Koalicioni shqiptar “Bashkë nji zâ” ka reaguar ndaj një sondazhi të CEDEM-it i cili këtë koalicion e nxjerr me një përqindje shumë të vogël në prag të zgjedhjeve parlamentare që do mbahen në Mal të Zi.
Ditëve të fundit po qarkullon një sondazh i publikuar nga CEDEM i cili nxjerr koalicionin shqiptar “Bashkë nji zâ” me një përqindje shumë të vogël. Një tjetër madje nuk e liston as në përqindje fare. Marrë shkas nga këto publikime, mund t’ju themi që këto rezultate nuk qëndrojnë dhe si të tilla janë pa kredibilitet. Kjo për shkak të mostrës jo reprezentative që CEDEM ka marrë. Kjo mostër nuk përkon me zonat e votuesve tanë andaj edhe si e tillë nuk përfaqëson realitetin elektoral tonin. Që një sondazh i tillë mund të jetë i fabrikuar dhe jo kredibil tregojnë edhe “konkluziont” tjera të dala nga ai e poashtu edhe komentet e shumta të qytetarëve nga mbarë Mali i Zi në publikimin përkatës, thuhet në një kumtesë të Koalicioni shqiptar “Bashkë nji zâ”, transmeton Ulqini Online.
Sipas informatave tona në teren, rezultatet janë shumë më ndryshe andaj edhe ju bëjmë thirrje qytetarëve, simptizantëve e votuesve që të mos ndikohen nga sondazhe të tilla. Urojmë që ky sondazh të mos jetë qëllimshëm i fabrikuar në zyra të ndryshme për të ç’orientuar elektoratin dhe për të krijuar panikë se vota për koalicionin shqiptar “Bashkë nji zâ” është votë e humbur, por të jetë thjeshtë gabim teknik e profesional. Ne ju bëjmë thirrje që të mos ndikoheni nga sondazhe të tilla, të votoni vetëm shqip, të votoni numrin 7, koalicionin shqiptar “Bashkë nji zâ”, përfundon reagimi i këtij koalicioni.
Në zhjedhjet parlamentare që do mbahen me 30 gusht në Mal të Zi do të garojnë dy lista shqiptare: Listes Shqiptare Genci Nimanbegu – Nik Gjeloshaj dhe Koalicioni shqiptar “Bashkë nji zâ”.