Kryetari i Komunes së Ulqinit Loro Nrekiqi, ai i Tivarit Dushan Raiçeviç dhe Drejtori i drejtorisë për komunikacion Savo Paraça nënshkruan marëveshtjen për rekonstruimin e rrugës regjionale të njohur si R-29 -Tivar – Kameniçki most – Krythë e Katërkollës.
Sië mësohet nga Komuna e Ulqinit, në ceremoninë e nënshkrimit kryetari i Ulqinit Loro Nrekiqi tha se marëveshtja jo vetëm deshmon bashkepunimin e mirë ndërmjet dy komunave fqinje dhe Drejtorisë për komunikacion, por realizimi i ketij projekti ka një rëndësi të veçantë për banorët e këtyre anëve dhe do ti ndihmojë zhvillimit më të shpejtë të tyre, transmeton Ulqini Online.
Rruga është me gjatësi 14 kilometra nga to 10,5 kilometra jane në teritorin e komunes së Tivarit e pjesa tjetër në komunën e Ulqinit. Projekti teknik eshte në fazën përfundimtare dhe Drejtoria për komunikacion këte do ta kandidojë për buxhetin kapital të vitin e ardhshëm, kur do te fillojnë dhe procedurat e tenderimit. Në ceremoninë e nënshkrimit të marëveshtjes ishin të pranishëm dhe përfaqesuesit e Bashkësive lokale.
Në ceremonin e nënshkrimit të marrëveshjes para Komunës së Ulqinit përveç kryetarit Nrekiq, prezent ishin edhe shefi i Kabinetit të kryetarit të Komunës Vaso Radoviq dhe kryetari i bashkësis lokale Kryth Enver Rexhoviq.