
Në mbledhjen e fundit të Qeverisë është miratuar lista prioritare e projekteve infrastrukturore të cilat finasohen nga buxheti kapital. Në atë list pa mëdyshje tregohet ‘politika zhvillimore’ gjegjësisht vazhdohet politika diskriminuese e DPS-it dhe partnerëve të tij në koalicion ndaj Ulqinit,e cila politikë, sipas këtij vendimi, duhet të zgjas edhe viteve të ardhshme.Këta projekte janë kandiduar nga ana e komunës së Ulqinit ,fakt ky që në mënyrën më të mirë e demanton tezën e e DPS-it lokal që pa to nuk ka zhvillim në Ulqin, thuhet në një kumtesë për opinion të Lëvizjes qytetare URA.
Meqenëse Kryeministri i Malit të Zi nesër do të vizitojë Ulqinin, publikisht e pyesim se kush është fajtor për këtë turpërim dhe diskriminim, qeveria e tij apo partia e tij në nivelin lokal?, pyesin nga Lëvizja URA
Nga dokumenti i paraqitur shihet poashtu se në të njëjtën mënyrë veprohet edhe ndaj komunës së posaformuar të Tuzit, projektet e të së cilës janë refuzuar me qëllim të qartë- që të vazhdohet poltika diskriminuese!, përfundon kumtesa e Lëvizjes qytetare URA.