Nga Haxhi Zeneli

Në kriza të tilla testohën fuqit, vlerat, integriteti i një shteti. Andaj Virusi Covid -19 ishte sprova më reale për t’na testuar si qënje njerzore,se a jemi të përgatitur për të përballuar një pandemi siç është kjo?

Kjo ishte një çështje kohe për të zbuluar faktet,se sa kishte avancuar bota në 100 vitët e fundit,gjegjësisht që nga pandemia e vitit 1918,i ashtuquajturi”Gripi Spanjoll”,i cili zhduki miliona njrëz anë e kënd botës.

Sipas gjëndjes se ku gjëndemi sot,tregon qartë se civilizimi ynë ka ngelur ende në”shkallën e civilizimit zerro”.

Arsyet kryesore për këtë janë:sepse njeriu ka ngatrruar prioritetët e tia,duke i oriantuar drejt ekonomis dhe profiteve financave të berzëz botërore,duke anashkaluar mbrojtëjen e qenjës së ti,si qenje bazë i të gjithë inovacioneve shkencore.

Edhe pse shkenctarët me vite paralajmëruan se njerëzimi në të ardhëmen rrezikohët nga pandemit,mesazhi i tyre ra në veshët e shurdhët nga jerëzit e pa ngopur,që mbi të gjitha vendosin interesat e veta personale ekonomike dhe politike.Bota për një kohë të gjatë i ka sytë nga Amerika,por Amerika në fakt sot po i ngjanë “botës se tretë”,kjo u tha edhe nga disa kritik të këti vendi.Presidenti Trump në fjalimet e tia përpiqët ti shmangët  përgjegjësive dhe ta zhduk vëmendjen nga sjelljet dhe udhëzimet e tija katastrofike.Por në fakt ai në anën tjetër kryesojë një nga dështimet më të mëdha të sigurisë në historinë e SHBA-ve,ku virusi Covid-19 po shkakton mijëra vdekje,bile më shumë se sa në:Pearl Harbour,të”11 Shtatorit”,por tashti numri i të vdurëve nga Covid-19,ka kaluar edhe numrin e ushtarëve të mbetur në luftën dhjetë vjeçare të Vjetnamit.Në fillim të kësajë tragjedie njerëzore,në raste vendimtare për jetën fillojë”lufta për maska”,aty mungonin,testet,respiratorët për ti shpëtuar jetën e njerëzve.As që e kisha menduar ndonjë herë,që në një shtet kaqë të fuqishëm,mjekët duhë të vihën në situata rëqethëse,që në mugesë të respiratorëve të marrin vendime të tilla!se kujt ti shpëtohët jeta,duke i hequr respiratorin një të moshuari për ta shpëtuar një moshë më të re.Askushë nuk mund të mohojë se nuk ju është tërhequr vrejtja nga shkencëtarët e epidemiologjisë,të cilët vazhdimisht përsëritnin:se do përballemi një ditë me një pandemi të përmasave të larta.

Presidenti Tramp,në fillim e minimizonte rastin,duke u shprehur se:”virusi është një propagandë nga demokratët,

është hox”,”vrusi do zhduket….thu se nuk ka egzistuar”,e kemi nën kontrollë”,etj,etj.

Virusi Covid -19,zbulojë edhe diçka tjetër!zbulojë ftyrën e vërtetë me një karakter të një bote egoiste,ku në vend që të bashkëpunonin e gjithë bota kundra virusit,ata u strukën në strofullat e veta duke e luftuar çdo njëri në stilin dhe idet e veta,dhe kjo për fat të keq ende po vazhdon.Kina komuniste pas tragjedis që ju dual nga kontrolli,tashti po mundohët të paraqitët si një ftyrë shpëtimtare,duke shfrytzuar rastin për ta tejkaluar Amerikën,”që t’ja rrëmbej flamurin”,duke ofruar ndihma materiale shteteve anë e mbanë botës.Andaj edhe pse njerëzimi po vuan nga kjo gjendje tragjike,përsëri në skenë shofim shfaqëje rivaliteti egoist.Si do që të jetë fati ynë!por një gjë është e sigurt,

nëse njerëzimi nuk do të mësojë nga kjo tragjedi,si të jetojë dhe të ndihmojë njëri tjetërin,atëherë ne shumë lehtë do i humbim edhe betejat dhe krizat e pa shmangëshme që do përballët njerëzimi në të ardhëmen.Edhe pse kemi të arritura teknologjike,por të arriturat e vërteta janë,arritjet e mirëqenjës njerëzore,e cila do të ishte në një balans me natyrën.Nëse ne do të jemi të pandërgjegjëshëm ndaj natyrës duke e ndotur atë,ajo nuk gabon,përkundrazi dënon në këtë mënyrë për ta korigjuar çdo tejkalim që qenja njerëzore e ka abuzuar.Lirisht mund të themi se,nëse ne nuk kemi ndryshuar prioritetin,që të arriturat teknologjike dhe shkencore ti vëjmë në shërbim të mbrojtjës së qenjës njerëzore nga pandemit që rrezikojnë jetën dhe zhdukjen tonë,atëherë mesiguri nuk kemi arritur asgjë,pra të gjitha të arriturat tjera janë të kota,sepse pa mbrojtëjen e qenjës njerëzore dhe të natyrës,asgjë tjetër s’ka vlerë dhe është e kotë.

Maj/2020

By admini