Ilustrim

Ambasadores së SHBA-ve në Podgoricë, Shkëlqesisë së saj Dxhudi Rajzing Rajnke sot Kryetari i Komunes së Ulqinit Loro Nrekiq i ka dërguar një telegram urimi për 4 Korrikun, festën e madhe kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

E nderuara Ambasadore Dzhudi Rajzing Rajnke dhe i nderuari staf diplomatik i Ambasadës amerikane në Mal të Zi.

Kam kënaqësinë e veçantë, që në emër të komunës së Ulqinit, qytetarëve të tij dhe në emrin tim personal t’Ju urojmë 4 Korrikun, festën e madhe kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Duke inkurajuar bashkëpunimin e mëtejshëm e shumë të frytshëm  në mes  të SHBA-së dhe Malit të Zi , interesimin e vazhdueshëm që tregoni  për Ulqinin dhe diasporen tonë në SHBA, urojmë që këto ditë festive t’i kaloni në mënyrën sa më të mirë të mundshme, thuhet në telegram urimin e Kryetarit Komunes së Ulqinit Loro Nrekiq.

By admini