Futbolli i madh këtë javë kthehet përsëri në Ulqin. Kështu neser, pas një gjysëm sezoni të luajtur ku kanë mundur, futbollistët e Otrantit luajnë ndeshjen e radhës para shikuesve të vet.
Pozita e Otrantit në tabelën e klasifikimit të ligës së dytë malaleze është mjaft e keqe pasi ata mbyllin tabelën duke u renditur të fundit me vetëm 13 pikë të grumbulluar. Lufta e tyre këtë pjesë të kampionatit do të jetë ajo e mbijetesës në këtë kategori.
Ndeshjen e parë në këtë mision të vështirë e kanë nesër kundër ekipit më të mirë dha kampionit dimëror, Deçiqit nga Tuzi.
Ndeshja luhet në stadiumin e Plazhit të madh me fillim nga ora 14.