Nenkryetari i Parlamentit te Malit te Zi, Genci Nimanbegu udheheqi delegacionin e Kuvendit ne mbledhjen e Parlamentit (Sobranies) se Maqedonise se Veriut, ne te cilen u shqyrtua ratifikimi i Ligjit mbi marreveshjen e Aleances Veri-atlantike per anetaresimin e Republikes se Maqedonise Veriore ne NATO. Para mbledhjes, delegacionin e Republikes se Malit te Zi e pranoI kryetari i Parlamentit te Republikes Maqedonia e Veriut, Talat Xhaferi, i cili i njoftoi lidhur me procesin e ratifikimit te kesaj marreveshje nga shtetet anetare te NATO-s. Deri me tani marreveshjen ende nuk e ka ratifikuar vetem Spanja, por pritet se kete do ta beje shume shpejt, shkruhet në deklaratën për media të kabinetit të nenkryetarit te Kuvendit te Malit te Zi, transmeton Ulqini Online.

Ne mbledhje moren pjese edhe kryetari i Maqedonise veriore, Stevan Panderovski dhe ushtruesi i detyres i kryetaritu te qeverise, Spasovski, si dhe te ftuarit nga Aleanca veriatlantike dhe parlamentet e shteteve fqinje, anetare te NATO-s: kryetari i Parlamentit te Republikes se Sllovenise, Dejan Zhidan, shefi i delegacionit te Parlamentit kroat ne Asamblene parlamentare te NATO-s, Mirosllav Tugjman, nenkryetarja e parlamentit te Republikes se Shqiperise, Vasilika Hysi si dhe anetaret e korit diplomatik te akredituar ne kete shtet, Ligji u miratua unanimisht. Per te votuan te gjithe deputetet e pranishem – 114.

Pas mbledhjes, te gjithe deputetet dhe te ftuarit moren pjese ne aktin solemn te ngritjes se flamurit te NATO-s para nderteses se parlamenti, qe, sic parashihet, edhe zyrtarisht do te behet anetarja me e re (e tridhjete) deri kah maji i ketij viti.

Perpos nenkryetarit Nimanbegu, ne delegacion ishin edhe ShS, ambasadorjae RMZ ne Maqedonine veriore, Marija Petroviq, keshilltari i nenkryetarit, Nikolle Berishaj dhe keshilltarja ne ambasaden e MZ ne Shkup, Ivana Sikmanoviq.

By admini