Projekti është nënshkruar nga këngëtarja Dina Bushiq dhe kitaristja Melita Ivkoviq, kurse nëë album atyre i bashkohen kitaristët Miroslav Tadić dhe Edin Karamazov si dhe violinisti Yvette Holzwarth.
Në mars të këtij viti, në të gjitha platformat digjitale kryesore në Kroaci si dhe në botimet e printuara, shtëpia botuese Nota Bene nga Zagrebi lëshoi albumin “Bërbili – këngë të harruara të Arbëresheve të Zarës”, shkruan Ulqini Online.
Ky është një projekt etnomuzikologjik të muzikantëve nga Zara e Kroacisë Dina Bushiq dhe Melita Ivkoviq, të njohura si Dina dhe Meli. Ato sjellin dhjetë kompozime në të cilat përpunojnë dhe ringjallin këngët e sotme pothuajse të harruara të Arbëreshëve të Zarës që u shpërngulën në Zarë të Kroacisë nga Kraja, vendabanimet përreth Liqenit të Shkodrës, në shekullin 18.