Kryetari i URA-së dr Dritan Abazoviq i uron kryetarint të komunës, kryetarit të kuvendit, keshilltarëve dhe qytetarëve të Ulqinit ditën e komunës tonë, e cila shënohen të shtunen e parë të muajit prill.
“Kesaj radhe muaji prill vjen ndryshe nga të tjerët që kujtojnë murinjet e Kalas shekullore. Rruget janë të zbrazta ndërsa shtepijat janë plotë. Shpresojmë që nga kjo situatë e veshtirë që na ka kapluar, te dalim me te fortë dhe më të mençur. Me unitet dhe disciplinë do ta fitomë këtë betejë. Ulqini do të jetë përseri ai i mëhershmi, i qeshur me shpirt mesdhetar dhe kosmopolit” thuhet ne urimin e Abazoviqit.
“Pamvaresisht nga pandemia e korona virusit administrata e Ulqinit ishte ne minimumin historik. Por, tani nuk është koha e kritikave, është koha e veprimeve të përbashkëta. Për këtë nje falenderim i vecant shkonë për mjeket, zjarrefiksat, punonjësit e shërbimeve komunale, sherbimeve te rendit publik, sektorit civil, medijat, afaristet dhe humanistet e qytetit tonë.. Mu per këtë, kjo e shtune e pare e prillit le të simbolizojë një fillim të ri, një fillim të cilin shumë e shumë vite e presim. Të jemi të denjë të parëve dhe historisë tonë” shtoi Abazoviq.