
Ekipi i Deçiqit nga Tuzi vazhdoi me fitoren e radhës por tashmë jo në kategorinë e II-të por në atë të parën malazeze.
Në javën e parë të sezonit të ri të ligës së parë të Malit të Zi, djemtë nga Tuzi mposhtën kampionin aktual dhe klubin më të mirë në Mal të Zi, Buduqnostin e Podgoricës me rezultatatin e pastër 2:0. Golat për Deçiqin u shënuan nga Ilir Camaj dhe Kristian Vulaj.
Në këtë fitore të madhe morën pjesë dhe kontribuan edhe dy isht lojtarët e Otrantit nga Ulqini, Angjello dhe Adrian Rudaj.