OJQ Green life në bashkpunim me OJQ Hapi i Gjelbërt në kuadër të projektit „Bregdeti i Ulqinit pa plastikë“ vendosi në funksion eko patrullën, qëllimi i të cilës është të stimulojë qytetarët dhe të ndikojnë pozitivisht në procesin e raportimit të atyre që depozitojnë mbeturinat në mënyrë të gabuar.
Hedhja jo e duhur e mbeturinave në territorin e Plazhit të madh dhe ishullit Ada është një problem shumë i madh duke marrë parasysh numrin shumë të madh të deponive ilegale që janë grumbulluar në këto lokalitete.
Në uniformat e njohura, përfaqësuesit e eko-patrullës do të vizitojnë zonat e Plazhit të Madh dhe Ishullit Ada dhe do të bëjnë regjistrime për deponitë e krijuara rishtas si dhe për shkelësit e ligjit, nëse janë kapur në veprim. Raportet do t’i dërgohen policisë komunale. Një raport i tillë gjërë më tani është dërguar në policinë komunale. Në këtë mënyrë, duam të kontribuojmë në aktualitetin e policisë komunale kur bëhet fjalë për parandalimin e deponimit të paligjshëm të mbeturinave.
Puna e eko-patrullës shërben gjithashtu për të bërë më të lehtë për qytetarët që do të jenë të pranishëm gjatë kryerjes së aktiviteteve të tilla si deponimi jo i duhur i mbeturinave për të raportuar një rast të tillë tek autoriteti kompetent. Dëshirojmë të cekim se është planifikuar edhe zhvillimi i një aplikacioni celular i cili do të mundësojë raportim më të lehtë të atyre që depozitojnë mbeturinat në mënyrë të gabuar.
Projekti „Bregdeti i Ulqinit pa plastikë“ realizohet nga qershori 2020 e deri në Shtator 2021. Aktivitetet e këtij projekti janë mbështetur nga Organizata Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim (GIZ) në kuadër të projektit “Menaxhimi i Integruar i Mbeturinave dhe Parandalimi i Mbeturinave Detare në Ballkanin Perëndimor (MLP)” i cili mbështetet financiarisht nga Ministria Gjermane e Zhvillimit Ekonomik dhe Bashkëpunimit (BMZ).