Ish futbollisti i njohur shqiptar nga Kosova  Shefki Kuqi realizoi të enjten një stervitje me një nga ekipet e moshave të KF Akademia nga Ulqini. Kjo stervitje u organizua me iniciativë të trajnerit të moshave pranë Akademisë Herodit Sinani dhe e mbështetur nga udhëheqësia e klubit me në krye me Safet Kaleziqin.

Kuqi pati rastin të shikonte disa nga fëmijët e këtij klubi por u njoh edhe me kushtet me të cilat punohet në këtë klub. Nga biseda me te ai mbeti jashtezakonisht i kënaqur nga paraqitja e disa fëmijëve të këtij klubi.

Shefki Kuqi ka luajtur për reprezentacionin e Finlandës ku ka pasur 62 paraqitje dhe ka shënuar 8 gola. Në paraqitjen e tij me ekipa ai e kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij në Premier ligën angleze duke luajtur për klubet si Newcastle United, Sheffield, Ipswich, Blackburn Rovers, Crystal Palace, Fulham, Swansea City dhe Oldham Athletic. Ai për këto ekipe ka luajtur mbi 500 ndeshje duke shënuar mbi 150 gola.

Sot jeton në Finlandë por nuk është ndarë nga futbolli. Ai atje vazhdon si trajner i ekipeve të moshave të reja.

By admini