Ekipi i Taekwondo-së Ulqini vitin 2020 e fillon me trofe në Beograd. Të shtunën me datë 29.02.2020 në Beograd u mbajtë turneu ndërkombëtarë në sportin olimpik të Taekwondo-së “OMEGA KUP 2020”. Në këtë aktivitet të Taekwondo-së morën pjesë 630 sportistë, 56 klube nga 7 vende. Ekipi i Taekwondo-së Ulqini u paraqitë me 20 sportistë.

Ekipi nga Ulqini pati këtë suksesë. Gjithësejt 14 medalje, 7 të arta, 2 të argjendit, 5 të bronzit dhe trofeu i vendit të parë në diciplinën e formave.
Medalistët e artë:
🥇 Edina Kraja, Bledar Kasmi, Medina Kanaqeviq, Hana Tivari, Dion Mustafa, Amra Dushku, Amell Nuti.
Medalje argjendi:
🥈 Amella Nuti, Vesa Dervishi.
🥉 Enes Dushku, Sara Kraja, Merisa Malokraja, Arta Ismailaga, Sumeja Bisha.

Në rëndintjen e përgjithëshme ekipi i Taekwondo-së Ulqini u rendit i pari duke fituar trofeun e vendi të parë.

Falenderojmë prindërit dhe sponsorët që na mundësuan pjesmarrjen në këtë aktivitet sportiv.

Përgaditur nga: Fikret Dushku, prof

By admini