Kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq, ditë më parë është intervistuar nga policia e Ulqinit për pretendimet për punësime partiale, deklaratë e cila u publikuar në të përditshmen malazeze Vijesti.

Nrekiq u mor në pyetje me urdhër të Prokurorit të Përgjithshëm Faruk Resulbegoviq.

Në deklaratë para inspektorëve të policisë, Nrekiq mohoi që gjatë bisedës me gazetarin e Vijesti të ketë thënë se DPS punëson në linja partiake.

Poashtu mësohet se sipas urdhrit të prokurorit Resulbegovic, do të kontrollohen të gjitha punësimet prej kur Nrekiq u bë kryetar i komunës në maj të vitit 2018.

Siç shkruan Vijesti, kjo gazetë posedon audio regjistrimin e bisedës të cilën e ka publikuar.

By admini