N.P. Ulqini e cila administron me vendet e gjahut në Komunën e Ulqinit, lajmëron gjuetarët e interesuar se sezoni i gjuetisë 2020/2021 fillon me 09.08.2020 v. Njëherit informojmë gjuetarët që të iu permbahen ligjit për gjueti dhe ti nderojn ditët e gjojes të cilat janë e diela dhe ditet e festave shtetërore, mësohet nga drejtori N.P.”Ulqini”Ulqin z. Ajet Zaga, transmeton Ulqini Online.
Të drejtën e shfrytëzimit të vendeve të gjahut e kanë gjuetarët që e kanë të paguar lejen e gjahut. Me këtë rast i ftojmë të gjith gjuetarët e interesuar që të pajisen me lejen e gjahut për këtë sezon, në të kundërten do të perballen me penalitetet e ligjit mbi gjuetinë.