Me 30 gusht të këtij viti në Mal të Zi do të mbahen zgjedhjet parlamentare. Në këto zgjedhje do të marrin pjesë edhe subjektet politike shqiptare.

Në lidhje me këtë, për tre ditë me radhë në faqet e Ulqini Online në rrjetin social facebook cili ka mbi 7200 ndjekës u realizua një sondazh me qytetarë me pyetjen: A duhet që subjektet politike shqiptare në Mal të Zi të dalin në një listë të përbashkët në zgjedhjet parlamentare që do mbahen me 30 gusht të këtij viti?

Në një shikueshmëri të sondazhit mbi 5,2k të vizitorëve dhe me pjesmarrje prej 367 vetave rezultati duket se është edhe ai i pritshmi, shkruan Ulqini Online.

Kështu, 323 veta apo 88% e pjesmarrësve në sondazh janë përgjigjur me PO, duke menduar se ata duhet të dalin në një listë të përbashkët. Përgjigjen JO kanë dhënë 44 veta apo 12% e pjesmarrësve në këtë sondazh.

Se si do të dalin realisht subjektet politike shqiptare në këto zgjedhje do të mësojmë javët në vazhdim.

By admini