Sekretari i shtetit në ministrinë e zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit të Malit të Zi Damir Davidoviq ka treguar për risitë që do të jenë në plazhe gjatë këtij viti. Ai poashtu shton se epidemiologët do të vendosin kur do të hapen kufijtë.
Ai për tv prva sqaron se është planifikuar të hapen të gjitha objektet hotelerike në vend më 18 maj dhe se tashmë janë përgatitur standarde shëndetësore që do të duhet të sigurohen për funksionimin e tyre të sigurt.
“Ne të gjithë synojmë mbrojtjen e shëndetit, dhe ne jemi mësuar tashmë me standardin e ri të distancës sociale që do të mbetet kështu derisa të vihen në dispozicion vaksinat,” tha Davidoviq , transmeton Ulqini Online.
“Do të jetë një lloj turizmi i ri, i kontrolluar,” thotë Davidoviq, duke shpjeguar se çka do të thotë kjo.
“Në 16 metra katrorë plazh, dy shtrirëse dhe një cadër pazhi do të lejohen, dhe e njëjta do të jetë edhe për ata që duan të qëndrojnë në peshqirët e tyre,” tha Davidoviq.
Ai gjithashtu thotë se shtrirëset dhe pajisjet e tjera do të dezinfektohen çdo ditë sepse dëshira e të gjithëve është “të ndjehen të sigurt, por edhe të mbajnë ndjenjën e pushimit”.
Sezoni në Ulqin ndoshta edhe nuk do të prekët në masë të madhe duke ditur që mysafirët kryesor dhe në masën më të madhe në qytetin tonë janë të vendeve fqinje.