Nga koalicioni i Listes Shqiptare: Genci Nimanbegu-Nik Gjeloshaj mësohet se sot do të mbahet konferenca per medie ku do të shpalosin Platforma zgjedhore, të kësaj liste.
”Ju njohtojme qe neser (e hene) me date 17.08.2020 ne ora 13:00, ne hotel Hilton sala Kristal B ne Podgorice, do te mbahet konferenca per medie ku do te prezantohet Platforma zgjedhore e Listes Shqiptare:Genci Nimanbegu-Nik Gjeloshaj”, thuhet në një njoftim nga ky koalicion, transmeton Ulqini Online.
Në zhjedhjet parlamentare që do mbahen me 30 gusht në Mal të Zi do të garojnë dy lista shqiptare: Listes Shqiptare Genci Nimanbegu – Nik Gjeloshaj dhe Koalicioni shqiptar “Bashkë nji zâ”.