Kuvendi i Komunës së Ulqinit zyrtarisht është në sesionin e pranverës. Në situatën e tashme, nuk kemi caktuar mbledhje të Kuvendit. Mirëpo krahas kësaj, aktivitetet e Kuvendit nuk rreshtin. I përcjellim me vëmendje masat dhe aktivitetet në mbrojtjen kundër virusit CoViD19. Lidhur me këtë, dërgojmë lëvdata për ndërmarrjen tonë për veprimtari komunale, për Shërbimin e Mbrojtjes, për Policinë Komunal dhe Policinë e Shtetit, e në veçanti për bluzat e bardha dhe për mësuesit e arsimtarët që e mbajnë procesin arsimor gjallë në kushte të reja, mësohet nga Kuvendi i Ulqinit, transmeton Ulqini Online.
Në vijim, njoftojmë gjithashtu për si vijon.
- 22 këshilltarët e Kuvendit, kanë dhuruar pagën e vet të marsit Trupit Koordinues Shtetëror për Sëmundjet Infektive.
- I kemi rekomanduar Ndërmarrjes „Veprimtaritë Komunale” të Ulqinit që të gjitha bizneseve që janë të mbyllura që përderisa të mos jenë duke ushtruar aktivitetin e vet afarist të mos u faturohet shërbimi i pastrimit.
- I kemi rekomanduar ndërmarrjeve „Ujësjellësi dhe Kanalizime” dhe „Veprimtaritë Komunale” që të ofrojë lehtësira për amvisëritë dhe qytetarët në këtë situatë të rënduar.