
Zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Mal të Zi do të jenë më të paparishikueshme sesa ciklet e mëparshme të zgjedhjeve, kështu tha për Radion Evropa e Lirë Milosh Beshiq, profesor në Fakultetin e Shkencave Politike në Beograd.
Partitë pro-serbe janë forcuar me miratimin e Ligjit të Lirisë së Fesë, Partia Demokratike e Socialisteve në pushtet (DPS) është dobësuar disi me miratimin e të njëjtit ligj, por ato vota nuk do të derdhen në partitë pro-serbe, dhe shpërndarja e votave brenda partive qytetare do të përcaktojë rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020, deklaron profesor Beçiq, një njohës i jashtëzakonshëm i skenës politike dhe sociale të Malit të Zi, trasnmeton Ulqini Online.
“Në bllokun e partive qytetare numëroj LQ ‘Ura’, SDP dhe Social Demokratët. Pyetja është se si do të shpërndahen votat brenda tyre. Në konstelacionin e përgjithshëm, 42% të votave shkojnë, sipas vlerësimit tim, në bllokun pro-serb; nga 33% deri në 36% i shkojnë DPS-it që nuk është e lehtë të vlerësohet për shkak të lëkundjeve, llogaris tre deri në katër vende për boshnjakët, dy vende për partitë shqiptare, dhe nëse një vend është kroat – ne vijmë në disa përmasa që tregojnë se kemi një rezultat të ngushtë dhe se nga rezultati i bllokut të partive qytetare do të varet nga rezultati i zgjedhjeve “, vazhdon Beshiq.
Zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi do të mbahen me 30 gusht.