Mbrëmë, qeveria e Kosovës ka miratuar në mbledhjen e saj virtuale masat e reja kundër koronavirusit, në mesin e së cilave edhe pikën përmes së cilës kufizohet lëvizja e qytetarëve.
Sipas kësaj pike nga nesër qarkullimi ndalohet nga ora 10:00 e mëngjesit deri në orën 16:00 dhe nga ora 20:00 deri në 06:00, shkruajnë mediat kosovare.
Por në këtë vendim reagoi presidenti i Kosovës Hashim Thaçi duke kundërshtuar këtë vendim si antikushtetues. Thaçi shkoi edhe më larg duke ftuar qytetarët e Kosovës nuk janë të detyruar të respektojnë këtë vendim.
Ky është një ndër rastet të paprecedentë në botë në kohën kur i gjithë globi po lufton kundër përhapjes së koronavirusit.