
Qytetarët e Malit të Zi, do të votojnë në zgjedhjet parlamentare me 30 gusht. Nëkëto zgjedhje do të garojnë edhe subjektet politike shqiptare. Mënyra se si ata do të paraqiten përcakton edhe atë se sa janë gjasat që të dalin me rezultate më të mira.
Në një shkrim të tij ”Zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi në kohë të pandemisë dhe politikës kleronacionaliste”, dr. Nail Draga një pjesë i’a dedikon edhe kësaj teme.
”Ndonëse më herët kishte paralajmërime se shqiptarët do të përpiqen kësaj here të jenë në një listë zgjedhore, të premtën më 3 koorik 2020, një dilemë e tillë u eliminua, sepse mediat informuan së është formua lista zgjedhore e përbashkët në mes Partisë Demokratike dhe Unionit Demokratik të Shqiptarëve. Ky koalicion paraqet bashkimin e tyre në koalicion parazgjedhor, pas ndarjës në vitin 2011. Bëhët me dije se iu ofrojnë mundësi të gjithë subjektëve të interesuara që ti bashkangjitën këtij koalicioni”, shkruan z. Draga, transmeton Ulqini Online.
”Pas publikimit të kësaj liste zgjedhore duhet të presim formimin e listës së dytë zgjedhore, ku duhet të bëjnë pjesë Forumi Shqiptar, Forca dhe ndonjë subjekt tjetër. Në këtë aspekt janë duke u zhvilluar biseda, dhe për marrëveshjen parazgjedhore duhet pritur edhe disa ditë. Nëse çdo gjë do të shkojë sipas situates aktuale,shqiptarët do të kenë dy lista zgjedhore, por nuk përjashtohet të kemi edhe ndonjë listë të tretë, sepse nga përvoja e zgjedhjeve të mëhershme, duhet të jemi të rezervuar dhe të presim deri në ditën e fundit, kur bëhët dorëzimi I tyre në KQZ, me datën 4 gusht”, përfundon z. Draga në shkrimin e tij qasjen rreth kësaj teme.