Përkrahja për njërën nga listat shqiptare në zgjedhjet parlamentare të së dielës në Mal të Zi nga ana e krymeinistrit të Shqiperise Edi Rama dhe presidentit të Kosovës Hashim Thaçi ka hasur në reagime të shumta të komnetuesve të ndryshëm,  opinionistëve në Kosovë dhe Shqipëri por edhe politikanëve, shruan Ulqini Online.

Analisti politik nga Kosova Fisnik Halimi në një emision në RTK rreth zgjedhjeve në Mal të Zi është shprehur i habitur për mbështetje të vetëm të njërës listë shqiptare për zgjedhjet e 30 gushtit që do mbahen në Mal të Zi.

”Kur e kam parë përkrahjen e z. Thaçi dhe z. Rama mu ka dukë si ”fake news”, nuk kam besu”, kështu deklaroi z. Halimi për mbështetjen e Ramës dhe Thaçit për njërën nga listat shqiptare.

Ai shtoi se për një përkrahje të tillë ata edhe ndoshta kanë ndonjë arsye.

By admini