Qytetarët e Malit të Zi prej me 4 maj në ambientet e mbyllura do të jenë të detyruar të mbajnë maska, ose shami, me të cilat duhet të mbulohet goja dhe hunda, është kumtuar nga Instituti për shëndetin publikë. Siç shkruan rtcg, nga Instituti në faqen e vet të twiterit kanë theksuar se në tërë botën, në bazë të njohurive të reja i adaptohen situatës aktuale, transmeton Ulqini Online.
“Kur kemi menduar se sëmundjen mund ta përhapin vetëm personat që kanë simptoma, rekomandimi ka qenë i qartë, që të mbajnë maska”, kanë theksuar nga ky institut.
Kështu, siç kanë theksuar, prej me 4 maj të gjithë janë të detyruar që me një maskë, me shami nga pambuku ose ndonjë material tjetër, të mbulojnë hundën dhe gojën.
“Kudo që të gjendemi në ambientin publikë të mbyllur, në shitore,, banka, posta, sallonet e parukerisë dhe të kozmetikës duhet të kemi të mbuluar gojën dhe hundën”, thuhet në kumtesë.