Sot, 4 gusht, është afati i fundit i dorëzimit të listave zgjedhore për zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi kur edhe pritet që edhe dy koalcionet shqiptare të dorëzojnë listat e tyre. Partitë politike shqiptare në Mal të Zi nuk kanë arritur t’i tejkalojnë mosmarrëveshjet për t’u bashkuar në një listë të vetme zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit.

Të martën e kaluar u nënshkrua marrëveshja e koalicioni parazgjedhor mes 5 forcave të spektrit politik shqiptar (Alternativa Shqiptare, Forca, Lidhja Demokratike Shqiptare, Unioni i Tuzit dhe Perspektiva), kurse kohë më parë u nënshkrua edhe marrëveshja e koalicionit parazgjedhor të 4 partive politike shqiptare (Partia Demokratike, Unioni Demokratik i Shqiptarëve, Lidhja Demokratike në Mal të Zi dhe PQSHI), shkruan Ulqini Online.

Siç mësohet, koalicionit Partia Demokratike – Unioni Demokratik i Shqiptarëve – Lidhja Demokratike në Mal të Zi – PQSHI do ti prijë Fatmir Gjeka i pasuar nga Mehmet Zenka kurse loalicionit të subjekteve Alternativa Shqiptare, Forca, Lidhja Demokratike Shqiptare, Unioni i Tuzit dhe Perspektiva në listë do ti prijë Nik Gjeloshaj i pasur nga Genci Nimanbegu.

Duhet shtuar se me gjithë përpjekjet e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës dhe Koalicionit të organizatave shqiptaro-amerikane nga Mali i Zi subjektet politike shqiptare nuk janë pajtuar për një listë të përbashkët.

Në zgjedhjet e kaluara parlamentare, që u mbajtën më 16 tetor 2016, partitë shqiptare garuar në tri lista zgjedhore dhe arritën të fitojnë vetëm një vend në parlament.

By admini