Ilustrim – Foto: fb

Nga Enver Robeli*

John Boltoni per here te dyte…

E tha serish John Boltoni ate qe dihej: ideja per prishjen e kufijve te Kosoves ishte e kryetareve te Kosoves dhe Serbise. Deklarata e tanishme e ish-keshilltarit per siguri nacionale te SHBA-ve eshte pak a shume perseritje e asaj çfare ka thene me 24 gusht 2018 ne Kiev: Washingtoni nuk e pengon dhe nuk e perjashton “korrigjimin e kufijve” dhe “ka shenja te reja qe te dy udheheqjet mund te kene vullnet per te negociuar kete çeshtje ne heshtje”, “ne nuk jemi pengese”, “nuk na takon neve”.

Ky debat, i shtyre nga presidenti i Kosoves, e ka trimeruar presidentin serb qe te bashkesia nderkombetare te krijoje pershtypjen apo bindjen se pa i dhene Serbise diçka (territor apo nje lloj republike serbe brenda Kosoves), Beogradi as qe mendon ta pranoje Kosoven. Andaj presidenti serb tani thote: ata duan te flasin per njohje reciproke, mos te vijne fare, sepse per kete as qe dua te flas.

Pra, Serbise i eshte krijuar avantazhi dhe Kosova ne negociata hyn si shtet qe e ka vene ne pazar edhe integritetin territorial. Per kete fajin nuk e bart vetem kryetari i Kosoves, por edhe ajo parti qe me 2016 e zgjodhi kete person ne postin e presidentit. Tash behuni gati per pasojat. Shto ketu edhe demin qe i eshte bere dhe po i behet funksionit te presidentit pas levizjeve te fundit te Gjykates Speciale te Republikes se Kosoves.

* gazetar, analist dhe publicist i njohur
/marrë nga faqja e autorit në fb/

By admini