Ishte dita e shtune, e shtuna e parë e prillit të vitit 2015 kur Komuna e Ulqinit festonte ditën e saj. Në kuadër të aktiviteteve të shumta për nder të kësaj feste njëri ishte që kishte tërhjekur vëmendjen e opinionit shqiptar por edhe atij malazez.
Kryetari i athershëm i Komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka për nder të Ditës së Komunës kishte vendosur që dy figura të politikës mbarëshqiptare, kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe zv. kryeministri të athershëm të Kosovës Hashim Thaçi, ti shpallte qytetarë nderi të komunës së Ulqinit, shkruan Ulqini Online.
Ashtu edhe ndodhi, Edi Rama dhe Hashim Thaçi nga ajo ditë janë qytetarë nderi të Komunës së Ulqinit.
“Faleminderit Ulqinit për titullin “Qytetar Nderi”! Shqiptarët më afër se kurrë mes veti me shumë se kurrë të sfiduar nga e ardhmja e përbashkët”, do të shkruante Rama atëbotë për titulli e marrë.
Por sot, 5 vite e diçka më pas, dy qytetarët nderit të Komunës së Ulqinit, Edi Rama – kryeministër i Shqipërisë dhe Hashim Thaçi – president i Kosovës nuk i dhanë as edhe një përkrahje simbolike ish kryetarit të Komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka i cili prin Koalicionin shqiptar ”Bashkë nji za” në zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit që do mbahen në Mal të Zi.
Si Rama ashtu edhe Thaçi në këto zgjedhje u përcaktuan për të mbështetur Listën Shqiptare.