Ka kohë të gjatë që në Komunën e Ulqinit nuk bisedohet dhe as që ka në horizont ndonjë projekt i cili do të ishte në të mirën e qytetarëve të saj.

Por në të gjithë këtë ka edhe detaje që situatën e bëjnë edhe më keq. Në shumë pjesë të qytetit ka mjaft rrugë të cilat janë në gjendje të mjerueshme dhe kalimi i automjeteve në ato pjesë është mjaft i sikletshëm. Një detaj interesant ka postuar qytetari F. D. në rrjetin e vet social ku shihet se se në një rrugë shumë të qarkulleshme është hapur një kanal nga një kompani dhe i njëjti nuk është kthyer në gjendjen e mëparshme, shkruan Ulqini Online.

Është pak apsurde se ky kanal gjendet hiç më shumë se 30m larg objektit të Komunën së Ulqinit.

By admini