Nga Gjekë Gjonaj
Në seancën e fundit të parlamentit vendor të Ulqinit, e cila filloi punën pardje , u publikua numri i parë i Buletinit të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, ne gjuhën shqipe dhe malazeze.
Kryetari i Kuvendit dr. Ilri Çapuni, duke qenë i vetëdijshëm për vlerën e informacionit, ishte i bindur se botimi i një buletini të rregullt është hap i mirëseardhur për të gjithë qëllimmirët. Fakti se ky buletin u botua pas tridhjetë vitesh të pluralizmit politik në këtë komunë flet mjaft për etablimin e rolit të tij si një nga burimet e mundshme të informacioneve të këtij isntitucioni të rëndësishëm për qytetarët e kësaj komunë me shumicë shqiptare.
Konceptimi i buletinit ka bërë të mundur pasqyrmimin e aktiviteteve të Kuvendit të Komunës së Ulqinit nga zgjedhjet lokale për këshilltarë në shkurt të vitit 2018 deri në dhjetor të vitit 2019. Përveç fjalës së kryetarit të Kuvendit, dr. Ilir Çapuni këtu gjenden shënimet e tij biografike dhe të kryetarit të Komunës, Loro Nrekiq.
Në vazhdim janë trajtuar me kujdes Klubet e këshilltarëve dhe përfaqësuesit e tyre në Kuvend, pastaj të gjitha seancat dhe mbledhjet e Kuvendit gjatë dy viteteve të kaluara.
Pjesë e këtij buletini janë edhe aktivitetet tjera politike, kulturore dhe përkujtimore të Kuvendit. Buletini , pra, është një përmnbledhje periodike dy vjetore, infromataor i cili botohet nën kujdesin dhe drejtimin e Shërbimit të Kuvendit.
Qëllimi i këtij buletini, i cili kryersisht u dedikohet këshilltarëve , është të ofrojë njohuri mbi aktivitetin që bën ky institucion komunal dhe të japë informacion për veprimtarinë e vet. Botuesi përmes këtij buletini synon edhe zhvillimin e politikave efektive që kontribuojnë në fuqizimin e transparencës dhe llogaridhënies.