Këto ditë janari 2020 doli në qarkullim “Gazeta e Alpeve”, numri  2 (21) i saj, Gazetë Rajonale, PanShqiptare, NdërBallkanike, e cila gjendet në shitje të lirë në Shqipëri e në Kosovë dhe me abonime në Rajonin Ballkanik Shqiptar (Shqipëri, Kosovë, Mali i Zi, Maqedoni, Greqi, Kosova Lindore e Sanxhak) dhe në Itali, Zvicër, Mbretëri e Bashkuar e Britanisë së Madhe, Gjermani e Amerikë (New York, Texas, New Yersey, Connecticut), Norvegji e Francë

Ky numër gazete është i pesti që gjendet në shitje të lirë edhe në zyrat e “Posta Shqiptare” në të gjithë Shqipërinë.“Gazeta e Alpeve” gjendet në shitje të lirë dhe në Republikën e Kosovës: në Prishtinë, Gjakovë, Gjilan, Pejë,  Deçan, Fushë-Kosovë, Junik e Prizren, si dhe me abonime në Prishtinë, Gjakovë, Prizren, Junik, Pejë, Deçan, Drenas, Rahovec, Vushtrri, Istog (Burimi), Klinë, Skënderaj, Therandë (Suhareka), Mamusha, Malishevë, Fushë-Kosova, etj.

Në këtë numër të ri “Gazeta e Alpeve” hapet me kryeartikullin: “MBI PËRFAQËSIMIN POLITIK E NACIONAL TË SHQIPTARËVE NË MALIN E ZI E NË SERBI” me shkrimin e Genci NIMANBEGUT – Nënkryetar i Kuvendit të Malit të Zi “SHQIPTARËT DUHET TË KENË 4 MANDATE TË GARANTUARA NË KUVENDIN E MALIT TË ZI” (fq. 1 e 4); shkrimi i Ahmedin SKRIJELJ – Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Aksioni Demokratik të Sanxhakut (SDA) “SANXHAKU DUHET TË KETË 20 DEPUTETË DHE LUGINA E PRESHEVËS 5 DEPUTETË NË KUVENDIN E SERBISË” (fq. 1 e 4); shkrimi i Ragmi MUSTAFËS – Kryetar i Këshillit Nacional të Shqiptarëve (KNSH) në Luginën e Preshevës “SERBIA TË MOS MBETET I VETMI SHTET QË NUK RESPEKTON TË DREJTEN DHE LIRINË E PËRDORIMIT TË SIMBOLEVE KOMBËTARE” (fq. 1 e 4).

Editoriali “PËR HEQJEN E KORNIZAVE TË ZEZA RUSE E IRANIANE MBI KAUZEN E SHENJTË SHQIPTARE” nga publicisti e analisti Abdulla MEHMETI në Tetovë të Maqedonisë së Veriut (fq. 1 e 3) dhe komenti i tij politik i ditës “A E DINË SHQIPTARËT NË MAQEDONINË VERIORE…?!” (fq. 3).

“Gazeta e Alpeve”, në kryekandin e saj, hapet me një esse të analistit e publicistit të njohur Mehmet ELEZI, me titull: “JA Ç’PO NA BËN SHQIPËRIA!” (fq. 3).

Barut ÇOKAJ vjen me një ese filozofike e psikologjike: “PRAPA KRAHËVE KA HIJE, PËRPARA LE TË SHOHIM TË ARDHMEN” (fq. 1 e 12), me një kryefjalë “Jeta e një të sëmuri paraplegjik prej 30 vjetësh e që ky jam unë, nuk ishte për fajin tim, por lufta e fatit me mua. Jeta është e ndarë në dy pjesë: pjesa e parë qenka fati, ndërsa e dyta është çasti. Për mua ishte shumë pranë çasti dhe gjithmonë e kam parë si një mundësi që duhet t’i kapërcej më çdo kusht pellgjet, ndaj shpeshherë e kam adhuruar dhe adhuroj si i çmendur vetminë. Tani i shërbej trurit dhe sëmundjes”.

Azgan HAKLAJ – Mjeshtër i Madh, president i Unionit Artistik të Kombit Shqiptar (UAKSH), vjen me analizën apel: “PAJISJA E SHQIPTARËVE TË LUGINËS SË PRESHEVËS ME PASHAPORTË TË SHTETIT TË KOSOVËS PREMISË E BASHKIMIT KOMBËTAR” (fq. 1 e 19)

Prof. dr. Lush SUSAJ vjen me shkrimin studimor: “SOKOL PREL SUSAJ, HISTORIA E NJË

DËSHMORI TË MOHUAR NGA BIOGRAFITË E KOMUNIZMIT” (fq. 1 e 7).

            Zija VUKAJ – studiues dhe përkthyes letërsie, Kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve – Shkodër, studimi “LAHUTA DHE EPOSI- BINJAKË TË NJË ARTI TË HERSHËM DHE TË NJË KULTURE TË LASHTË NË SHQIPËRINË E VERIUT” (fq. 1 e 10)        

Renato TOTRAKU, mësues historie, studiues. Mat, me rastin e 8 vjetorit të ndarjes nga jeta të Mbretit Leka Zogu I, vjen me shkrimin: “NJË JETË E MBUSHUR ME SAKRIFICA QË MBETET NË KUJTESËN E TË GJITHËVE” (fq. 1 e 6)

            “Gazeta e Alpeve” ia kushtimon dy faqe të saj Sanxhakut të Nishit e Luginës së Preshevës me disa artikuj studimorë, si:

1).-“SPASTRIMET ETNIKE DHE GJENOCIDI SERB NDAJ SHQIPTARËVE TË SANXHAKUT TË NISHIT MË 1878-1912” nga Jahja LLUKA (fq 19), poet, publicist, studiues, veprimtar politik e shoqëror, nga Peja, me banim në Prishtinë. Këshilltar politik për Diasporën i Kryeministrit të Kosovës, Z. Ramush Haradinaj. Kryetar i Shoqatës për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur nga Trojet e Veta. Etj. Në Takimin e Gjakovës, të 26 prillit 2019, në Bibliotekën Rajonale “Ibrahim Rugova”, Jahja LLUKA u nderua nga “Gazeta e Alpeve” me Çmimin e Madh “Hasan Prishtina”  me motivacionin “Për kontributet e tij me shkrime historike e kulturore ,për ngjarje, dukuri e realitete bashkëkohore e perspektive, për poezitë e tij tematike, të botuara në “Gazeta e Alpeve” dhe në masmedia të Kosovës”.

            2).- Studimi: “SHPËRNGULJA E SHQIPTARËVE PREJ SANXHAKUT TË NISHIT MË 1877-1878”- nga historiani Emin PLLANA në Kosovë(fq. 18)

            3).- Studimi: “VEÇORITË FIZIKO-GJEOGRAFIKE DHE PASURITË NATYRORE TË LUGINËS SË PRESHEVËS” nga prof. asoc. dr. Arsim EJUPI në Kosovë.

            Prof. asoc. dr. Nezir MEKSHIQI vijon me studimin “TËRMETET”, fjala shkencore e të cilit flet për “Dëmtimet nga tërmetet”. (fq. 20).

 “PUTINIZMI”- “PUTINOLOGJIA” analizë e ditës nga Ramiz LUSHAJ (fq. 3), në vijim të shkrimit: “Mos hapja e negociatave për antarësim të Shqipërisë e të Maqedonisë së Veriut, pengesat për lëvizjen e lirë të Kosovës, vijnë edhe nga ndikimi sllavo-rus ndaj Bashkimit Europian” (Pjesa e dytë).

“DJALLI, SKËNDERBEU, FISHTA DHE…UNË!” – një ese nga nga publicisti e prozatori Ilir KADIA (fq.3),  ilustruar dhe me një foto, me tekstin: Rexhep Shahu dhe Ilir Kadia te Shtëpia e Fishtës në Lezhë, më 30 dhjetor 2019, në një pelegrinazh të organizuar nga “Klubi i Poezisë” në Tiranë, me përkujdesje donatore të filantropit Flamur L. Hoxha.

Personaliteti kombëtar shqiptar LAZIM DESTANI- “Nderi i Kombit” paraqitet (me tekst e dy foto në faqen 13) me Konsullin e Nderit të Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, z. Imer Selmani, dalë në “Qytetin e Alfabetit Shqip” – në Manastirin historik, në ditën ceremoniale të hapjes së Konsullatës së Nderit të Shqipërisë, më 20 nëntor 2019.

SEJDI HYSENAJ nga Gashi i Gurit (Shumicë-Ahmataj), nip i “Dëshmorit të Kombit” Rexhep Ukë Hysenaj (1898-1931), veprimtar atdhetar i Komunitetit Shqiptar në Amerikë, i Federatës PanShqiptare “Vatra”, një ndër lobuesit e kontributorët në SHBA për Lirinë e Pavarësinë e Kosovës e Demokracinë në Shqipëri, i dekoruar nga Presidenti i Shqipërisë z. Bujar NISHANI me dekoratë “Për Merita të Veçanta Civile” (New York, 2015), paraqtet (në një foto në faqen 12) te Rruga “Bajram Hazir Rrogami” në Tropojë, te rruga që mban emrin e njërit ndër figurat e shquara të Tropojës e Kosovës, të Shqipërisë së Veriut e Kombit Shqiptar.

“DEPUTETËT E KOSOVËS MA TË VOTUAR NË RAJONIN E MITROVICËS”, botim redaksional (fq.5), ku listohen deputetët e dhjetëshes së parë në të 7 komunat: Mitrovica e Veriut, Skënderaj, Mitrovica e Jugut, Vushtrri, Albaniku (Leposaviqi), Zubin Patoku e Zveçani. Në kryet është Lista e 10-es së parë në krejt Rajonin e Mitrovicës: 1.- Kadri Veseli  29.964 vota  PDK  /2.- Albin Kurti 18.497 vota   VV /3.- Igor Simiç 13.790 vota  Lista Serbe/. 4.- Zoran Mojsiloviç  13.023  vota  Lista Serbe / 5.- IvanTodosijeviç 12.964 vota  Lista Serbe/ 6.- Vjosa Osmani  12.827  vota  LDK/.  7.- Miljanka Nikoliç  12.716   vota  Lista Serbe/. 8.- Slavko Simiç  12.647   vota  Lista Serbe / 9.- Glauk Konjufca   8.918  vota  VV / 10.- Bedri Hamza  8.839  vota  PDK.

            Riza ÇELAJ – korespondent i “Gazeta e Alpeve” në Tropojë sjell për lexuesit portretin “ZENEL TAHIRI I MARKAJVE FIGURË E NJOHUR NË TROPOJË” (fq. 8).

            Xheladin MJEKU në Prishtinë me “SHPALOSJE HISTORIKE E LAVDISË KOMBËTARE” (fq. 9) përcjell shënimet e tij për monografinë “Binak Alia dhe brezat pas tij” të Muhamet Mjekut (New York, 2016).

            Arbresha ALIU në Kosovë boton korrespondencën e saj “SHOQATA “KOSOVA PËR SANXHAKUN”, NË 4 VITE, MES DY KUVENDEVE” (fq. 11).

            “Gazeta e Alpeve” i kushtimon dy faqe personalitetit të njohur Bajram NEZAJ, në rastin e ndarjes së tij nga jeta në New York – SHBA, ku botohen disa shkrime:

            1.- BAJRAM NEZA, NJË NJERI, NJË MIK DHE NJË KUADËR I PAHARRUAR” nga Pal NEÇAJ në New York.

            2.- “NË NJË KOHË TË VËSHTIRË, POR LA GJURMË MIRËSIE” – nga Rexhë BYBERI, kryetar i Bashkisë së Tropojës.

            3.- BAJRAM NEZAJ LA NJË EMËR TË NDERUAR DHE NJË SHEMBULL PËR T’U NDJEKUR” – nga Agim & Alban DEGA – New York.

            4.- PËR BURRIN E MIRË KA HIJE DHE LOTI” – nga Hysni OSMANAJ në Tiranë.

            5.- “LAMTUMIRË BAJRAM NEZA!” – nga Kujtim HAJDARMATAJ në Tropojë.

            “HIJA NUK DO TË PROTESTOJË NË PRAG TË PRITJES…” – një tufalakim poetik nga poeti Ibrahim GASHI në Prishtinë, me disa foto e poezitë e tij: “Unë qëndroj”, “Dy ditë”, “Sa kam nevojë”, “Në shtratin e ëndrrave”, “Në mes të natës së qetë”, “Sërish kalova andej” e “Mjafton të të pres”. (fq. 17).

            Dr. Alban DOBRUNA i Gjakovës vjen me artikulin e tij studimor “ISMET AZIZI NDRICON FIGURËN E AQIF BLYTËS – KOLOSIT TË PAZARIT TË RI”, lidhur me monografinë përkatëse të studiuesit e veprimtarit I. Azizi.

            Edhe në këtë numër të gazetës vijon studimi i publicistit e historianit Gani QARRI me titull “Ahmet Korenica, një nga përfaqësuesit e shquar të Gjakovës e Malësisë së saj dhe i Rrafshit të Dukagjinit”.

            Agim NIKAJ (MËRTURI) vazhdon botimin e esesë së tij “Kjo kullë asht Letër-Njoftimi Em” (fq. 21).

            Reportazhi “NË KËRKIM TË GJERDANËVE TË HISTORISË” nga dr. Selman MËZIU, ku flet për vise etnike shqiptare në Malin e Zi (fq. 23).

            Harry BAJRAKTARI – Nderi i Kombit, prej Amerike i përcjell ngushëllimet e tij dhe vleron për figuren e njohur të Avdi Rexhës të Krasniqes, me shkrimin e tij “AVDI REXHA, LA PAS VETI NJË HISTROI TË NDRITSHME HUMANITARE” (fq. 22).

            Edhe Besnik DUSHAJ – ish kryetar i Bashkisë së Tropojës, shkruan për figuren e humanistit e pajtimtarit të gjaqeve, Avdi Rexha (fq. 22).

            Poeti shkodran Alban BALA vjen me poezinë “DY FJALË LAMTUMIRE PËR MYFTAR GJANËN” (fq. 22)

            Analisti e veprimtari Bardhyl UKCAMA në Amerikë, Student i Dhjetort ’90, vjen me shkrimin “LAMTUMIRË, MYFTAR GJANA!”. (fq. 22)

            Personaliteti i njohur nga Kukësi, FLAMUR L. HOXHA, ka një koment për ikjen e parakohshme të “Pishtarit të Demokracisë”, Myftar Gjana (fq. 22).

            Një nekrologji me foton përkatëse botohet në faqe 22 edhe për XHEMAJL XHEMA SELIMAJ, që u nda nga jeta në dhjetor 2019. (fq. 22).

            “Poezi që nuk mund të përkthehet në asnjë gjuhë të botës” është poezia e Adem GASHIT në Kosovë (fq. 5)

            ”ME SHEKUJ TUJ QËNDIS FLAMUJ E HARTA NË BEZE, NDËRSA JETË E TROJE TË TJERËT NA I HANË PËR MEZE” – është poezia e Guxim ALIMANIT (fq. 4).

            Në dy konkurset: për Haxhi Zekë Byberaj dhe “Bajrakët e Malësive të Shqipërisë së Veriut”, vijnë dy poetë me poezitë e tyre: “MALËSOR RRËNJËSHKËMB I LIDHJEVE KRENARE” është poezia e Maxhun OSMANAJ të Istogut në Kosovë  për figuren e shquar të historisë kombëtare, për Haxhi Zekë Byberaj; ndërsa Mentor THAQI i Deçanit, me banim në Gjermani, vjen me poezinë “FLAMURTAR FISI” – kushtuar Sak Faslisë, bajraktar i Rugovës (fq. 9).

            “Bajrakët e Vilajetit të Shkodres” (Gjysma e dytë e shek. XIX) sjell informacion listnor mbi këto bajraqe të Malësive të Veriut Shqiptar.(fq. 9).

            Veprimtarja e mësuesja e njohur Rukie RAMA e Bytyçit, me banim në Belgjikë, autore e disa librave, vjen me një portretizim të veçantë “PËR TY, KUNE BRAHA-LAUKA…”, me rastin e ndarjes së saj nga jeta në muajin e kaluar, dhjetor 2019.

            “Na lidh sëbashku shpirti i firmëtarit të Pavarësisë së Shqipërisë, Fehmi Bej Mezhgorani” është titulli i një interviste të gazetares Kozeta ZYLO në Amerikë me shkrimtaren e njohur për fëmijë, Adelina MAMAQI (fq. 6).

            “Gazeta e Alpeve – Gazetë Rajonale, PanShqiptare, Ndërballkanike” është titulli i përbashkët i rubrikës me të dhana për gazetën, stafin e saj, abonimet, etj. Gjithashtu, me tekst e foto shkruhet për dy  ndër të abonuarit e rinj të gazetës, për noteren Xhevi BRAHAJ në Tiranë dhe për Zyra e Binak OSMANAJ në Tropojë.  Njëkohësisht, me tekst e foto flitet për Kordinatorët e “Gazeta e Alpeve”, si: Shaban PRELVUKAJ për Vendet e Ulëta, Beneluksit e ato Nordike; Gëzim KASUMAJ për Zvicër dhe Shpend NIKOÇI për Tropojë. Në një kënd të kësaj faqeje ka një kronikë me foto për dekorimin e poetit e publicistit Isuf HEBA i Malësisë së Madhe me Çmimin “Pena Alpine” në “Takimin e Plavë-Gucisë”, më 1 gusht 2019.

-Logot e Qëndres Shqiptare të Studimeve Amerikane e Britanike në Tiranë (ACABS); Akademia Monarkiste Shqiptare në Tiranë (AMSH/AMA); Forumi Shqiptar i Kulturës, Edukimit e Shkencës  në Tiranë (AFCES). botohen në faqen 5.

“Klinika dentare “HYDAJET PONARI” në TIRANË- një nga klinikat më moderne të Shqipërisë”– publikim me foto-tekst në faqen 21 të “Gazeta e Alpeve”.

“AGJENSIA TURISTIKE “TIRANA METROPOL”: Udhëtime vajtje-ardhje në kryeqytetet shqiptare (Tiranë-Prishtinë); në Bregdetin Adriatik (Durrës-Ulqin); drejt Alpeve Shqiptare (Prizren-Gjakovë-Pejë). Udhëtimi me “Tirana Metropol”- si Qytetar i Lirë i Botës, si turist i kulturuar i Kohës, në çdo ditë të javës. (Reklamë e përhershme në faqen 13 të “Gazeta e Alpeve”).

-“Gazeta e Alpeve”, në faqen e fundit të saj (fq. 24) ka reklamën e Agjensisë ma të madhe të Sigurimeve në treshtetshin ballkanik Shqipëri-Kosovë-Maqedoni “Sigal Uniqa Group Austria”, ku ju fton për të sigurue edhe online nga celulari ose kompjuteri shtëpi, shëndet, makinë.

“Gazeta e Alpeve” është me Ju dhe për Ju nga dy herë në javë, në çdo datë 1 dhe 15 të secilit muaj të vitit, në tregun e shitjeve të shtypit në të gjithë Shqipërinë e në Kosovë dhe me abonime me postë në Shqipëri, Kosovë, Mali i Zi, Maqedoni, Greqi dhe në diasporat shqiptare në Europë e Amerikë.

Rali LURA

Tiranë, janar 2020

By admini