Nxënësit nuk do të duhej të kthehen në shkollë deri në fund të këtij viti shkollor, për shkak të situatës aktuale epidemiologjike, ka deklaruar Ministri i arsimit Damir Shehoviq duke shtuar se fjalën përfundimtare do ta jap Këshilli koordinues nacional për sëmundjet ngjitëse dhe Qeveria e Malit të Zi.
Ai në intervistën për televizionin “Vjesti” ka theksuar se qëndrimi i tillë i ministrisë vlen edhe për edukimin parashkollor dhe se nuk do të vazhdojë kalendari për këtë vitë shkollor. Ai ka shtuar se kjo ministri ka hartuar edhe udhëzimet për notimin e nxënsëve, të cilat do tu postohen të gjitha shkollave në mënyrë që nxënësit të mund të fitojnë notat përfundimtare, transmeton Ulqini Online.
Sa i përket maturës eksterne, Shehoviq ka theksuar se ajo nuk mund të organizohet onlajn, mirëpo akoma nuk dihet se si do të realizohet ky detyrim. Siç ka theksuar Ministria ka dhënë rekomandime që në fakultete provimet përfundimtare duhet të organizohet me praninë fizike, pas krijimit të kushteve. Shehoviq ka paralajmëruar se regjistrimet në shkolla dhe në kopshte për vitin e ardhshëm shkollor do të organizohen përmes rrugës elektronike.