Për të gjithë adhuruesit e librit, Sekretariati për vetëqeverisje lokale i Komunës së Tuzit, mbrëmë bëri hapjen e Panairit të I-rë të librit, i cili mbahet në kuadër të manifestimit ,,Vera në Malësi’’.
Sekretarja e sekretariatit të lart përmendur, Marina Ujkaj, në fjalën e saj përshëndetëse theksoi se në këtë panair, janë të ekspozuar mbi 1500 tituj librash, kështu mësohet nga komuna e Tuzit, transmeton Ulqini Online.
Në këtë panair marrin pjesë shtëpi botuese nga tre shtete: Mali i Zi, Shqipëria dhe Kosova.
Hapjen e Panairit e bëri kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, i cili mes tjerash tha që organizime të tilla kulturore do të kthehen në traditë në vendin tonë. Ai më pas vizitoj çdo stendë të Panairit duke parë dhe përshëndetur vizitorët dhe përfaqësuesit e të gjitha shtëpive botuese pjesëmarrëse.
Të pranishëm në Panair ishin edhe ambasadorë, klerikë dhe akademikë.
Panairi do të vazhdojë të jetë i hapur për vizitorë sot dhe nesër nga ora 9 deri në orën 12 dhe nga ora 18 deri në orën 22.