje për votime të njërës nga listat shqiptareve.
Rezultati i së dieles pritet me kreshëri, si ai i përgjithshëm por edhe ai për listat shqiptare.