URIME ME RASTIN E 7 MARSIT, DITËS SË MËSUESIT

7 Marsi, Dita e Mësuesit, shënohet si një ngjarje me rëndësi të veçantë kulturore e historike në gjitha trojet tona autoktone shqiptare dhe diasporë. Në këtë ditë ne të gjithë kujtojmë mësuesit tanë të parë, ku me aq dashuri e respekt, përveç shkonjat shqipe, na mësuan se si ta duam dhe ta respektojmë atdheun, kështu thuhet në urimin e Lidhjes Demokratike në Mal të Zi të nënshkruar nga kryeari Saubih Mehmeti.

Lidhja Demokratike në Mal të Zi, prej fillimit të pluralizmir, nga viti 1991, për here të parë, publikisht dhe në mënyrë të organizuar shënon 7 Marsin, Ditën e Mësuesit, duke e futur në programin politik krahas festave tjera kombëtare me rëndësi kulturore e historike. Kjo festë i dedikohet mësonjëtorës së parë në gjuhën shqipe e hapur më 7 mars 1887 në Korçë edhe pse nën sundimin osman, aktivitetin e vet e ushtroi rreth dy dekada në arsimimin e brezave të ardhshem për t’i brumosur ato me dije, kulturë, atdhedashuri dhe edukatë. Drejtues të saj ishin figura të shquara të Rilindjes shqiptare si: Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Naçi Nuçi, Thoma Avrami, etj.

            Në emrin tim personal, të anëtarëve e simpatizuesëve të Lidhjes Demokratike në Mal të Zi, të gjithë mësuesëve e mësueseve, ua uroj 7 Marsin, Ditën e Mësuesit dhe me përulje kujtojmë të gjithë ata mësues e mësuese që s’kursyen kohën, frymën, pasionin, jetën për misionin e tyre të shenjtë, edukimin e brezave të ardhshëm çka dhe suksesin tonë në jetë j’ua dedikojmë pikërisht atyre, përfundon urimi i Lidhjes Demokratike në Mal të Zi të nënshkruar nga kryeari Saubih Mehmeti.

By admini