Kryetari Ulqinit Loro Nrekiq i dergon telegram ngushellim Ambasadores se Republikes se Turqise ne Podgorice
Kryetari I Ulqinit Loro Nrekiq I ka derguar telegram ngushellim Ambasadores se Republikes se Turqise ne Podgorice Songul Ozan për viktimat e tërmetit tragjik i cili ndodhi në disa provinca turke.
Ne telegram thuhet se ndjejnë shqetësim dhe dhimbje për viktimat në njerëz, ju shprehin ngushëllimet më të sinqerta familjarëve e të dashurve të tyre, të gjithë popullit turk duke u lutur që të mos ketë të tjera humbje jetësh. Të gjithë të lënduarve nga kjo fatkeqësi natyrore ju uroj shërim sa më të shpejtë. Në këto momente tepër të vështira, ne jemi prane jush.
Forca: Ngushëllime te sinqerta për viktimat e tërmetit ne Turqi
Në emër te Forcës së Re Demokratike dhe në emrin tim personal, Ju shpreh ngushëllime të sinqerta për viktimat e tërmetit të datës 24 janar 2020, keshtu thuhet ne telegram ngushellimin e kryetarit te ketij subjekti politik z. Nazif Cungu.
Tërmetin e fuqishëm qe goditi Turqinë Lindore me epiqendër në zonën Elazig ku u shënua një numër i madh i viktimave, e përjetuam shume rëndë dhe me dhimbje të thellë.
Prandaj, familjeve të viktimave dhe popullit turk u përcjellim ngushëllimet tona, kurse të lënduarve ju urojmë që të kenë shërim sa më të shpejtë, perfundon telegram.