Ambasada e SHBA-ve në Podgoricë – Foto: me.usembassy.gov

Kryetari i Lidhjes Demokratike në Mal të ZI (LD në MZ) z. Saubih Mehmeti ka uruar Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Podgoricë, ambasadoren Judy Rising Reinke për Ditën a pavarësisë së SHBA-ve.

Më poshtë mund ta lexoni të plotë urimin e Kryetarit të Lidhjes Demokratike në Mal të ZI (LD në MZ) z. Saubih Mehmeti

Shkëlqesia e Juaj Ambasadore Reinke,

Më lejoni, që në respektin Tuaj si Ambasadore dhe në respekt e nderim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shtetit të vërtetë, që respekton, zbaton e avancon të drejtat dhe lirinë e njeriut, shtetit ku tashmë gjetën atdheun e dytë me mijëra shqiptarë, nga të gjitha trojet, po edhe nga Mali i Zi, të cilët u detyruan në periudha të ndryshme, madje edhe sot, për arsye të shumta: nga mohimi i të drejtave e lirive individuale dhe atyre kolektive, politike e deri te ato ekonomike, të lëshojnë vatrat e tyre stërgjyshore, sot në Malin e Zi, e të vendosën në SHBA, përmes këtij urimi t’ju drejtohem Ju dhe popullit Tuaj me rastin e 4 korrikut – Ditës së pavarësisë së Shteteva të Bashkuara të Amerikës.

Shkëlqesia e Juaj Ambasadore Reinke, më lejoni që në emër të Lidhjes Demokratike në Mal të ZI (LD në MZ), partisë së parë politike të shqiptarëve në trojet e veta, sot në Malin e Zi, e fomuar më 09.09.1990, partisë që me parimësi e me përkushtim që 30 vjet po përpiqet t’i përfaqësojë dhe të mbrojë të drejtat dhe liritë pjesëtarëve të  kombit të cilit i takon po edhe të tjerëve, për zhvillimin e demokracisë së vërtetë dhe prosperitetit ekonomik, të cilat në vazhdimësi po edhe sot po na mohohen, në emër të udhëheqësisë, të anëtarësisë së saj dhe në emrin tim personal,  t’ju uroj 4 korrikun – Ditën e pavarësisë së SHBA.

Unë dhe LD në MZ, jemi si gjithnjë të hapur, për një bashkëpunim të mirë e të suksesshëm si edhe gjithëherë deri tani.

By admini