HAJRUDIN S. MUJA KUMTON PËR ULQINI DHE TIVARI NËN DRITËN E FAKTEVE DHE PËRSHKRIMEVE DOKUMENTARE

Defteri i Regjistrimit Kadastral të Sanxhakut të Shkodrës, për vitin  1485[1], përmban emrat e kryefamiljarëve të Krajës (si fshat), Mërkotit, dhe të Nahisë së Maleve të Shestanit: Gjon Braka, Sëvaça (Seoça), Mokrili, Shënmri Magalen, etj. Në kuadrin e kësaj nahije, përfshiheshin edhe disa fshatra të Anës së Malit: Dramosh, Gorica, Bardon, Muriqan, Valza, Vidhikar e Unfrasfnil (Fraskanjel), fshatra të cilat në Defterin e vitit 1582, përfshiheshin në Nahinë e Zabojanës ose të Tejbunës, ku në këtë të fundit përmenden fshatrat: Kravad i Sipërm, Kravad i Poshtëm, Reç, Shëngjergj, Breja, Miza, Shtuf, Gjonza, Kosiq, Këroq, Pendëtar, Mjekërmaz, Krusa, Manes, Bukmir i Vogël, Lisna, Shiroka, Klishan, Koprijova, Selita, Zogan i Madh, Pistull, Shën-Todor, Kolomsa, Shënkoll, Muriqani, Binkoda, Oblik, Vidhikar, Fraskin, Shur, Kalitza, Dramosh, Brajska, Dragina, Sojmir, Kamsha dhe Valiza[2]. Në defterin e vitit 1582, Kraja nuk përmendet më si fshat, por si Krahinë, me 18 fshatra e me 623 familje, kryesisht ortodokse, ose 927 familje bashkë me fshatrat e Shestanit[3]. Nahija Mrkodlar (Mërkot) përmbante në vete të gjitha lagjet duke bërë pjesë në “Bregun e Përtejmë” të Sanxhakbeut të Shkodrës[4].

Sipas vetë Defterit[5], të regjistrimi i tokave në Sanxhakun e Shkodrës, të krijuar si njësi administrative më vete pas rënies së Kështjellës së Rozafatit, në vitin 1479, u krye nga emini i quajtur Mustafa Seraxheldin dhe nga shkruesi Sulejman Abdullahu[6]. Të ardhuarat e Shestanit Anamalit e, të Krajnës, ishin përfshirë në regjistrin e feudit më të madh të Sanxhakut që ishte Hasi i Sanxhakbeut Nasuh Beu. Në to përfshiheshin gjithsejt 161 fshatra dhe kishte 389.912 akçe të ardhura[7]. Nahija e Krajnës (f.128-130) bënte pjesë në zonat e vendosura nën sistemin  e Timarit, ndërsa Nahija e Maleve të Shestanit (dhe Anamalit), me fshatrat Fshas, Gorica, Bardon, Muriqan, Unfrasfnil, Vazla, bënin pjesë në zonat që e jepnin renten në format që ishin para pushtimit Osman[8]. Një sasi jo e vogël e banorëve të këtyre anëve, mbanin emra të sferës ortodokse që ishin të përbashëta si për popullatën shqiptare, ashtu edhe për atë sllave: Nikolla,. Andrea, Lazar, Gjorgji, Dimitër, Peter, Mihal, etj. Një pjesë e saj mbanin emra sllave, përkatësisht ortodokse: Bozhidar, Stepan, Milosh, Dabzhiv, Vuk, Tihomir, Radosllav, Mladen, Zhivko, etj. Por kishte edhe prej atyre familjeve që identifikoheshin si shqiptare, por mbanin edhe emra sllavë, siç bie fjala në Mërkod: Nikashi i biri i Llazrit, Dabza i biri i Gjonit, etj. Numri i banorëve me antroponimi joshqiptare ishte i dukshëm në Krajë, Shestan, Mërkod e Anamal, por lidhjet farefisnore që mund të hetohen japin dëshmi të mjaftushme se edhe ato ishin thjeshtë shqiptare. Në nahijën e Mërkodit, fshati Mërkojeviq, gjysma e banorëve ruanin emra shqiptar ose emra sllavë përshtatur shqipes[9]. Aty vihej re edhe një tip tjetër sllavizimi antroponimik, që tashmë është i dukshëm për të gjithë studjuesit e mirfilltë. Në rrethana të krijuara, për emrin Lekë përdorej Lekaç, Lakoç, Lekashin; për Nikë – Nikashiza; për Dedë – Dedaç, Dedaqpër Gjokë – Gjokaç, Gjokoviq, etj.

Edhe vetë fakti se ky vend ishte e lidhur me administratën Kishtare, të patriarkanës ortodokse të Pejës, dëshmon se banorët e regjistruar që mbanin antroponimi të përzier sllave ose sllavo – shqiptare, ishin vetëm shqiptarë të besimit ortodoks. Pra, prania e banorëve me emra sllave, ose antroponimi shqiptaro – sllave, në zonat ku banorët në shumicën dërmuese të tyre mbanin antroponimi thjeshtë shqiptare, siç ishte rasti në Krajë, nuk don të thotë se këto ishin sllav të ardhur ose vendas. Lidhjet farefisnore që bien ne sy, midis banorëve ortodoks me antroponimi thjeshtë shqiptare, ose mbajtja e një onomastike të përzier shqiptaro – sllave, madje brënda përbrënda një familjeje janë argument që të bindin se banorët e një pjese të Krajës ishin shqiptarë të besimit ortodoks. Atëbotë, në Krajë kisha ortodokse kishte qendrën dhe prona të rëndësishme të manastireve, arsye e fortë kjo që të besohet se procesi i kthimit të elementit katolik në fenë ortodokse dhe rrjedhimisht ndikimi i antroponimisë sllave ka qenë zhvilluar më shumë në zonat e brëndshme  prendimore zonat e atëhershme të kontakteve midis dy popullsive[10].

Për këtë arsye duke u mbështetur në numrin e madh të toponimeve sllave në Krajë, Shestan, Anë të Malit, Tivarë e Ulqin, një varg studjuesish serb e kanë përdorur si dëshmi se popullsia e kësaj ane në shekujt e hershëm, ka qenë popullsi sllave. Duke u referuar në punimet e këtyre studjuesve sllavë, edhe disa nga studjuesit e huaj kanë dhënë të njëjtat konkluzione. Sipas këtyre studjuesve elementi shqiptar në krahinat e Shqipërisë Veriore, ka depërtua në shekullin XV-të, kryesisht në zonat malore. Kjo (sipas tyre) ngjau pas pushtimit osman, kur shqiptarët si popullsi blegtorësh u dynden prej kahinave të brendshme të Shqipërisë në zonat perëndimore si Tivarë, Ulqin, etj. e deri në zonat lindore në Kosovë[11].

Me baza më të sakta shkencore, janë pikëpamjet e medievistëve të shquar si: M. Shufflay dhe K. Jeriçek të cilët u përpoqën për një trajtim objektiv të të dhënave ekzistuese lidhur me përhapjen e shqipëtarëve në mesjetë. Duke përjashtuar kriterin toponimik, por vetëm nga burimet historike, ata arrijnë në përfundim se shqiptarët në Mesjetë, popullonin të gjitha krahinat midis katërkëndëshit Tivarë – Prizren – Ohër – Vlorë[12]. Mirëpo, përballë korrupsionit total të kishës katolike dhe tejet të shtypur e të rrezikuar nga kisha ortodokse që tentonte asimilimin e tyre, ato duhej të gjenin një mënyrë mbijetese.

Pas kërkesës që i kishte bërë Venedikut, për shpërnguljen e qytetit të Tivarit në bregdetë, letra e shkruar nga Venediku më 18 Tetor 1494 dëshmon se qyteti i Tivarit duhej të fortifikohet dhe se për një gjë të tillë do të duheshin 4000 dukatë. Qyteti aktual gjendej ndër kufij dhe në mbrendi të tokës, që për 40 mile piqej (me tokën) e Shkodrës… 5 milje larg nga qyteti, gjendej një abaci (manastir i madh me zotërime pronash tokësore) pothuaj e tëra në një ishull dhe vetëm për tetë hapa lidhej me sterenë[13].

Përshkrimet mesjetare venedike, pikturojnë Ulqinin me lisa, aha, shkozëbardha, frashër, Bredh, bërshen, dhe vidh, poashtu si edhe shelgje e plepa deri në brigjet e ulëta të liqenit të shkodrës[14]. Qytetin e Ulqinit e mbronin pyjet e gjëra ‘soura el fiume de la Boyana’ që e mbronin me gjelozi[15]. Porti shumë i vogël për të pranue anije të mëdha. Ishte më shumë një vend ankorimi për mjete bregdetare lundrimi[16], në largësi 5 km prej qytetit të mirfilltë shumë i rrezikuar nga erërat pingule. Aty kishte të ndërtuar një kishë me gurë të bukur,  ne stilin roman-gotik me një çati druri, me stolira përgjatë mureve, afreske dhe me një varr princërorë, pas gjitha gjasave i motrës së mbretëreshës Helenë dhe i familjes Balsha me mbishkrimin: “Hic iacet Zorzi Balschi et sui eredes…” Kjo, ndoshta ishte katedralja e njohur e Shën Merisë së Ulqinit. Një shtëpi e madhe e drejtuar për nga deti me arkada në katin përdhesë dhe me 2-3 kate të tjera që shërbente si seli për funksionet e qytetarisë, ose si oborr princor, por e ndërtuar gjithsesi para ardhjes  venedike,  sipas modeleve të pallateve të Ankonës. Balshajt në oborrin e tyre të vogël e kishin në një kullë, e sipas të gjitha gjasave edhe në një ngrehinë të madhe, që sot quhet Pallati i Balshajve  (Kulla e Balshajve) me etapat e fundit ndërtimore të periudhës venedike dhe osmane[17]. Nga privilegjimi i Balshajve, konsujt venedikas filluan të përfaqësojnë interesat e vendasve të tyre, kundër komunës dhe zotërve të vendit, duke njoftuar senation për gjithëçka arbërore. Në vitin 1380, thuhet se venedikasit ishin të shumtë në Ulqin[18].

Në token e varfër të Tivarit e Ulqinit rriteshin hardhi e dru ulliri. Ajo edhe e përcaktonte  pejsazhin e vendit. Në ullishtat e Tivarit numroheshin mijëra rrënjë ulliri[19]. Qarku i Ulqinit ishte i mbushur me vreshta. Në vitin 1433, ulqinakët dërgonin letër në Venedik, në të cilën shkruanin se jetonin vetëm nga vreshtëritë[20].

Tivari nuk hynte në radhën e përshtatëshme të tregëtisë së madhe në Adriatik. Giustiniani madje nuk e përshkruan fare si port, por si një “breg”[21]. Anijet Arbëre prej Tivarit e Ulqinit lundronin deri në Raguzë e  në portet e Puljes[22]. Prej Tivarit mund mund të zgjedheshin tri rrugëkalime: Ose merrje rrugen  që i binte përqark Liqenit të Shkodrës, ose të përshkoje përmes Liqenit me një varkë, Ose të merrje rrugën e bregut nëpër Dobra Vodë, deri në Ulqin… Në variantin e fundit, përshkoje token moçalore të Zogajve dhe Shasin (Suacium), kaloje nëpër Krahinënb e Anamalit,  për anë Taraboshit e mbërrije në Shkodër[23]. Pjesa më e madhe e qarkullimit në tokë që përbëhej patjeter prej fshatarësh, barinjsh e tregtarësh të vegjël, kalonte nga shtigjet bregdetare prej Ulqinit, nëpër Dobra Vodë (Ujmirë), në Tivarë , nëpër Suterman që lidhte me tokë Adriatikun me Liqenin e Shkodrës, në rrugët e Koplikut, Balezos dhe Drishtit për në Shkodës, e sidomos prej Shëngjergjit në Shkodër[24].

Arqipeshkvia e Tivarit, engriotur më 1089, pasqyronte mëvetësinë e rajonit, ajo numronte sufraganët e veta, Ulqinin, Suaciumin (Shasin), Shkodrën, Drishtin, dhe Polatiumin (Pultin), në Veri Kotorrin, dhe së fundi trevat e Serbisë dhe Bosnjës, që ishin më në largësi prej papatit[25].

Edhe muret mesjetare të Tivarit, përbëheshin prej gurësh thuase të papërpunuar të serënditur njëri mbi tjetrin në përputhje me terenin shkëmborë…[26]. Muratorët përdornin gurin vendas gërqeror, gri e të kuqrremtë më rrallë rreshpen ose gurin e bardhë, gërqeror prej Korçule[27]. Tulla ishte e bardhë dhe duhej të sillej nga Raguza… Kështu Gjergji i II-të Balsha, në vitin 1397, mori 6000 copë tulla. Ishte me namë guri i kuqrremtë që nxirrej pranë Tivarit dhe çohej deri në Raguzë. Çatitë rëbdomë mbuloheshin me shkubla ose kashtë, ishin shumë të shtrenjta tjergullat që duhej të silleshin prej Raguze[28]. Në Tivarë, ndërmjet shtëpive zakonisht ruhej një distancë 30-60 cm[29]. Mirëpo shtesat ilegale e të rrëzikshme shtonin rrezikun e shpërthimeve të zjarrit. Ndërtimet e reja të shtëpive shfrytëzonin nganjëherë rrugët dhe rrugicat. Zakonisht balli i gjërë i shtëpive binte nga rruga, ku qëndronte hyrja me qemere. Përpara kishave po edhe shtëpive të fisnikëve, liheshin sheshe[30].

Në Ulqin e Tivarë janë dëshmue shtëpi disakatëshe nga Mesjeta qëndrore dhe më vonë,  përmes zbulimeve arkeologjike. Në Tivarë, shtëpitë i ndërtonin me dy hyrje në katin përdhesë. Një hyrje të shpinte në punishte ose në shtallë që ishte kati përdhesë. Tjetra hyrje të shpinte tek shkallët,  nëpër të cilat ngjiteshe lart në katin e dytë,  ku ishte kuzhina dhe vatra. Më pas, me një të dalë përpara, filluan të ndërtojnë nevojtore prej guri. Dyshemetë dhe shkallët ishin prej druri[31]. Shumica e vendbanimeve, nevojen e ujit e zgjidhnin përmes ujrave të rrjedhshme,, puseve e rezervoareve. Në Ulqin, në Mesjetë kishte tri të tilla[32] . Tivari, ujin e vet e merrte nga përroi i bunarit dhe nga burimet e efërta. Në Mesjetën e vonë u ngitën dy cisterna, ndërsa për derdhjen e ujrave të zeza (kanalizimit) u ngriten vetëm në periudhën osmane[33].

Tivari më 1406 donte të tërhiqte 1000 familje, pra rreth 4000 vetë, nëpërmjet ndërtimit të një kulle mbrojtëse, në territorin e vet, një numër ky që duhet marrë me rezervë. Atëherë Tivari duhej të kishte 2500 – 3000 banorë[34]. Për gjithë qarkun, në vitin 1449 kishte 5000 banorë. Guistiani më 1553, në Ulqin numroi 1600 vetë[35]. Tivari nuk ishte gjithaq në gjendje të favorshme. Aty nuk prodhohej as kripë as drithë, por vetëm vaj e verë që gjendej me shumicë në gjithë Shqipërinë. Tokat e kultivueshme të Tivarit ishin të vogla dhe si të tilla objekt grindjesh midis qytetarëve dhe banorëve të krahinës. Vetëm GURI I KUQ I FAMSHEM i cili nxirrej nga gurorët pranë qytetit, dhe që i bëri mjaft të njohur gurëgdhendësit e Tivarit gjente interesimin e blerësve sidomos në Raguzë[36].

Një unazë e ngjeshur provincash të vogla, rrethonte Liqenin e Shkodrës duke filluar me ‘prapratnën’ midis Ulqinit e Tivarit, një zonë plot pyjesh lisash e shkurresh  gjithmonë të gjelbërta me ullishta  dhe vreshta, e cila së bashku me Krajinën, në bregun prendimorë të Liqenit të Shkodrës[37], përbënte hambarin e drithit për Tivarin[38].

Për Arbërinë Venedike ishte sidomos e rëndësishme Zabojana – (përtej Bunës) midis Ulqinit e Tivarit. Ajo kufizohej me Detin Adriatik, Qafen e Sutormanit kreshtën malore drejt Krajnës dhe Liqenin e Shkodrës si dhe me vetë Bunën[39]. Këtu ndodheshin Kuvendet  e  SHEN NIKOLLES ne grykëderdhjen dhe SHEN MERISE SE ROTEZOS[40].  Përkundruadh saj, në Bregun e Majtë të Bunës,  ndodhej Fusha Velipojë si dhe Malësia e Meduas (Shën Gjini)… tokat pjellore nëpër të cilat përshkonin  Kiri, Drini e Buna, ishin vërtetë dobiprurëse[41].

Në qytete, sidomos në Shkodër, gjithsesi kanë jetuar edhe musliman, për çka qartë dëshmojnë emërtimet e fshatrave TURKI dhe SARACINOPOLI, që flasin qartë për ndikimin musliman[42].

Tri orë e gjysëm në këmbë – thoshte relatori – në veriprendim të Shkodrës, në krahinë ndodhej një vend pelegrinazhi: “Preciska Krajinska” i cili krahasohej me Rotezon. Këtu janë admiruar deri në kohët moderne relikët e Shën Vladimirit, princit të dioklesë, sidomos kryqi i tij, “ditët e rrëshajëve”, çdo vit shtegtonin si muhamedanë, ashtu edhe të krishterë të ritit grek e latin, bashkë me këtë kryq mbi malin e Rumijës, heret në mëngjesin e agimit, në mënyrë që dielli në të lindur të kaptëte vargonin në majë, prej nga të shpalosej një panoramë e madhërishme mbi Liqenin e Shkodrës, Malësitë e Malit të Zi, dhe të Shqipërisë së Veriut, si dhe bregdetin midis Kotorrit e Durrësit[43].

Një përmbledhje e një relacioni për Dalmatinë, diku rreth vitit 1500, përshkruan Ulqinin të ndërtuar mbi një shkëmb të gjallë, dhe nga të tri anët i rrahur prej detit kurse ana e katërt e lidhur me tokë (rreth afër 662 hapa). Nga kjo anë, një kështjellë e vjetër, me mure të larta e të vjetra, por me një rëndësi të paktë, me dy male përsipër. Në lindje të qytetit, një  “pellg ku arrijnë anijet”, por i pasigurtë për shkak të erërave (shiroku, jugu dhe jugprendimi).. Toka e pëlleshme  prodhuese e grurit, të mjaftueshëm për shtatë muaj në vit, dhe aq sasi vere dhe vaji sa, përveç nevojave të banorëve, merrnin edhe shumë të jashtëm. Tivari – thotë më tutje relacioni, dy mile nga deti, me një tokë prej 800 hapash, i vendosur “mbi brijën e një kodrine” pranë maleve. Muret të vjetra e të dobëta. Sheshi i rrethuar prej shtëpishë e kopshtesh. Në anë të detit një fushë shumë të bukur, prodhuese e grurit për gjashtë muaj, shumë verë e vajra shumë të zgjedhur, nga të cilët, siç thonë, prodhojnë më shumë se 600 fuçi në vit. Rrethi, shumë i populluar. Dikur kishte aty 20 fshatra. Nga lindja Markoviqasit, të nënshtruar turqëve. Në qytet e në varosh ka 1624 banorë “të aftë për luftë”, tregëtar dhe bujqër[44].

M. Sanudo, në ditarët e tij, ka vendosur letrën e. Kont-kapedan të Ulqinit, dërguar Sinjorisë më 26 Shkurt 1504, për çështjen e kufijve, që sipas Feris Beut (Sanxhakbe i Shkodrës) do të liheshin aty ku i kishte vendosur Skender Pasha, sipas së cilës, qytetit të Ulqinit nuk do ti takonte asnjë fshat, por edhe do të mbeste i rrethuar e pa fushë[45].

Pas vitit 1551, sindiku Anton Diedo, e përshkruan Ulqinin si një qytet të vendosur në krye të Shqipërisë dhe në fund të Dalmacisë, me një rreth prej 630 hapash. Nga ana e detit ishte çelësi i gjirit të Drinit, kurse nga ana e tokës, kufi me vendin e turqëve.  I gjithë territori, jo më i gjatë se 6 milje dhe më i gjërë se dy, numronte 2200 frymë me 450 burra arme. Krahinë e vogël, por shumë pjellore, që nxirte  drithë për gjashtë muajt e vitit për qytetin dhe për dy fshatrat e vetme që i kishin mbetur. Prodhonte verëra me sasi të mjaftueshme për gjithë vitin, dhe një sasi vaji shumë të zgjedhur, burime këto ku qëndronte mbështetja e të ardhurave të ulqinakëve. Nga dogana e verës, nxirreshin 120 dukatë vjetore,të caktuara për rrogën e kontit. Në qytet, 1760 dukatë në vit dërgoheshin prej Venediku, për të paguar 18 këmbësor të caktuar për rojen e qytett nën komandën kapedan Onjibenit nga Padova; një kështjellarë në Kështjellë, dy bombardier dhe 24 martalloz, kreu i të cilëve ishte Bardh Hoti. Si njerëz shumë të egjër, bënin përleshje me nga një dukat në muaj shpenzim… Sipas sindikut Diedo, Tivari, që tani ishte qyteti i fundit i Dalmacisë, dikurë kishte qenë qyteti i Shqipërisë, sepse në kohën e lashtë, që nga grykat e Kotorrit e tutje quhej Shqipëri dhe këndej Dalmaci. Me një rreth prej gjysmë miljeje, i vendosur mbi brinjën e një kodre të lartë, Tivari kishte një pozicion shumë të fortë, me një Bastion të quajtur Gavodolla anën e prendimit, por i pasigurtë në mungesë të murit, sepse pa vështërsi mund të rrethohej prej armiqve. Një fushë të këndshme e pjellore, sa nxjerrte drithë për tre muaj në vit, dhe aq shumë verë, sa vetëm 2/3 mjaftonte për përdorimin e tyre. Aty bëheshin 400 fuçi me vaj në vit, që e shitëshin nëpër Serbi, në Raguzë e në Kastelnovë, bashkë me verën. Dhoma financiare nxirrte 1000 dukate në vit, e po aq shpenzime kishte. Venediku dërgonte 3072 dukate, për të paguar 70 këmbësor, 50 në kompanin e kapedanit Breshian Prosper Sala dhe 20 (në kompanin) e Zuan Soave. Në kështjellë ishin 5 të rroguar vendkalimi, dy bombardierë dhe 20 stratiot nën (komandën e) Dhimitër Snatit…[46]. Vaji i Ulqinit dhe i Tivarit ishte i njohur në tregjet shqiptare[47]. Cilësia e këti vaji mbeti me rëndësi ekonomike për vendin deri në kohën e Rilindjes Kombëtare. Në vitin 1848 Shkodra eksportonte vajin e Ulqinit dhe të Tivarit me çmim prej 6 grosh okën. Në këtë vit u eksportuan në Austri 92125 okë dhe u përfituan 67.000 frënga[48].

Përafërsisht, ngjajshëm me Diedon, Ulqinin  e përshkruan edhe shkou i tij Gjon B. Xhulistiano, në Relacionin pas vitit 1551. Si qytet në fundin e Dalmacisë dhe në krye të Shqipërisë ishte i nozulluar keq për të gjitha gjërat e nevojshme[49].

Në vitin 1559, sindikët Mikel Bon dhe Gaspare Erico (Erizzo), e përshkruajn Ulqinin me një rreth prej 662 hapash, të mbuluar nga ana e tokës me një kështjellë të lashtë, me mure të larta dhe të vjetra, por i dobët nga vendosja, sepse mund të rrihej nga dy male që kishte mbi kokë. Nga ana e detit shumë i fortë, sepse ishte i vendosur në një vend të ngritur, por një pjesë e mureve ishte në rrezik të rrënohej. Në lindje të qytetit, një ultësirë ku arrinin anijet, por jo i sigurtë, nga erërat jugprendimore. Nën vete, në kuadër të Sinjorisë i kishin mbetur vetëm tri fshtara dhe krahina, me 5 milje gjatësi dhe 2 gjërësi, nga 12 që kishte më parë. Prodhonte grurë për plotësimin e nevojave shtatmujore, por verë e vaj, kishte edhe për eksportim. Aty jetonin 1348 frymë, 336 të aftë për luftë. Shumica e tyre ishin të varfër e merrehin me lundrim. Në tri fshatrat që i kishin mbetur, kishte 595 frymë, 152 të aftë për luftë…

Tivari, me një rreth prej 800 hapash, i vendosur në brinjën e një kodrine, mbi të cilën qëndronin malet. Muret i kishte të ligështa dhe të vjetra. Nga ana e detit një fushë shumë e bukur, që prodhonte grurë për gjashtë muaj, verëra me shumicë dhe shumë të zgjedhura (600 fuçi në vit). Teritori i gjatë 12 milje dhe gjashtë i gjërë, por jo i banuar siç duhej, sepse në të kaluarën, kur ishte kufi me territorin e Shkodrës, kishte 70 fshatra nga të cilat kisin mbetur vetëm katër. Qyteti me varosh kishin 1624 frymë me 440 veta të aftë për luftë. Roja i qytetit ishte kapedani Nikollë Tarsia, shërbëtor i mirë i kthjelltësisë, me 25 këmbësorë, që vuann nga vonesa e pagave.  Markoviqasit që ishin shtetas turq, në lindje, ishin 800 burra arme, ndërsa për kryetar mbanin priftin Stefan, që “Këshilli i të Dhjetëve” e kishte dëbuar. Në katër fshatrat, duke numruar edhe Shpiçin, ishin 1387 frymëme 368 veta të aftë për luftë[50].

Relacioni anonim i vitit 1570, njëjtë e përshkruan Tivarin në fundin e Dalmacisë dhe Ulqinin fillimi i Shqipërisë. Sipas këti relacioni, nga Tivari deri në Istria (veç shqipes) flitej gjuha sllave dhe prej Ulqinit deri në Vlorë e rrethe përdorej edhe gjuha greke. Në gjithë tokën e Shqipërisë, vetëm Ulqini ishte i të krishterëve (nën Venedikun). Qyteti ishte i vendosur përmbi një shkëmb, pjesërisht në detë e pjesërisht në tokë… me një kalim të ngushtë  dhe e gjithë pjesa tjeter e qytetit është lartë mbi gërxhe  të pa arritshme nga të cilat, njerëzit që janë brënda mund t’a bombardonin flotën nga çdo anë, pa u dëmtuar vetë…  “Të gjitha flotat turke që në ditët tona kanë hyrë në gjirin e Venedikut (Adriatik), i kanë kaluar pranë (Ulqinit) dhe në hatër të Zotit gjithnjë mbahet nën zotrimin e fortë të kthjellët…”  Buna – thotë relatori – del prej liqenit që quhet i Shkodrës, me një rrugë vetëm prej 24 milesh (derdhet) në detë. Gryka e këti lumi është ndërmjet Ulqinit dhe Lezhës. Prej qytetit të Ulqinit është larg vetëm 12 milje. Ka grykën (e thellë) gjashtë, shtatë, tetë këmbë ujë dhe sidomos verës dhe shtrati i këti lumi është shumë i thellë, në mënyrë që hyjnë aty anije të mëdha, dhe në të kaluarën  galerat venedike shkonin pranë Shkodrës te një fshat që quhej Shirq, sepse prej andej deri në Shkodër ujrat e këti lumi që ndahen në shumë rrjella janë të cekëta dhe aty shkohet vetëm me lundra të bëra prej një druri, apo me barka që duan ujë pak. Ky vend që shtrihet prej Ulqinit deri në Shkodër – dhe këto dy vende janë larg nga njëri tjetri vetëm 24 milje, është një vend jashtzakonisht i bukur dhe pjellor për çdo gjë. Dhe bën sasi të madhe gruri e meli, jo vetëm për (nevojat) e vendit, por (drithërat) nxirren jasht me anë të detit, me një numër të madh starash, megjithëqë kjo bëhet fshehurazi dhe kundër vullnetit të turqëve…[51].

Bunë, Buna; në kohët e lashta njihej me emrin Barbana. Kështu përshembull Tit Livi (ab urbe condita XLIV, 31, 3), kur flet për Shkodrën thotë se “rrethohet prej dy lumenjsh, prej Klausalit (Kirit) që rrjedh nga ana lindore prej qytetit dhe në prendim prej Barbana-s, lum që buron nga Liqeni Labeat”[52]. Vetëm në shekullin XV-të (1406), dëshmohet në trajtën Buen-a[53], trajtë kjo që del edhe te Bogdani[54]: “…qi e ndiqnë gjithë natënë mb’urë të Buenësë e të Drinazit…”

Studjuesi Kroat Katiçiq, emrin e Buenës (nga Barbana) e rendit midis atyre toponimeve të lashta të Shqipërisë që në krahasim me  trajtat e vjetra  të dokumentuara  mund të spjegohen  “vetë me dorëshkrimet tingëllore të shqipes”[55]. Gjithsesi emri Buena  nuk spjegohet dot me ndërmjetësin e sllavishtes Bojana siç bën përshembull Popoviqi, vetëm nëse dhunohen rrethanat gjuhësore  të sërbokroatishtes[56], që do të parakuptonte rënijen  e “j” dhe krijimin e togut zanorë  “oa”  të cilën gjë e kundërshton Jokli duke shtuar se ka shumë mundësi që edhe fjala Bojana ta ketë prejardhjen nga Barbana.  Jokli thotë se trajta e sotme BunëBuenëBun – është përfituar benda shqipes nëpërmjet  disa zhvillimesh  fonetike nga Barbana e kohës së lashtë permes evolocionit: Barbana ~ Bau(a)na ~ Baunna ~ Buenë ~ Bun(ë)[57]. Çabej, duke u larguar nga mendimi i Joklit, vë në dukje se emri i këti lumi e ka burimin tek emri i përgjithshëm Buen ~ “Vështrim ujrash”. Cabej vështron: “Në këtë çështje çon peshë fakti i pa vënë re gjer më sot, që në gjuhën shqipe, pranë emrit të lumit (në një këngë popullore të Krajës: “C’i ra mjegulla Bujens)  rron edhe apelativi përkatës… duke patur para qyshë karakterin e këti lumi i cili vërshon  dhe përmbytë gjithë viset për rreth gojës së tij…”[58].

Ura mbi Bunëishte nyja që lidhte Shkodrën me pjesën tjetër të botës. Nuk dihet me saktësi se kur është ndërtue, as vendi ku u ndërtue e para urë mbi lumin Bunë. Siç shihet në vetë dokumentin, “Otomanët për ta shtrimë sundimin edhe në bregun e djathtë të lumit Bunë, Bali Vojvoda mblodhi 4000 myslimanë e kristianë dhe përgatiti një numur të madh trupash për të ndërtue këtë urë. Po në këto rrethana qe sheshue edhe rruga prej Shkodre drejt Ulqinit e Tivarit, në marrëveshje me markoviqasit“. Megjithëse këtu nuk caktohet vendi se ku ishte e ndërtueme ura, nga studimi ynë rezulton se ura në fjalë të ketë qenë te Suka përballë Fabrikës së Portland Çimentos. Së pari nga trajtesa e sipërme e dokumentit, nënkuptohet se, mbasi me këtë rast qe sheshue edhe rruga Ulqin-Tivar, e cila në atë epokë ishte një arterie e trafikut që e lidhte me Shkodrën, edhe Ura e Bunës duhej të ishte ndërtue aty. Historia turke tue përshkrue luftën turko-venete të vitit 1474 kundër Shkodrës, ndër tjera shkruen: “Më 1474 Sulejman Pasha në krye të një ushtrie e nisur për në Shkodër kundër venecianëve. Më atë 17 maj pararojet e asaj ushtrie duken përballë Shkodre. 18 copë anije lufte veneciane kanë lëshue hekur në ujnat e Bunës dhe të liqenit. Një filo tjetër anijesh kishte zanë vend në Liqenin e Shasit dhe në Shirq. Ushtria osmane kurdisi shtabin ushtarak ndër dy anë të lumit Bunë. Mbi këtë lumë ushtria ndërtoi një urë”. Sasia e ujit në lumin Bunë ishte më e pakët, kishte ujë vetëm sa mund të lundronin anijet e luftës.  Në vitin 1899 Ura e Bunës është rindërtue me inisiativën e Qazim Pashës – guvernator i Shkodrës. Me rastin e inaugurimit … piramidë rezervohet në oborrin e Muzeut të Rrethit. Mbishkrimi i gurit i kushtohej Qazim Pashës, i cili pat vullnetin e mirë për këtë riparim të urës, ai bashkëpunoi me kryetarin e bashkisë, Bejtashag Kazazin, dhe me inxhinierin Ali bej, si dhe me shefin e kabinetit të valiut të quejtunin Haki.  Ura e Bunës mbas daljes së turqëve prej Shkodre, dy herë pësoi ndëprerje: e para kur ushtria austro-hungareze po bëhej gadi për të lirue qytetin, e ndjekun nga ushtria aleate në vitin 1919, e minoi urën tue e shkatërrue pjesërisht. Të dytën herë që u minue nga nazistët gjermane në vitin 1944, kur ata ishin due u largue nga Shkodra[59].

Në përshkrimin e Ulqinit, një autor i panjohur, të shkruar diku para vitit 1571, thotë:: “Ulqini (Dulcigno Citta) është i ndërtuar mbi një kep, rrethuar me mure ashtu siç e kërkon pozita, mbi një shkëmb të gjallë, i cili me honet e tjera krijon siguri, për vetë kështjellen e qytetin. Në pjesën më të ulët të qytetit gjendet pyrgu i Shën Mërisë – vend shumë i fortë, dhe Shën Deda (San Domenico) duke përfunduar mbi detë në një vend të pa afrueshëm…Ka rëndësi shumë të madhe e të çmueshme për zotërimin e Shqipërisë e cila është ende e banuar prej atyre popujve të vjetër e ende e panënshtruar mirë, që nuk u bindën turqëve (osmanëve) deri në ditën e sotit.., Qyteti ka 30 zjarre me më shumë se 1600 banorë dhe në mesin e tyre 300 burra të zot për armë. Banorët e tij janë ndarë në bujarë, qytetarë e punëtorë. Dy shtresat e para duke qenë së bashku ushtrojnë njësoj ato pakëz zyre që i kanë, përveç pleqërisë e cila është e rezervuar për bujarët. Shtresa e tretë jeton duke punuar tokat, me mbjelljen e arave dhe me kultivimin e vreshtave dhe ullishtave. Banorët (e Ulqinit) kanë zakone barbare, flasin gjuhën shqipe që ndryshon krejtësiset nga ajo e Dalmacisë, por janë për t’u çmuar për besnikërinë e madhe ndaj princit të vet. Në mesin e tyre nuk ekzistojnë persekutime (ndjekje) ekstreme e urrejtje të brëndshme, por megjithatë zemrohen shumë shpejt e janë të zëshëm kur flasin nëpër sheshe…[60]. Dokumenti bën fjalë edhe më gjërësisht, për mungesën e mullinjve ne Ulqin, si shkak të vuajtjes së banorëve për bukë. Aty përmenden edhe disa familje të ardhura nga Shkodra, Lezha e Durrësi (Bruni, Palmaleta, Bruti) që merreshin me tregëti. Thotë gjithashtu se banorët e Ulqinit nuk i duan të huajt e i shikojnë me sy të keq, duke e lidhur këtë me legjenden mbi Jasonin e Medeën, përkatësisht me themeluesit kolkidas të cilët duke i ndjekur këta të fundit për t’u hakmarrë për padrejtësi, u ndalën këtu dhe themeluan këtë qytet. Duke mbetur plot zemrim e mëri urrenin jo vetëm Jasonin e argonautët, por edhe gjithë të huajt. Pamvarësisht se sa e njihte autori Ulqinin dhe historinë e këti qyteti, dokumenti ka rëndësi të madhe historike.

Po në këtë kohë, për Ulqinin kemi edhe një përshkrim tjeter të ngjajshëm, por pak më të gjërë, gjithashtu nga një autor i panjohur. Ky e përshkruan Ulqinin të ndërtuar mbi një kodër të shkëputur nga kodrinat e tjera që kishte për-rreth, me dy pjesë të saj, që futej në detë duke e lënë pjesën e tretë në stere. Ishte i rrethuar me mure, aq sa i duheshin, sepse si një shkëmb deti, mbi një gurë të gjallë, bashkë me shkëmbinj të tjerë, e siguronte veten. Nga verilindja, kështjella qëndronte përballë kodrave, që nga krahu i tokës u rrinte përballë kodrave tjera të afërta, duke patur përmbrapa qyetetin që e mbronin ato kodra. Ndërmjet këtyre (kodrave) dhe kështjellës, futej një luginë e ulët… Për Venedikun ishte një qytet me rëndësi të madhe, sepse përmes Ulqinit, ushqime të mëdha nxirreshin nga Shqipëria për Venedik, që mund të quhej një hambarë i begatshëm i Republikës…  Me një klimë mesdhetare kishte ajër shumë të butë… Rrethas matej me 622 hapa, ku kishte 300 zjarre me 1600 frymë. Ndër to 300 burra – arme. Prej aty nxirreshin 1000 e më shumë voza verë në vit, që mjaftonte për vetë qytetin dhe rrethin e tij. Por, meqë nuk kishte mullinj, qyteti vuante shumë për bukë. (Banorët) me zakone të huaja, flisnin gjuhën shqipe, krejt të ndryshme prej asaj të Dalmacisë, por të denjë për tu lavdëruar, pa  grindje midis tyre as pa mërira të brendshme, por të gatshëm për t’u hidhëruar pazarit me fjalë. Nuk i donin të huajt, bile kundër të gjithëve mbanin qëndrim përbuzës, që thuhej se buronte nga grabitja e Medesë, sepse zbrisnin prej Absirtit dhe Kolilidit të cilët, duke ndjekut Jazonin dhe Medenë për t’u hakmarrë për turpin që ishte bërë, qëndruan këtu dhe themeluan kët qytet ku zunë vend të mbushur me inatë e furi… Në Kishën episkopale të Ulqinit, ishte një ikon shumë e devotshme e Shën Mërisë së virgjër që paraqiste ngritjen e saj në qiell, e cila thuhej se ishte një prej atyre që bëri Shën Lluka ungjilltar me dorën e vet … pastaj e stolisur me xhevahire kaq shumë të pasura sa mund të barabitet me më të devotshmet, me më të bukurat dhe me më të pasurat ikona që mund të kishte në cilindo qytet fisnik dhe me famë. Qyteti me një varosh 50 shtëpishë jasht vendbanimit të vet, kishte dy fshatra, njërin në Braticë që është nga veriu dhe fillonte te Markoviqasit, e tjetri nga jugu – Biran, nga jugu, i vendosur në breg të detit, shumë i begatshëm prej natyre, me burime shumë të freskëta e të kulluara, kullota erëkëndshme, pyje të dendura dhe liqenin me ujë të ëmbël… Në këto dy fshatra dhe në varosh, ishin 600 banorë, me 150 burra arme…

Relatori përmend Bunën, 12 milje larg nga Ulqini, me thellësi prej 6 deri në 9 këmbë, me gjatësi 18 milje deri në skelen e Shirqit, dhe me 6 milje të tjera deri në Shkodër, ku fillon lumi prej Liqenit (të Shkodrës) i gjatë 60 milje, dhe i gjërë 18, me famë për shkak të peshkut që posedonte. Tutje – thotë relatori: “(Nga Kruja) duke u sjedhur drejt veriut, shihet Lezha, krahina e Shkodrës, qyteti i Ulqinit që zbret në detë përbadhë Krajës, shihet mali përmbi Tivar dhe ai i Kotorrit. Përsa i përket, pastaj detit që hetohet dhe që shihet i shtrirë për së gjati deri në fundin e ti… Në atë krahinë (të Ulqinit) ka qenë një qytet shumë i lashtë i quajtur Shas. Edhe sot shihen, 15 milje larg prej Ulqinit, gjurmët dhe themelet e 360 kishave e kishëzave të këti qyteti, i cili qe strehimi i parë i të dëbuarës Medea, pas vdekjes së shëmtuar që u shkaktoi fëmijëve të vet. Pranë këti qyteti ka liqene, shpella, burime të kripura dhe është mali i Lisnjës shumë i ashpër, i mbushur me barëra të farmakosura dhe me banesa grashë (femrash) magjistare. (Eshtë) muri i këti (qyteti) me portën ku duke luftuar trimërisht kundër pompejasve, vdiq një kapedan i madh i Cezarit. (Muret) janë edhe sot që të gjitha të plota dhe, ajo që është më e çuditshme është se, hendeku nuk është mbushur ende dhe kaq shumë ujëra përrenjsh dhe… tash sa kohë nuk kanë mundur ta mbushin me dhe..[61].

Legjenda e themelimit të Ulqinit prej Kolkëve është e lashtë. Shkrimtari romak Plini[62] thotë: “…Ulqini, më parë i quajtur Kolkin, sepse u themelua prej kolkëve”. Sipas një hipoteze, emri më i hershëm Colchinium ka të bëjë me kolkët apo kolhët nga Azia si themelues të këti qyteti në mbështetje të të dhënave mbi poetin helen Apolonin nga Rodosi, i cili kur këndon për argonautët thotë se Kolkët janë vendosur në trevat ilire. Mirëpo, kolkët ishin edhe një fis ilir, për të cilët Plini i vjetër thotë se kishin themeluar qytetin Orik. Tit Livi qytetin e përmend si Olcinium kurse banorët Olciniatas. Udhëpërshkruesi i famshëm arab El Idrisi (shek.XII) banorët e Ulqinit i quante Labiqis. Klaud Ptolomeu në: “Geographia” (lib.II, 16,3) Ulqinin  e quan Ulkinion. Kalorësi gjerman Arnold fon Harf-i në vitin 1496 shkruante per Ulqinin kur e kishte vizituar dhe e quante Dulcina. Gjatë mesjetës, siç dihet, emrin e Ulqinit e takojmë si: Licinium (v.746), Ulcinium (1022), Dulcinium (1288), Dulcignum, etj[63]. Emrat e Ulqinit që duken në këtë dokument nuk hasen gjetiu. Car Konstandin Porfirogeni në vitin 734 e përmend si Helcynio. Në shekullin XI përmendet si UlciniUlcignum dhe Dulcignum në vitin 1089, kurse në vitin 1216 përmendet si Lcinj dhe Ocinj[64].

Tek Plini Plak, në “Natyralis Historie” Ulqinin antik e takojmë me emrin Olcinium, por përmendë se më parë është quajtur Colchinium. Tit Livi e përmendë si Olcinium. Ulqini mesjetar përmendet si Cleninium, Dulcinium, Dulcignum, Olchinium, Licinium[65]. Dorëshkrimi i një autori të panjohur (para vitit 1571) e përmendë si Coleninium, Collellium dhe Colesis[66]. Në gravurat e shekullit XVI-XVII përmendet me emrin Dulcigno dhe Dolcigno. Porfirogenti e përmend me emrin Helcynio[67]. Sa i përket banorëve, të dhënat arkeologjike dokumentojnë se në Ulqin me rrethina jetonte fisi ilir i labeatëve. Udhëpërshkruesi arab El-Idrisi ka mesi i shekullit XII, banorët e Ulqinit i quante (Dulugina) Labiqis[68]. Tit Livi i quan Olciniatitas[69], ishte historiani me i rendesishem e kohes se Augustit. Autor i historise se Romës nga themelimi i qytetit. I ka kushtuar ne kete veper nje rendesi te madhe luftrave iliro-romake.

Pas vitit 1577, një relacion tjeter përshkruan qytetin e Tivarit, të vendosur në Epir, katër milje prej detit,  kryepeshkopatë dhe Primat i Serbisë, larg prej Shkodrës 50 milje[70].

Në vitin 1575/1576, ambasadori venedikas Jak Soranco mbasi bëri një udhëtim nëpër Shqipëri, shënoi një relacion në të cilën përshkruan malësorët zadrimorë. “Këta burra – shkruan ai – ishin të zeshkët, me kokën e mjekrrën e rruar, me përjashtim të musteqeve. Këmishën e kishin të zezë (të papastër H.M) ishin të veshur shumë keq dhe dukeshin se po dilnin nga ferri i tyre. Ishin të egjër e të hatashëm për t’u parë. Harqet i kishin prej druri dhe harqet (i mbanin) pranë shpatave të ndryshkura me mille (këllefe) të drunjta. Në kokë mbanin  një kësulë (qeleshe) si një berret të kuq (nga papastërtia H.M) krejt i yndyrosur dhe i shëmtuar.  (Këta njerëz) duke zbritur prej maleve lëshonin të tilla britma që jo zëra njerëzish, por na dukej se po dëgjonim dema duke pëllitur. Gratë të zeza të forta e të shëndosha  (të gjalla) më shumë se burrat, mbanin nga tre rreshta asprash në gushë dhe ndër mëngë. Këto aspra ishin  (me vlerë) 60 për një zekin, sepse janë monedha argjendi. Këto gra na sillnin ushqimin  aty ku vendoseshim me çadrat (shatorret) tona dhe dukej si një treg (pazar), kaq shumë gra vinin aty. Ato ishin të krishtera[71].

Tivari, në dokumentet e shkruara historike përmendet së pari herë në shekullin IX-të. Eshtë njohur me shumë emra: Antibareos, Antibaris, Antibarum, Tivari, Antivari, Bar, etj. Ka gjasa që themelet e qytetit t’i kenë vënë bizantinët, madje synohet që po në ato themele të ketë qenë edhe kështjellë romake. Gjatë periudhave të herëshme hsitorike, Tivarin e kanë përshkuar mbretër e qeveri të shumëta. Në fundin e shekullit X-të dhe në gjysmën e parë të shekullit XI-të, ka qenë nën qeverisjen bizantine. Kurse, prej vitit 1042, bie nën qeverisjen Dukleane të mbretit Mihailo, që në vitin 1077 fitoi kurorën mbretërore[72]. Pak më vonë, mbreti Bodin Ipeshkvinë Dukleane të Tivarit, e ngriti në rangun e Arqipeshkvisë..

Ndërmjet vitit 1166 dhe 1183, sërish kthehen bizantinët, kurse prej vitit 1183 e deri në vitet e gjashtëdhjeta të shekullit XIV-të, kur kalon në duart e Balshajve, Tivari hynte në përbërjen e shetit të Nemanjiqëve. Gjatë gjysmës së parë të shekullin XV-të, ka ndrruar shumë sundues, deriqë në vititn 1443[73], prej Stefan Vukçicit e marrin Venedikasit. Në vititn 1465, Tivari bie në njerëzit e Ivan Crnojeviqit, që vranë eprorin venedikas[74]. Faza e fundit e qeversisjes venedike, hynë në kohën kur osmanët marrin Shkodrën më 1478, deriqë edhe vetë qyteti i Tivarit bie nën sundimin e tyre, në verën e vitit 1571[75].

Nga Gjansone[76], Tivari përshkruhet se e ka marrë emërtikmin “Ativar” nga vetë fakti se gjendet përballë fortesës së Barit, në bregdetin e Mbretërisë së Napolit. Eshtë pra Tivari përballë Barit të Puljes, i vendosur buzë Adriatikut në një mal të rrethuar me ullishta  dhe ka brënda mureve 500 zjarre. Territori i tij është malorë dhe i vështirë prandaj tivarasit jetojnë përherë në zi buke dhe nozullohen me drithë prej qytetit të Shkodrës duke e shkëmbyer me vajra[77].

Johan Kotoviqi, në përshkrimet e veta, në fund të shekullit XVI dhe në fillim të shekullit XVII-të, e përmend Ulqini se ka qenë qytet i romakëve dhe quhej Kolkinium, prej Kolkëve… prej italikëve quhej Dolçinjo… Për Liqenin e Shkodrës thotë se populli e quante “Liqeni i Pensas”, një emërtim i patakuar gjetiu, me rreth tetëdhjetëmijë hapash. Ndërmjet Drinit e Bunës, përshkruhet një fushë me kullota aq të këndhsme, sa ndonjëherë paraqitej nevoja për ti larguar bagëtinë që të mos ngordhin nga ushqimi i tepërt[78].

Gjeografia e Kluveriusit për vendet dhe popullsitë, (Shekulli XVI-XVII) e përmend Ulqinin si Olkinium, Olcinium apo Ulcinium. Pasi përmend Shkodrën me lumin e Bunës e të Drinit, thotë se “territorin ndërmjet Liqenit (të Shkodtrës) e detit, populli e quan Kraja, dmth. krahina e Shasit, dhe kjo është mbërthyer në male..[79].

Shasi është vendbanim antik, afërsisht 22 km larg qytetit të Ulqinit. Ngritet mbi malin e katundit Omonim  në një lartësi mbidetare prej rreth 6o-7o m dhe është i përbërë, kryesisht, prej shkëmbinjve gelqerorë. Në periudhën antike këtupari ka kaluar rruga e lashtë që lidhte Ulqinin me Shkodrën (Ulcinium – Scodra). Në litraturë ndeshet me emra të ndryshëm, si: Suatio, Suaço, Sovacci, Svacio, Scaç, Fshas, Saffazi etj. Ndër studiuesit më objektivë që eshtë marrë me hulumtime rreth Shasit e që pranohet edhe nga historiografia shqiptare, pa mëdyshje është P.Mijoviq, i cili që në fillim të viteve 7o- të ka vlerësuar se “ky qytet ka qenë i konsoliduar si gërmadhë edhe në kohën e sundimit ilir të këtyre anëve“. Në afërsi të lokalitetit të Shasit është gjetur amfora vezore antike, e cila ka shërbyer në ceremonialin e varrimit, kurse në vendbanimin, po ashtu të lashtë Qerret  të trevës së Zogajve, janë gjetur mbeturinat e venbanimit primitiv ilir. Shasi për herë të parë përmendet në dekretin e papës Aleksandri i Dytë në vitin l067, si qytet ipeshkvi. Në vitin ll83 Shasi pushtohet nga serbët e udhëhequr nga Stefan Nemanja edhe me atë rast barbarët e shkatërruan. Edhe pse qyteti u mëkëmb, pësoi edhe një sulm tjetër, kësaj radhe jo nga sllavët, por nga mongolët në vitin l242, duke e shkatëruar krejtësisht. Në fund të shekullit XIII, sipas disa burimeve qytetin e rindërtoi mbretëresha Jelen. Më vonë kaloi nën kontrollin e Venedikut dhe pak para ardhjes së Osmanëve në këto anë, u dëmtua rëndë nga një tërmet i fuqishëm. Në vitin l443 Shasi përmendet si katund, ndërsa në vitin l476 quhet si “villa de Suazzo” të dhëna më të plota paraqet M.Bici edhe i përkasin vitit l6l0. Ai për Shasin thotë se “tash është shndërruar dhe bërë fshat, ashtu siç ndodh zakonisht me pushtimet e turqëve (muslimaneve), të cilët çdo gjë e shkatërrrojnë e rrethojnë. Kishte dikur ipeshkvi dhe ishte një nga sufraganët e Tivarit. Mund të ketë nja 80 shtëpi, pothuaj që të gjitha  të banuara prej krishtenës latine e më pak turq. Ka kishën e Shën Gjonit, pagëzuesit  shumë të madhe përveç shumë tjerave që janë të zbuluara. Ajo kishë ishte shumë keq për çdo gjë. Aty është famullitar resident D.Lorenc Mezilli që disa javë më parë e vendosa unë aty. Banorët nuk flasin gjuhë tjetër veç shqipes e turqishtes”. Për atë kohë, një vendbanim urban me 80 shtëpi, pa mëdyshje se ishte një katund i madh. M. Bici bën fjalë edhe për dy katunde tjera të lashta të Anës së malit, Selinë e Shëngjergjin. Derisa për të parin thoshte se kishte 25 shtëpi, për të dytin rreth 3o sosh. Shasi ka pasur kisha sa ditë ka motmoti. Tash mund të shihen vetëm themelet e tetë kishave, gojëdhënën e sipërshënuar e përmend edhe Gjustiniani (l533) dhe më vonë Marin Bici (l6l0). Qytetet fqinje të Shasit, Ulqini e Tivari, deri në vitin l054 ishin në përbërjen e Durrësit, ndërsa nga ai vit i bashkangjitet Raguzës. Arqipeshkvia e Tivarit (mbi nëntqindvjeçare) ishte baza kryesore e përhapjes së katolicizmit në  Shqipërinë e Veriut, ndërsa Ipeshkvia e Shasit kishte po këtë funksion, por për zonën e vet gravituese. Sipas  M. Shuflait, Pishekvia e Shasit është shuar në vitin l478 së bashku me atë të Balezit. Në vitin l443 ipeshkv i Shasit ka qenë Palë Dushmani, i cili tri vjet më vonë largohet edhe vendoset në Drisht. Që nga fundi i shek. XV Shasi fillon ta humb statusin e ipeshkvisë. Edhe Pjetër Bogdani në relacionet e veta e përmend Shasin  duke theksuar se “shtrihet në perëndim deri në Dobrovodë në veri deri te Kravari, kurse në lindje përfundon me lumin Buna.“

Nikollë Merkjashi, në përshkrimin e Limaneve të Shqipërisë, në projektrelacionin drejtuar Klementit VIII, në Vitin 1603, në provincën e Shkodrës përmendë fortesën të vendosur pranë liqenit (të Shkodrës), të gjatë 60 milje dhe të gjërë më shumë se 15, në një anë popujt Klementinë me begatinë e peshkut, nga ana tjeter me burimin lumit Buna, nga gryka e këti liqeni, i lundrueshëm… deri në brendi të vendit. Kjo krahinë është e begatuar me çdo gjë dhe është shumë e populluar…[80].

Popujt Klementinë – i shkruan Pjetër Budi kardinalit Gocadino, më 15 Shtator 1621 – banojnë ndër malësitë përmbi Tivar dhe shtrihen në anën e Rizanos… (afërsisht) 2000 burra të zotë për armë. Katundet dhe qytezat e tyre: Shpiçi, Sozina, Kavalo (?), Mikuliqi, Sabek, Tigomille (Tegjemili), Sossan (Shushani), Nekagja (?), Soda (Podi), Dobrovoda (Ujëmira) dhe Zagradia.. Në Markoviq, ndërmjet Tivarit dhe Ulqinit,  në fshatrat: Tisinjo (?), Komina, Rassan (?), Kunja, Gorana, Mekermado (?), Povara (?), Kamiti (?), Vellesolo (?), Dugenine (?), dhe Megoriçi, mund të bëhen rreth 1500 burra të vlertë… Pranë urës dhe për rreth Shkodrës rreth 1000 burra të vlertë në katrundet: Bisani (?), Bacina (?), Muriqi, Pintiqi, Prinsih (4), Livari dhe Karaci (?)… Pranë Ulqinit dhe për rreth Bunës, 3000 burra për luftë në katundet: Shënkoll, Pulaj, dy katundet e Reçit, Zogaj, Shnjergji, Bripa (?), Kalance (?), Shasi, Braisa, Bardhanji dhe Matriçjani…[81].

Marin Bizzi (Bici), në Relacionin që kishte bërë me porosinë e Papa Palit të V-stë, në vititn 1610, shënon qytetin e Tivarit me 600 shtëpi. Një shtëpi muslimane në fshatin Selitë të Anës së Malit e përshkruan kështu: “…në shtëpinë e tij krejt përdhese, me një oborr të madh përpara, pa asnjë tavan, si a kanë zakon pothuaj të gjithë turqit, që kanë pak kujdes, bile duket se përbuzin çdo komoditet e pastërti shtëpiake. Kaq ma, sa në dhomën ku na shtini kishte përdhe përmbi kashtë disa shtroje (qylyma) për të ndejun me kamë të kryqzueme, për të ngranë e pastaj për të fjetun mbi to. Vetëm mue më shtruen mbi to një dyshek, kurse mbulesa kishte mjaft për të gjithë. Vetëm kur duhej me ngranë aty, shtrohej sipri një bulgare (lëkurë e kuqe) krejt e rrumbullakët e pa ndonjë sofrabrez e mësallë. Në vend të kësaj kishte një pëlhurë lini me ujca e gishta [yrnek] bojnash, sipas shijes arabe. Lugët, pranë të gjithë turqëve të pasur e skamnorë, s’ishin prej tejeter lande veçse prej druni, por shumë të lëmueta. As nuk përdornin piruj të tjerë veç gishtërinjsh. Po n’at dhomë, ishin të varuna në mure të gjitha armët e turkut, aty mbaheshin edhe kuajt të lidhun pranë grazhdit dhe me njënen kambë të mbrapme të lidhun në një kunj të ngulun në dhe që të rrinin qetë…”[82].

Bolica, bën një përshkrim për njësitë e vogla administrative për rrethin e Shkodrës. Sipas këti përshkrimi, në territorin ndërmjet Liqenit të Shkodrës dhe Detit Adriatik, jepen emërtimet e fshatrave, komandanti i vendit dhe numri i burrave të aftë për luftë. Në këtë kohë, sipas këti relacioni, Shpiçi (Shpizza) ishte i komanduem nga Gjuro Markou, (150); Sozina (Sosina) e komandueme nga Dumo Liki (80); Shushani (Suissa), i komanduem nga Pero Vitiç (87); Zubari, i komanduem nga Niko Perou (45); Tegjemili (Toghemeddi), i komanduem nga Vuko Strepieu (70); Mikuliqi (Michulich), i komanduem nga Luka Matushkou (60);  Gradojeviqi, i komanduem nga Gjuro Markou (130); Podi, e komandueme nga Peri Vuka (80). Brënda vetë Tivarit, mund të kishte 400 shtëpi, ndërsa për rreth qytetit (në varosh) mund të kishte edhe 100 shtëpi të tjera. Së bashku, mbase bëheshin 500 burra arme. Dobrovoda (Ujmirë), komandohej nga Rado Gjurosi (100) ; Rau (?) komandohej nga Gjuro Strepieu (54); Komina (Kumggni), komandohej nga Skuçi Gjurou (46); Markojeviqi (Marcoevich), komandohej nga Maro Nikou (1000); Gorana komandohej nga Dumo Luki (45); Gjonkoviqi i komanduem nga Andrea Druksi (70); Krytha e komandueme nga Gjurë Seka (75); Saliki (Ndoshta Zalefi i sotëm), i komanduem nga Pepa Meksilji (40); Pagraci (Pagraz), i komanduem nga Pepa Gjoroviqi (130). Qyteti i Ulqinit kishte 300 ylefexhinj (ushtarakë me rrogë) dhe nuk kishte më shumë se 300 shtëpi me gjithë rrethin e qytetit. Këtu mund të bëheshin nja 800 burra të armatosur. Në rrethinën e Ulqinit: Gorana (Gerana), komandohej nga Mark Kruta (180); Bratica (Bratizze) e komandueme nga Gjon Saleki (127); Parubi (Porubbi), i komanduem nga Lukë Mida (130); Sojmiri i komanduem nga Andrea Paruba (42); Kollomza (Collumsi) i komanduem nga Piene Bitti (170); Pistulli (Pistulle), i komanduem nga Kola Kastrati (70); Zogajt (Zogagni), nën komandën e Palë Sojmirit (237);  Medi (?) i komanduem nga Masa Paruba (48); Shënkolli i Bunës (S.Nicolo di Boiano), i komanduem nga Marin Preka (60); Reçi (Rezzi) i komanduem nga Pepa Jubani (50); Shnjergji (S.Zorzi), i komanduem nga Marin Kola (45); Belaj – Bardhok (Bellaggni), i komanduem nga Tuzi Gjeç (65); Gorica (Gorizza), e komandueme nga Kola Andreu (70);  Samrishi (Samaris), i komanduem nga Gjeç Gjoni (65); Muriqi (Morichi) i komanduem nga Vuka Mesi (80); Matani (Mattan) i komanduem nga Ded Skafi (45); Buzigatani (Busigattani), i komanduem nga Vuka Sula (70); Shakulli (Sachuli), i komanduem nga Marin Kola (60); Doksani (Doxan), i komanduem nga Kola Marku (80); Barbarusi (Barbaruss), i komanduem nga (N’)dre Leka (100); Gjinani (Ginani), i komanduem nga Kola Peri (?) (90); Shasi (Suaz), i komanduem nga Pep Mida (120); Selita (Solitta), e komandueme nga Gjon Kola (70); Bratica (Bratizza) [diku në Anë të Malit], e komandueme nga Gjuri Leka (47); Suma (Summe), e komandueme nga Pal Niki (40); Kadorko (Cadorcho), (Kadërkolla) e komandueme nga Dumo Luki (120); Rashtisha (Rasti), e komandueme nga Preu Biti (70); Milla (Midde), e komandueme nga Lek Paruba (43); Barkonjiqi (Barchognich), i komanduem nga Gjon Gjuroviqi (90); Kravari (Cravar), i komanduem nga Mark Nika (40); Oblika (Oblich), e komandueme nga Niki Pale (110); Boboti (Robott), i komanduem nga Peri Vuka (100).

Në rajon e  njëzet e dy fshatrave përanë liqenit të Shkodrës, deri në Cërnicë Bolica jep përshkrimin: Kazena (Casina), i komanduar nga Gjuri Leka (60); Çezaj (Cesagni), e sundueme nga Andro Duoinou (50); Shiroka (Sirochi), e komandueme nga Peri Kola (110); Mesilji (Mesigli), i komanduem nga Gjori Moriçi (90); Vallasi (Velliart), i komanduem nga Markin Kola (70); Zogaj (Zogagni), i komanduem nga Alla Andro (10); Skaja (Schanv) i komanduem nga Niki Petko (45); Arbneshi (Arbanassi) i komanduem nga (N)dreka Marini (80); Gjan Vuki (Gian Vuchi) i komanduem nga Per Kola (90). Ostrosi (Osterossi), i komanduem nga Kola Gjoni (70). Marteki (Martechi), i komanduem nga Pepa Bujari (100); Runjë (Ruchi), i komanduem nga Gjon Kola (57); Boboshti (Bobovista), i komanduem nga Luka Mida (80); Kshtenja (Castagna), e komandueme nga Lale (N)dreka (70); Ftjani (Stelichi) kishte 22 shtëpi me komandant fshatit Gjurë Nika (Giure Nicha) (47);. Në Brisk (Brizzol) 23 shtëpi, me komandant Kolë Menga (Colla Mengha) (40). Në Ljare (Limane) 23 shtëpi me komandant Gjurë Luka (Giuri Lucha) (50); Në Pinç (Pinculi) 20 shtëpi me me komandant Gjon Luka (Giovan Lucha) (45), Në Muriq (Morich), 20 shtëpi me komandant Gjon Muriqi (Gion Morich) (50). Në Shestan (Sextan) mbase me fshatrat brënda Shestanit, kishte 100 shtëpi me 260 burra, me komandant Perë Vuka (Peri Vucha). Në Krricë (Crigni) 30 shtëpi me Komandant Dedë Suka (Deda Sucha) (70). Në Selcë (Seoza), 80 shtëpi me komandant Gjon Kruta (Gioan Cruta).(180).

Katër vjetë më pas (1614), zyrtari venedikas nga Kotorri Marian Bolica, bën një përshkrim për njësitë e vogla administrative për rrethin e Shkodrës. Sipas këti përshkrimi, në territorin ndërmjet Liqenit të Shkodrës dhe Detit Adriatik, jepen emërtimet e fshatrave, komandanti i vendit dhe numri i shtëpive. Në këtë kohë, sipas këti relacioni, Shpiçi (Shpizza) ishte i komanduem nga Gjuro Markou, dhe posedonte 150 familje; Sozina (Sosina) e komandueme nga Dumo Liki, me 80 familje; Shushani (Suissa), i komanduem nga Pero Vitiç me 87 familje; Zubari, i komanduem nga Niko Perou me 45 familje; Tegjemili (Toghemeddi), i komanduem nga Vuko Strepieu me 70 familje; Mikuliqi (Michulich), i komanduem nga Luka Matushkou me 60 familje;  Gradojeviqi, i komanduem nga Gjuro Markou me 130 familje; Podi, e komandueme nga Peri Vuka me 80 familje. Brënda vetë Tivarit, mund të kishte 400 shtëpi, ndërsa për rreth qytetit (në varosh) mund të kishte edhe 100 shtëpi të tjera. Së bashku, mbase bëheshin 500 burra arme.

Dobrovoda (Ujmirë), komandohej nga Rado Gjurosi dhe kishte 100 shtëpi; Rau (?)  komandohej nga Gjuro Strepieu me 54 shtëpi; Komina (Kumggni), komandohej nga Skuçi Gjurou me 46 shtëpi; Markojeviqi (Marcoevich), komandohej nga Maro Nikou me 1000 shtëpi; Gorana  komandohej nga Dumo Luki me 45 shtëpi; Gjonkoviqi i komanduem nga Andrea Druksi me 70 shtëpi; Krytha e komandueme nga Gjurë Seka me 75 shtëpi; Saliki (Ndoshta Zalefi i sotëm), i komanduem nga Pepa Meksilji me 40 shtëpi; Pagraci (Pagraz), i komanduem nga Pepa Gjoroviqi me 130 shtëpi.

Gjithnjë sipas relacionit të Bolicës, qyteti i Ulqinit kishte 300 ylefexhinj (ushtarakë me rrogë) dhe nuk kishte më shumë se 300 shtëpi me gjithë rrethin e qytetit. Këtu mund të bëheshin nja 800 burra të armatosur. Në rrethinën e Ulqinit: Gorana (Gerana), komandohej nga Mark Kruta dhe kishte 180 shtëpi; Bratica (Bratizze) e komandueme nga Gjon Saleki me 127 shtëpi; Parubi (Porubbi), i komanduem nga Lukë Mida me 130 shtëpi; Sojmiri i komanduem nga Andrea Paruba me 42 shtëpi; Kollomza (Collumsi) i komanduem nga Piene Bitti me 170 shtëpi; Pistulli (Pistulle), i komanduem nga Kola Kastrati me 70 shtëpi; Zogajt (Zogagni), nën komandën e Palë Sojmirit me 237 shtëpi;  Medi (?) i komanduem nga Masa Paruba me 48 shtëpi; Shënkolli i Bunës (S.Nicolo di Boiano), i komanduem nga Marin Preka me 60 shtëpi; Reçi (Rezzi) i komanduem nga Pepa Jubani me 50 shtëpi; Shnjergji (S.Zorzi), i komanduem nga Marin Kola me 45 shtëpi; Belaj – Bardhok (Bellaggni), i komanduem nga Tuzi Gjeç me 65 shtëpi; Gorica (Gorizza), e komandueme nga Kola Andreu me 70 shtëpi;  Samrishi (Samaris), i komanduem nga Gjeç Gjoni me 65 shtëpi; Muriqi (Morichi) i komanduem nga Vuka Mesi, me 80 shtëpi; Matani (Mattan) i komanduem nga Ded Skafi me 45 shtëpi; Buzigatani (Busigattani), i komanduem nga Vuka Sula me 70 shtëpi; Shakulli (Sachuli), i komanduem nga Marin Kola me 60 shtëpi; Doksani (Doxan), i komanduem nga Kola Marku me 80 shtëpi; Barbarusi (Barbaruss), i komanduem nga (N’)dre Leka me 100 shtëpi; Gjinani (Ginani), i komanduem nga Kola Peri (?) me 90 shtëpi; Shasi (Suaz), i komanduem nga Pep Mida me 120 shtëpi; Selita (Solitta), e komandueme nga Gjon Kola me 70 shtëpi; Bratica (Bratizza) [diku në Anë të Malit], e komandueme nga Gjuri Leka me 47 shtëpi; Suma (Summe), e komandueme nga Pal Niki me 40 shtëpi; Kadorko (Cadorcho), (Kadërkolla) e komandueme nga Dumo Luki me 120 shtëpi; Rashtisha (Rasti), e komandueme nga Preu Biti me 70 shtëpi; Milla (Midde), e komandueme nga Lek Paruba me 43 shtëpi; Barkonjiqi (Barchognich), i komanduem nga Gjon Gjuroviqi me 90 shtëpi; Kravari (Cravar), i komanduem nga Mark Nika me 40 shtëpi; Oblika (Oblich), e komandueme nga Niki Pale me 110 shtëpi; Boboti (Robott), i komanduem nga Peri Vuka me 100 shtëpi.

Gjithnjë sipas Bolicës, njëzet e dy fshatrat përanë liqenit të Shkodrës deri në Cërnicë, që kryesisht hyjnë në kuadrin e Krajës, ishin të gjithë të krishterë të ritit romak. Mbase Bolica e ka fjalën vetëm për të krishterët, për ndryshe do të na dalë një pakorrektësi, sepse plot 32 vjetë më heret, në Regjistrin e Kadastrit të Shkodrës të vitit 1582, siç pamë më parë, në fshatrat e Krajës kishte plot banorë të islamizuar.

Sidoqoftë, në këtë rajon Bolica jep përshkrimin: Kazena (Casina), i komanduar nga Gjuri Leka me 60 shtëpi; Çezaj (Cesagni), e sundueme nga Andro Duoinou me 50 shtëpi; Shiroka (Sirochi), e komandueme nga Peri Kola me 110 shtëpi; Mesilji (Mesigli), i komanduem nga Gjori Moriçi me 90 shtëpi; Vallasi (Velliart), i komanduem nga Markin Kola me 70 shtëpi; Zogaj (Zogagni), i komanduem nga Alla Andro me 10 shtëpi; Skaja (Schanv) i komanduem nga Niki Petko me 45 shtëpi; Arbneshi (Arbanassi) i komanduem nga (N)dreka Marini me 80 shtëpi; Gjan Vuki (Gian Vuchi) i komanduem nga Per Kola me 90 shtëpi. Nga emërtimi ngjason shumë me toponimin GjoNikaj ose GjyrNikaj të Arbneshit, që mund të ketë qenë fshat më vete. Pastaj vjen fshati Ostros (Osterossi), i komanduem nga Kola Gjoni me 70 shtëpi. Marteki (Martechi), i komanduem nga Pepa Bujari me 100 shtëpi; Runjë (Ruchi), i komanduem nga Gjon Kola me 57 shtëpi; Boboshti (Bobovista), i komanduem nga Luka Mida me 80 shtëpi; Kshtenja (Castagna), e komandueme nga Lale (N)dreka me 70 shtëpi; Ftjani (Stelichi) kishte 22 shtëpi me 47 burra (mbase të aftë për luftë), me komandant fshatit Gjurë Nika (Giure Nicha). Në Brisk (Brizzol) pa përcaktuar të epërm apo të poshtëm, kishte 23 shtëpi me 40 burra, e për komandant ishte Kolë Menga (Colla Mengha). Në Ljare (Limane) kishte 23 shtëpi me 50 burra, për komandant Gjurë Luka (Giuri Lucha). Në Pinç (Pinculi) 20 shtëpi me 45 burra, me komandant Gjon Luka (Giovan Lucha). Në Muriq (Morich), pa për, kishte 20 shtëpi me 50 burra, komandant Gjon Muriqi (Gion Morich). Në Shestan (Sextan) mbase me fshatrat brënda Shestanit, kishte 100 shtëpi me 260 burra, me komandant Perë Vuka (Peri Vucha). Në Krricë (Crigni) 30 shtëpi me 70 burra. Komandant Dedë Suka (Deda Sucha). Në Selcë (Seoza), 80 shtëpi me 180 burra, për komandant Gjon Kruta (Gioan Cruta)[83].

Mariano Bolica këtu kishte shënuar vetëm popullsinë e krishterë, pa përmendë popullsinë e këtyre fshatrave që tashmë ishin islamizuar. Këtu na bie në sy një ndryshim. Në pjesën e epërme të Krajës, në veri të Ftjanit, në shënimet e Mariano Bolicës, na dalin më pak familje në krahasim me Defterin Kadastral të Shkodrës të vitit 1582, gjë që tregon se këtu vazhdonte procesi i islamizimit. Po të krahasosh këto dy dokumente gjatë këtyre 32 vjetëve, ishin shtuar popullsitë e islamizuara në disfavor të familjeve të krishtera. Kështu, familjet muslimane sipas fshtarave kishin arrijtur: Ftjani 23 familje nga 6 që kishte më 1582, Brisku 19 nga 8, Ljarja 26 nga 5, Pinçi 13 nga 6, Muriqi 22 nga 4 dhe Shestani 12 nga 7 që kishte në vitin 1582. Kështu, Ftjani, Brisku, Ljarja, Muriqi dhe Pinçi kishin gjysmën e popullsisë të islamizuar. Sipas këti regjistri, në Krricë dhe në Selcë dalin më shumë familje

Ndërmjet viteve 1637-1639, Gjergj Bardhi – ipeshkëv i Sapës, kur kishte vizituar dioqezat, kishte shkuar në kishën e Shën Palit në Shestan (Vila di Scestani). Aty, pasi kishte meshtuar e kishte predikuar, kishte krezhmuar 31 frymë. Famullitari i kësaj kishe ishte Gjergj Vuskoviqi dhe në 82 shtëpitë e kësaj famullie jetonin 750 frymë të krishtera. Më pas kishte shkuar në Muriq (Vila di Murichi) dhe në kishën e Shën Gjergjit kishte krezmuar 28 frymë. Kujdesin e kësaj kishe e kishte Dom Gjergji, ndërsa i gjithë fshati kishte 12 familje të krishtera me 105 frymë. Në ditën e Shënkollit (6 dhjetor) kishte shkuar në Pinç (Vila di Pinzagni). Aty, në kishën e Shënkollit, ku shërbimin e bënte Dom Gjoni, me sjellje të mira e me dije të pakët, kishte gjetur 18 shtëpi me 130 frymë të krishtera. Aty kishte krezmuar 35 frymë. Më 17 dhjetor, ai ishte në kishën e Shmitrit në Brisk (Briscu) ku jetonin 15 familje me 120 frymë të krishtera. Aty kishte krezmuar 14 frymë. Në Muriqan (Vila de Murichiani) në kishën e Shën Demetrit kishte krezmuar 25 frymë. Në fshat jetonin 16 familje me 140 frymë. Se ku ishte ky fshat me këtë kishë, mbetet e paqartë. Më pas, kishte shkuar në Ljare dhe kishte meshuar e kishte predikuar në kishën e Shën Pjetrit. Aty kishte krezhmuar 12 frymë. Në 18 familje të fshatit jetonin 160 frymë të krishtera. Të nesërmen, në fshatin e Heliqit (vila de Helichi) Ftjan (?!) në kishën e Shën Pjetrit kishte predikuar e kishte krezhmuar 12 frymë. Në kët fshat, në 8 familje jetonin 78 frymë të krishtera. Në të gjitha këto famulli e në këto kisha, shërbenin Gjergj Vuskoviqi, Dom Gjoni e Dom Gjergji, kurse kishat kishin mbetur me paisje të mangëta.

Sipas Relacionit që kishte bërë në tetor – nëntor 1637, si arqipeshkëv i Tivarit, në 11 shtëpi të krishterësh brënda qytetit të Tivarit dhe në 60 të tilla në varosh, jetonin 332 frymë të krishtera. Brënda qytetit kishte 117 shtëpi muslimane, kurse jashtë qytetit 900 (?) shtëpi të tilla. Famullitarët Dom Pjetër Samueli dhe Dom Françesk Paskuali banonin në shtëpitë e tyre atnore brënda qytetit, ushtronin detyrën e tyre priftërore dhe nuk kishin asnjë pengesë, veç se të krishterët pak besim kishin në to. Fshati Zubç, kishte 40 shtëpi me 500 frymë të krishtena. Shushani 80 shtëpi me 900 frymë. Shpiçi, 35 shtëpi me 230 frymë të krishtera, dhe 43 shtëpi të skizmatikëve. Sozina, 20 shtëpi me 220 frymë të krishtera dhe 2 shtëpi skizmatikësh. Në Tegjemil, kishte 20 shtëpi me 230 frymë të krishtera[84].

Në Relacionin e Pjeter Bogdanit, përfunduar më 24 Mars 1684, përshkruhet Tivari, që siç përmendej nga Gjansone (vëll.V, i Atlantit, f.247): “…merrte emërtimin e vet nga fakti se ai me krahinën e vet, janë të vendosur përballë fortesës së Barit (që është) në bregdetin e mbretërisë së Napolit”. Qyteti, përballë mbretërisë së Puljes, i vendosur (buzë) Adriatikut, mbi një mal të rrethuar me ullishta, me 500 zjarre brënda mureve. Territori malor e i vështirë, shkak për zijën e bukës… Pesë milje më tej, kisha e famshme (e zonjës së Shën Mërisë) e Rotacit, me titull të abacisë… Në të gjithë dioqezën, tetë fshatra me katolikë, 229 shtëpi me 2400 frymë. Në qytet asnjë shtëpi katolike, por secila me nuk shërbëtor ose shërbëtore apo skllave katolike, deri në 300 veta… ~ …Qyteti i Ulqinit, në bregdetin e Adriatikut [Detin Adriatik serbet e quanin “Deti i Diokletas” (More Dioklitijsko) , Liqenin e Shkodres “Liqeni Diokletas” (Dioklitijsko Jezero). Ngadale, qyshe ne shekulliu X- te. emri Diokletas u zavendesua me ate te Zetes (Zenta, Genta)[53]. Geschichte Derserben, I, Band, Gotha 1911, f. 115, 116, 120, 152, 154′, voçuar nga Konstandin Jericek (Vjen- Austri), “Mbi shqiptaret e trevave veriore, dhe verilindore ne kontarkte me popullsise sllave…” E verteta mbi Kosoven…” f-113]] dhe peshkopata e tij deri në Trushin e epër… Aty ku (Buna) derdhet në detë, abacia e Shën Kollit të Bunës… Peshkopata e Shasit, e vendosur në bregun e një liqeni shumë të bukur, të quajtur (Liqeni) i Shasit, që shtrihej nga Dobrovoda (Ujmira) deri në Kravar e deri në lumin e Bunës..[85].

Proveditori i jashtzakonshëm i Kotorrit, Nikolla Erico, më 1 Mars 1692, jep një relacion me përshkrime: “Po e nisë me radhë nga kështjella e Lastuas nga e cila për pak milje drejt bregut, shtrihet avancimi sepse ende nuk ka qenë e mundur të arrihet Kraja (krahina) që përfshinë të gjithë pjesën e vendit, të rrethuar prej detit, prej lumit të Bunës e Liqenit të Shkodrës, e që kufizohet në veri me Malin e Zi, në këtë vend janë përfshirë edhe tivari e Ulqini… Cërnica është 18 milje e gjatë dhe 6 e gjërë. Ka në kufi Brajiqin me Smiljeva Ulica, që është kufiri i vjetër i Pastroviqit, tri milje përtej kështjellës Lastua, ka hadilukatin e Tivarit në Krajë dhe për një pjesë të mirë, Liqenin e Shkodrës përballë Zhabjakut… Cërnica e ka skelen në Vir që ndodhet në( bregun e Liqenit të Shkodrës, por tani kjo skelë është e mbyllur sepse qarkullon murtaja. Nëpër këtë skelë kalojnë, nga Shkodra e vende të afërta, lesh, lëkura, dyllë e duhan…”[86].

Sipas relacionit që Arqipeshkvi Vinçenc Zmajeviqi i dërgon Selisë së shenjtë, pas vitit 1702,  Arqipeshkvia (e Tivarit) numronte 5 famulli: atë të Borgo Tivarit (në Tivare), Susanit, Spicës, Kastel Lastus, dhe Shestanit… Në famullinë e Brishtit dhe Shestanit përfshiheshin 11 fshatra malësore, por larg nga njëritjetri: Shestani, Brishi (Brisku), Tesiqi (Ftjani), Livari (Ljarja), Pinçiqi (Pinçi), Lukiki (Lukiqi), Gjurapsi (Gjuraçi), Brugari, Guresi (Gurezi), Rediki dhe Ruda… Arqipeshvi sqaron se banoret e fshatit Ljare, në famullinë e Brishtit e të Shestanit, mbas lutjes që ai i paraqiti vetë pashait të Shkodrës, pasi konsideroheshin “shumë të varfer”, u falen nga pagimi i taksave. (Sipas arqipeshvit) këto banorë në këto kushte të një pajtimi njerëzore nga ana e pashait, largoninin rrezikun e braktisjes së fesë katolike. Por megjithate banoret e këtyre anëve shpejt filluan të praktikonin njëkohesisht të dy besimet: katolike dhe muslimane. Natyrisht që ky fakt ishte tepër shqetesues, jo vetem për Arqipeshkvinë e Tivarit por për gjithë kishen katolike shqiptare[87].

Një relacion më të gjërë, Zmajeviqi e hartuar në Zarë, më 1 Korrik 1744, mbase me ndihmën e ndonjë autoriteti kishtarë, sipas të cilësArqipeshkvia e Tivarit, kishte pesë famulli: famullia e qytetit të Tivarit, Susanit (Shushanit), Spizës (Spies), Kështjella e Lastuas (Petrovaci), dhe Shestanit, në të cilat numrohenshin 351 shtëpi me 2144 banorë. Në asnjë nga këto famulli nuk ruhej i ‘Shenjtërueshmi sakrament’ dhe as Burimi i Pagëzimit, nuk ushtrohej doktrina e krishterë dhe nuk shkruheshin pagëzimet, martesat e vdekjet. Vetëm në dy famulli pagëzoheshin në kishë. Meqenëse, kjo Dieoqezë ishte kufitare, si populli ashtu edhe kleri, komunikojnin shumë shpesh me qytete dhe vende të krishtera matanë kufijve. Në çështjet shpirtërore kishte më rregullsi, ose së paku më pak parregulltësi se sa në kishat e tjera të Shqipërisë – Kleri më intelegjent dhe populli më i butë.

Famullia e qytetit të Tivarit përfshinte, përveç vetë qytetit edhe fshatrat e Zubzit (Zupçit), e Tuxhemilit larg nga e para 3 milje dhe nga e dyta 4 milje. Qyteti numronte 78 shtëpi katolike me 206 banorë. Kishte kishën e famullisë kushtuar Shën Prenës (Shën Veneradës). Kapela e vogël me të njëjtin emër, ku kishte qenë Kuvendi i Fretërve Oservantë, një milje larg nga qyteti, ishte e rrënuar nga koha e tërmetit dhe rrezikohej të shkatërrohej. Kishte një kryq prej argjëndi i cili vlerësohet 30 skuda..  Në Zubz, 36 shtëpi katolike me 202 frymë, kishin kishën e Shën Nikollës në gjendje të mirë materiale… Tuxhemili, 12 shtëpi katolike me 98 frymë, me kishen e Shën Nikollës të rrënuar nga tërmeti. Famullitari Dom Gjergj Debelia nxënësi Kolegjit të Fermos dhe Misionar Apostolik, me natyrë të ashpër e grindavece, i akuzuar për tregëti të paligjshme… Fshati i Susanit me 69 shtëpi katolike e me 358 banorë, kishte kishën e Shën Venerandës, por të pamjaftueshme për gjithë popullin. Këtu ishte edhe kisha abaciale e Rotacit, ndërtesë madhështore me kuvendin e bashkangjitur dhe e ndërtuar më 1473. Tani e  shkatrruar nga tërmeti. Ka mbetur e paprekur vetëm një kapelë, e uzurpuar nga ortodoksët. Famullitari Dom Françesko Palata, 29 vjeç, pa njohuri shkencore, por me intelegjencë në ushtrimin e detyrës. Tregonte kujdes për shpirtrat e tre shtëpive katolike me 19 frymë të Sesinës, fshat i vendosur midis ashpërsisë së maleve, larg nga Susani 4 milje, me kishën e Shën Nikollës dhe Shën Elisë, pothuaj të shkatrruara. Tre milje nga Susani fshati i Spicës me 39 shtëpi katolike e me 297 frymë, me kishën e Shën Teklës, të përbashkët për katolikët e ortodoksët. Ishin edhe tetë kisha të tjera, dedikuara shenjtorëve Pjetri dhe Pali, Elias, Mitrit (Demetrio), Anës, Rokut, Gjergjit, Gjonit e Nikollës, edhe dy kisha ortodoksësh, më shumë në numër, të dedikuara të Shelbuemit dhe të lavdishmes Nënës së Zotit. Të krishterët të infektuar me me disa bestytni ortodokse,  i toleronte e i lejonte famullitari Dom Françesko Giorga, 64 vjeçë,  koprrac, këmbëngulës, pak i aplikueshëm në punët e Zotit dhe në shërbim të shpirtërave me cilësi të dobëta… Midis popullatës së Pastroviçëve që numronte 130 shtëpi, e ushtronte ritin grek ose serbian, vetëm Kështjella e Lastuas (Petrovac) ishte e ritit katolik, me 13 shtëpi e me 98 frymë. Aty ishte kisha Shën Tomës Apostull të përbashkët me ortodoksët dhe  kisha e Shën Vitos. Famullitarit d. Stefano Medin, vendas 37 vjeç, i zgjuar, i zoti, i zellshëm, por shumë i trazuar, sherrxhi dhe që i pëlqente vetja.

Famullia e  Brishit dhe e Shestanit, më e populluemja dhe më e pavolitshmja, 11 fshatra pak larg nga njëratjetra, të varfër por të pangacmuar nga turqit. Tesiqi (Ftjani) me katër shtëpi e me 31 frymë katolike, me kishën e Shën Aleksandrit (Shën Llezhdrit) ne gjendje te mire, rrallherë vzitohej nga famullitari. Kur i kishte vzituar relatori, gjeti tre të mënjanuar (islamizuar) qe që u penduan per gabimin e u rikthyen në prehnin e kishës. Edhe dy të krishterë të fshehtë që duke përbuzur gabimin e simulimit të gjatë që jashte paraqiten turq (muslimanë) e brënda të krishterë, e deklaruan publikisht fenë. Brishi (Brisku) me 15 shtepi me 99 fryme, me kishën e Shen Mitrit, ne gjendje te keqe materiale. Livari (Ljarja) 21 shtëpi katolike me 178 frymë, me kishën e Shën Pjetrit, me kapellën (kishëzën) e Shën Venerandës dhe një tjeter me cilësi e madhësi të njëjtë për ritin grek. Këto tre fshatra tepër të varfëra ishin në rrezik të konvertoheshin në fenë Islame, për shkak të tributit, të cilën këtë vit nuk do ta paguajn në saje të lutjes së Arqipeshkvit Vizitator bërë Pashait të Shkodrës dhe mirësisë së këti të fundit që ja fali. Pinçiqi (Pinçi) kishte 55 shtëpi katolike me 86 frymë, me kishën e vet. Lukiqi, 6 shtëpi me 51 frymë. Gjurapsi, 9 shtëpi me 77 frymë.Brugari, 7 shtëpi me 62 frymë. Guresi, 10 shtëpi me 85 frymë. Rediqi, 12 shtëpi me 107 frymë. Ruda, 5 shtëpi me 36 frymë. Për të gjithë këto fshatra, ishte vetëm kisha e Shën Palit e dëmtuar në fasadë nga tërmeti në rrezik për shëmbje. Kishte edhe katër kisha të tjera të shkatrruara të Shën Palit, Shën Pjetrit, dhe dy të Shën Veneradës. Këto fshatra numronin  111 shtëpi me 905 frymë. Famullitari ishte D. Luka Brishi, 70 vjeçar nga Briska (Brisk)[88].

Një vit më vonë, më 1745, Ipeshkvi i Shkodrës  Imzot Pal Pema Kampsi, bëri një relacion për dioqezën e tij. Në këtë relacion, jepen të dhënat për Shën Nikollën (Shënkolli) me 20 shtëpi e 56 frymë katolike. Kjo famulli përmbledhte fshatrat: Pullanj, i ndarë dyshë nga Buna, numronte 18 shtëpi katolike me 78 frymë. Reçi, edhe ky i ndarë dyshë nga Buna, 8 shtëpi katolike me 44 frym, me kishë të zbuluar ku shërbente famullitari d. Mark Mikeli nga Bria, 45 vjeçar. Shën Gjergji në Breg të Bunës 9 shtëpi katolike me 105 frymë, përmblidhte fashatin Prenkali të ndarë nga Buna, një shtëpi katolike me 10 frymë, Fraskanjel me 4 shtëpi katolike me 46 frymë, Pentar me 6 shtëpi katolike me 106 frymë, Keroq me 7 shtëpi katolike me 68 frymë, Luares me 5 shtëpi katolike me 33 frymë. Reçi i Shën Gjergjit kishte 8 shtëpi katolike me 97 frymë. Curkanji, 3  shtëpi katolike me 23 frymë. Pistuli, 8 shtëpi katolike me 74 frymë. Bria, numronte 11 shtëpi katolike me 69 frymë dhe përmblidhte në vete fshatrat: Kelesena (Kllezna) me 8 shtëpi e48 frymë katolike. Bukmira, 3 shtëpi katolike me 22 frymë. Shasi, 3 shtëpi katolike me 26 frymë. Selita, 1 shtëpi katolike me 6 frymë. Suma, një shtëpi katolike me 5 frymë. Mida (Milla) 1 shtëpi katolike me 15 frymë. Braisha, një shtëpi katolike me 5 frymë. Në Ulqin numëroheshin 20 frymë si skllevër[89].

Në një përshkrim mbi gjendjet e kishës dhe të popullatës në rrethin e Shkodrës, në vitin 1777, gjejmë Shën Gjergjin (5 Nëntor 1777) me 9 shtëpi katolike me 34 frymë që kungohen, 10 të pazot, me kishën e Shën Gjergjit me dy meshtarë jo të mirë. Në Shën Nikolla në Breg të Detit (12 Nëntor 1777), kishte 16 familje me 106 frymë, 77 që kungohen, 10 të pazot.  Në kishën me këtë emër, shërbente d. Anton Logorezi i kënaqur me famullinë dhe famullia e kënaqur me të.  Setoi: Një orë larg nga Shën Nikolla, dhe 2 orë larg nga Ulqini. 6 shtëpi katolike me 36 frymë, 36 që kungohen, 10 të pazot. Bria (18 Nëntor 1777), 6 shtëpi katolike, 22 frymë që kungohen, 13 persona të pazot. Kelesina (Kllezna) një çerek ore larg, 9 shtëpi katolike, 58 frymë që kungohen, 25 persona të pazot. Mida (Milla) dy orë larg. 3 shtëpi katolike, 14 frymë që kungohen, 4 persona të pazot. Summa dy orë larg. Një shtëpi katolike, 8 frymë që kungohen, 5 persona të pazot. Bruisa rreth dy orë. Një shtëpi katolike, 7 frymë që kungohen, dy persona të pazot. Shasi: 3 shtëpi katolike, 14 frymë që kungohen, 6 persona të pazot. Bukmira, 2 shtëpi katolike, 4 frymë që kungohen, 2 persona të pazot[90].

Adolphe Cerfbeer[91] oficer në shërbim të Francës[92] shkruan librin “Notise gjeografike mbi Shqipërinë dhe mbi vetitë e banorëve të saj” (1827). Autori këtu shqiptarët i ndanë në katër grupe: gegë, toskë, labë dhe çamë. Gegët, katolikët, latinët ose Mirditët i sheh si njerëz të çmueshëm, që shikojnë tregëtinë, bujqësinë, e nuk i bien kujt në qafë. Toskët i konsideron më të këqinjët e më tradhëtorët e shqiptarëve, si muslimanët ashtu edhe të krishterët, të cilët nuk dinë tjetër veç të urrejnë ato që nuk janë në fenë e tyre, të mos hanë mish të mërkurave, të premtave dhe në krezhme, pa patur asnjë virtyt. Labët – thotë se janë – më të fëlliqtit e më trashanikët, shtazorët e të gjithë shqiptarëve. Emri “lab” u konsiderua si një sharje ndër shqiptarët. Labët nuk kanë as prift, as dervish, as hoxhë. Gratë labe janë aq të ndyra sa edhe burrat, u vjen era sepse asnjëri nuk i ndrrojnë këmishat nga shtati deri i shkyejn. Camët janë fanatikë, barbarë, anarkist. Këtë anarki ata e quajn liri[93].

Shqiptarët janë më të mirët e ushtarëve të Turqisë Evropjane. Kanë në shkallën më të lartë fuqinë, shkathtësinë, flakën dhe të gjitha cilësitë e volitshme për mjeshtrinë e armëve, por meqenëse jetojnë në një vend pak të qytetëruar, nuk dinë të bëjnë luftë me art. Asnjë ushtarë nuk qëllon më mirë se ata. Askush prej trupave nuk zgjedh më mirë se ata vendin dhe nuk e mbron me aq tepër forcë[94] Ata janë raca më e bukur e Turqisë Evropjane. Të tjerët i përshkruajn kurdoherë si ushtarë të dhënë pas plaçkës, si të këqinj, gjë që s’duket të jetë fare e vërtetë… Në shtëpi nuk punon veç aq sa ka nevojë të mos vdesë…Shqiptarja nuk është veç se një skllave e burrit… Punët e rënda e bëjnë që të vyshket, rudhet shumë shpejt dhe i digjet lëkura, si edhe burrave. Shumë herë burri e rreh të shoqen[95].

Në vitin 1332 Brokardus Monakus, i veshur si prift katolik shkruan se shqiptarët janë popull i ndershëm dhe bujar, ata kanë libra të tjerë… (librat e tyre, ose libra shqip). Për serbët ai shkruente se janë fis i prishur dhe i keq, një pjellë e tmerrshme, e pandershme. Ata nuk dinë fare për Zotin, kishën nuk e dëgjojnë aspak. Vrasin miqt e vet, nuk i kursejnë madje as fëmijët e barkut të vet dhe i vrasin. Ata shkatrrojnë dhe prishin…

Në botimin e 30 shtatorit 1880, gazeta egjiptase “El-Aahram” (#217, 30 shtator 1880), për qytetin e Ulqinit gjen me vend të përshkruaj:  Ngjarjet e fundit i dhanë rëndësi të madhe këti qyteti, derisa shtetet e mëdha u detyruan të dërgojnë flotën e tyre të përbashkët që t’ja dorzojnë malazezëve. Rreth këti qyteti, kohët e fundit kanë ndodhur shumë ngjarje, të cilat nuk kanë nevojë të përsëriten, por kësaj radhe do të flasim për historinë e tij. Ulqini është qytet osman ndërmjet Malit të Zi dhe Shqipërisë. Ka dy limane, i pari është i ngushtë dhe i cekët, kurse i dyti është i gjërë dhe i thellë. Qyteti ndahet në dy pjesë: në atë të vjetrin dhe të riun. I vjetri ka 24 shtëpi dhe një kala jo aq me rëndësi, pasi rrethohet nga një murë i dobët dhe mbi të ngrihen kodrat që mund të mbikqyrin në të, ndërsa Ulqini i Ri ka 400 shtëpi, prej tyre 3800 banorë janë musliman, 13 familje me 80 antar serbe, 8 familje me 40 anëtarë janë katolike dhe 80 persona janë zezakë. Në këtë qytet, deri më 1858, nuk kanë banuar të krishterët ortodoks. Turqit e quajn këtë qytet “Ulxhan”, shqiptarët “Ulqin” dhe serbët “Ulcin”. Në kohët e vjetra është thirrur “Ulcinium”. Kur është ndarë Perandoria Romake, Ulqini i është bashkuar asaj të Lindjes. Kështu ka mbetur deri në brezin e njëmbëdhjetë. Në atë kohë, fituan serbët, hungarezët dhe frenikasit kundër bizantinëve dhe qyteti mbeti nën sundimin serb deri më 1408, pastaj nën fenikasit deri më 1561. Në këtë vit e pushtoi Ahmet Pasha, në emër të Perandorisë Osmane,  dhe kështu jetoi në qetësi deri më 1870,  kur e sulmuan malazeztë dhe prej ushtrisë së qytetit, mbytën afër 1000 ushtarë, zunë rob afër 500 të tjerë, dhe dogjën gjysmën e qytetit, ndërsa shtetet e Mëdha të Evropës, vendosën më 1880,  që këtë qytet t’ja japin Malit të Zi[96].

Në Kamus al-a lam-in e Sami Frashërit, shkruar në vitin 1889 jepet përshkrimi i Ulqinit: “…Ulqini është një kasaba buzë detit Adriatik, në anën veriprendimore të Shqipërisë. Eshtë një kasaba shumë e vjeter e njohur me emrin Olcinium, të cilën sot shqiptarët e quajn Ylqyn ose Ylqin, kurse evropjanët e quajn me emrin Dulqimi. Një pjese e kasabasë është brënda kalasë. Megjithse kalaja eshtë shumë e fortë nga ana detit dhe ka pamje te bukur, mbi kala dominojnë Kulunza dhe Nashori. Mbrenda në kala gjenden 100 shpi. Kurse jashtë mureve te saj, buzë bregdetit dhe kodrave janë 600 shtëpi. Numri i banorëve arrinë 5000. Ulqinakët që moti janë marrë me detari. Në mesjetë ishin të popullarizuar si kusarë në Detin e Bardhë. Ata gjithashtu me 400-500 anije bënin tregti në gjithë anët e Detit të bardhë. Detaret e Ulqinit te organizuar me emrin “uskokë” në emër te Perandorisë Osmane, luftonin dhe u bënin rezistencë dhe e tërë rezistencë u kurorëzua me pavarsinë e Greqisë. Gjatë kohës së kryengritjeve formacionet e përbëra nga detarët e krishterë shqiptarë, në luftë me plaçkitësit grekë, shkatërruan një pjesë të anijeve. Megjithatë deri në ditët tona ka pasur në dispozicion 200-300 anije. Limani është i vogël, por nja një orë në veri të kasabasë, ka një liman mjaft të gjërë dhe të mbrojtur nga era e jugut e njohur me emrin Val de Nuca. Detarët e Ulqinit i kanë bërë shërbime të mëdha Portës së Lartë në detë, aq sa disa nga mesi i tyre janë ngritur në gradën e kapidan pashëve…”[97].

Studjuesi Marin Sirdani, në vitin 1904, kishte shkuar në Ulqin ku kishte qëndruar një javë. Bashkë me famullitarin e qytetit Pater Bonaventura da Contrada, O.F. M, me një të krishterë ulqinak e me një musliman, kishin dalur në Kështjellë dhe nga bisedat që kishte bërë me to, kishte shënuar ato që ja mori mendja se ja vlenë të shënohen: “Ledhat e kështjellit ishin vende-vende të lagueme e ndermjet gjithë atyne rrendimeve ndertesash ishin ende në kambë nja njizet shpija, të banueme prej muhamedanësh. Ne mjes të tyne naltohej nji xhami qi diftohej se motit kishte kenë kishë e Shën Kollit e se kishte ende shkrimin mbi derë… Si mbarojshin shpijat e banueme, ndermjet te gomileve ndeshem ne nji big kund nji metrit, e neper te shifet, jo fort thellë, nji vend i gjanë mbushe me ujë, si nji ubet, por mbi te vijojshin shtylla te shendritshme si t’ishin mermerit. Thojshin se motit ishte kene kishë (crypta). Ka mesi i ledheve të kështjellit, në mur’ nalt, ishte shkrue me germa të mëdha tullash s’ardhuna, emni i kështjellit “Colesis”. Ne njanen nder frangjia qi kundrojshin detin shenojshin vendin prej kahë ishin kenë kalarue e mbytë në detë tridhetë murgesha për mos me ra në dorë të turqeve kur hijn së pari n’atë gjytet. Ngjitas me kështjell, maje nja kodre pakëz ma ulët, shtrihej vendi i gjytetit të hershem. Per si më kallzojshin ciceronat,motit mbushë me shpija e i rrethueme me ledhe të mëdha, por at’herë megjithse e kishin shti nen veti, nuk u dukshin ma as rrandime ndertesash as ledhesh. Shifej vetem nji kishë mjeft e madhe qi thojshin se ishte kenë e Shën Dedës, por e mirosun qysh pak vjet prej Krajl Nikollës e lshue ortodoksvet. Banorët e gjytetit kishin nxanë vend buzës së bregut të detit e aty kishin ndertue shpija e tregore. Ulqini atëherë si sot ishte fjeshtë shqyptar, e u flitëte gjuha shqype prej mbarë popullit. Qeveria malazeze kishte nji shkollë me gjuhë sllavishte, por muslimanët qi ishin shumicë e madhe e atij gjyteti nuk i dergojshin fëmit e vet ne atë shkollë. Ata kishin meitepin e vet me gjuhe turqishte si në kohen e zotiait turk. Të krishtenëi tuj mos pasë shkollë tjetër, ndiqshin shkollen e shtetit e nxansat kishin nisë me u quajt me mbiemnin që u kishte vu “uçiteli” ,disave fjeshtë slavësh e disave shtue emnit te babës nji iq. Megjitiate ata u mbajshiu shqiptar e flisnin shqyip jashta shkollet. Nji franciskan tjeter, Pader Jak Salçi, shqyptar i distriktit të Ulqinit, bani qi në shkollen e Ulqinit në vend të sllavishtes te mësohet shqypja...”[98]


[1] Basvekalet arsivi, Tapu defterleri defter- mafassal liva-i , Iskenderye, Nr. 17, me 473 faqe.

[2] Selami Pulaha: “Popullsia Shqiptare e Kosovës gjatë shek. XV-XVI” studime dhe dokumente, f.75

[3] Sipas “Defteri i regjistrimit të Sanxhakut të Shkodrës të vitit 1582; cit. Dr. Mustafa Memiq: “Bosnjaci muslimana Sandzaka i Crne Gore”, Sarajevë 1996

[4] “Defteri i regjistrimit të Sanxhakut të Shkodrës i vitit 1485” Paraqitja, hyrja, transliterimi, perkthimi dhe komentet nga Selami Pulaha, botimi i Institutit të Historisë pranë Akademisë së Shkencave të RP të Shqipërisë, Tiranë 1974, f. 137-145

[5] Basvekalet arsivi, Tapu defterleri defter- mafassal liva-i , Iskenderye, Nr. 17, me 473 faqe

[6] Defteri i Regjistrimit të Sanxhakut të Shkodrës, i vitit 1485, përgatitur nga Selami Pulaha, Instituti i historisë, Tiranë 1974, F.7

[7] Defteri i Regjistrimit të Sanxhakut të Shkodrës, i vitit 1485, përgatitur nga Selami Pulaha, Instituti i historisë, Tiranë 1974  f. 210-330..- Hasi i Sanxhakbeut përfshinte fshatra nga nga nahije të ndryshme ose nahije të tjera

[8] Defteri i Regjistrimit të Sanxhakut të Shkodrës, i vitit 1485, përgatitur nga Selami Pulaha, Instituti i historisë, Tiranë 1974, f.14

[9] Selami Pulaha: “Popullsia Shqiptare e Kosovës gjatë shek. XV-XVI” studime dhe dokumente

[10] Defteri i Regjistrimit të Sanxhakut të Shkodrës, i vitit 1485, përgatitur nga Selami Pulaha, Instituti i historisë, Tiranë 1974 f.41

[11] A. Selishev: “Sllaljanskoe naselenie v’Albaniji” Sofije 1931 ~ A. Jovicevic: “Crnogorsko Primorje i Krajina” Beograd 1922 ~ M. Filipoviq: “Has pod Pastrikom” Sarajevo 1958 ~ A. Urosheviq: “Kosova” Beograd 1965; “Studija Balkana” I, Sofija 1970

[12] M. Shufflay: “Die Grenzen Albaniens im Mittelalter” në “Illyrich Albanische Forcchungen” Mynchen an Leipzing 1916, Vol. I-rë, f.202-203 ~ K. Jericek: “Albanien in der Vergangenheit” dhe “Scutari und sein Gebiet im Mittelalter” në: “Illyrici Albanische” Forschungen , Vol. I-rë, f. 69-70 dhe 117

[13] . A.S.V, Cons, X Misti XXVI/119 (148); Në: “Dokumente për Historinë e Shqipërisë 1479-1506” Pjesa e dytë (1499-1506), përgaditur nga Injac Zamputi, Tiranë 1979, Dok. Nr.53, f. 96-101

[14] HARBAK, DRVO-61, Pylli i Ulqinit, AAV. XI, 2725

[15] ASV.Senato.mar.Rog. 16-174, Re 11 nëntor 1507 Op. Cit sipas Oliver Jens Schmitt: “Shqipëria Venedike”, shqipëruar nga Ardian Klosi, Tiranë 2007, f.71

[16] Kretschmer 629 teksti 503

[17] Boskovic: “Ulcinj” 65-71 sipas O. J.Schmitt: “Shqipëria Venedike…”, f.100

[18] AD, II, 370, sipas O. J.Schmitt: “Shqipëria Venedike…”,f.152

[19] Boskovic: “Stari Bar”, 237

[20] AAV, XV, 3570, sipas O. J.Schmitt: “Shqipëria Venedike…”,f.159

[21] O. J.Schmitt: “Shqipëria Venedike…”,f.78

[22] O. J.Schmitt: “Shqipëria Venedike…”,f.79

[23] O. J.Schmitt: “Shqipëria Venedike…”,f.82

[24] O. J.Schmitt: “Shqipëria Venedike…”,f.85

[25] Jericek, Romanen I, 46v, sipas O. J.Schmitt: “Shqipëria Venedike…”,f.86

[26] Boskovic: “Stari Bar”, 217v, sipas O. J.Schmitt: “Shqipëria Venedike…”,f.98

[27] Boskovic: “Stari Bar” 237 vv

[28] O. J.Schmitt: “Shqipëria Venedike…”,f.102

[29] Boskovic: “Stari Bar” 204 v

[30] O. J.Schmitt: “Shqipëria Venedike…”,f.104

[31] Boskovic: “Stari Bar” 26 vv, sipas O. J.Schmitt: “Shqipëria Venedike…”,f.101

[32] Boskovic: “Ulcinj” 18, 159

[33] Boskovic: “Stari Bar” 212 vv

[34] Boskovic: “Stari Bar”, 5514

[35] Sufflay: “Stadte…”38, sipas O. J.Schmitt: “Shqipëria Venedike…”,f.155

[36] O.J. Schmitt: “Shqipëria Venedike”, shqipëruar nga Ardian Klosi, Tiranë 2007, f.157

[37] AAV.V. 1297 (Crayna); XXI.5853 Op. Cit sipas Oliver Jens Schmitt: “Shqipëria Venedike”, shqipëruar nga Ardian Klosi, Tiranë 2007

[38] Jericek, Statt… I. 34 dhe AAV. XIX.5705 – qershor 1445; XXI 5853, Oliver Jens Schmitt: “Shqipëria Venedike”, shqipëruar nga Ardian Klosi, Tiranë 2007, f.73

[39] AAV. V. 1470, Op. Cit sipas Oliver Jens Schmitt: “Shqipëria Venedike”, shqipëruar nga Ardian Klosi, Tiranë 2007

[40] AAV. V. 1472. VII, 1473 Op. Cit sipas Oliver Jens Schmitt: “Shqipëria Venedike”, shqipëruar nga Ardian Klosi, Tiranë 2007

[41] O. J. Schmitt: “Shqipëria Venedike”, … f.73

[42] Sufflay: “Povijest”, 197, sipas O. J.Schmitt: “Shqipëria Venedike…”,f.153

[43] Jericek / Geschichte I, 207v; Sufflay: “Kirchenzustande” 223, sipas O. J.Schmitt: “Shqipëria Venedike…”,f.183

[44] Bibl. Nazion, Napoli, X, G. 37, fol.159; IORGA, Notes, etc. V-e, ser., CCCIX, 272-273, në: “Dokumente për Historinë e Shqipërisë 1479-1506” Pjesa e dytë (1499-1506), përgaditur nga Injac Zamputi, Tiranë 1979, dok. #168,(II), f. 236-237

[45] DIARII – I Diari Di Marino Sanuto, Editori: Barozzi, N. Berchet, G., Fulin, R.., Stefani F., etj. Tome V/1006, Venezia MDCCCLXXIX – MDCCCLXXXI; në: “Dokumente për Historinë e Shqipërisë 1479-1506” Pjesa e dytë (1499-1506), përgaditur nga Injac Zamputi, Tiranë 1979, dok. #366(II), f. 399-400 Deri në fund të shekullit XIX-të,  në Mërkot ka zotruar dygjuhësia. Shumë familje nga Tugjemili e Mërkoti tregojnë zanafillen e tyre shqiptare vendase ose me prejardhje nga Kraja e Ana e Malit, emrat e fiseve me të cilat lidhen edhe trojet e të parëve. A. Baldacci: “Gli Albanesi, Nel Montenegro” në “Studi Speciali Albanesi” Vol. III, Romë 1937, f. 93… Op. Cit. Në S. Brisku: “Disa shtresime gjuhësore në toponiminë e regjionit të Ulqinit”, “Onomastika e Kosovës” Prishtrinë 1979, f.194-195.

[46] LUBICIC, Commisiones etc, Docum.1, pp.1-30, L’editore mette in nota a.p.1; Da un codice di proprieta speciale dell’editore del XVII secolo. Botuesi shënon se dokumenti është nxjerrë nga një kodik i shekullit XVII, por kjo u regjitstrua në shekullin XVI, për faktin se Ulqini dhe Tivari rezultojnë akoma në dorën e Venedikasve. ~ “Dokumente të Shekujve XVI-XVII për historinë e Shqipërisë”, vëll. 1, (1507-1592), përgaditur nga Injac Zamputi, Tiranë 1989, dok.181, f.164-174

[47] J. Muller: “Relacion hartuar nga Shkodra më 22 janar 1838; K. Thesproto ç A. Psalidha: “Geographia Alvanias kai Epeiru ex anekdotu”, Janina 1964, f.76; op. Cit. Z. Shkodra: “Qyteti shqiptar gjatë Rilindjes Kombëtare”, Tiranë 1984, f.211

[48] Z. Shkodra: “Qyteti shqiptar gjatë Rilindjes Kombëtare”, Tiranë 1984, f.270

[49] LUBICIC, Commisiones etc, Docum.II, pp.30-37, L’editore mette in nota a.p.1; Da un codice di proprieta speciale dell’editore del XVII secolo. Për faktin se Ulqini dhe Tivari rezultojnë akoma në dorën e Venedikasve, dokumenti eshte i konsideruar para vitit 1571. ~ “Dokumente të Shekujve XVI-XVII për historinë e Shqipërisë”, vëll. 1, (1507-1592), përgaditur nga Injac Zamputi, Tiranë 1989, dok.182, f.176-177

[50] Lubicic Commissiones, dok. XVII; Commissiones et Relationes Venetae, colleigt et diggesit Simeon Ljubic, etc. Tomus III (ann. 1553-1571) në: Monumenta Hist. Slav. Merid., V. XI, Zagrabiae, 1880 ~~ “Dokumente të shekujve XVI-XVII për Historinë e Shqipërisë”, Vëll. I-rë, viti 1507-1592. Përgaditur nga Injac Zamputi, Instituti i Historisë, Tiranë   1989, dok.#201, f. 197-303

[51] . Ky relacion ka qenë botuar prej Ljubicicit, por nuk e ka emrin e autorit. G. Praga (Stato att. Studi alb në Rivista Storica Ital. 1940, 30/VI, f.216), thotë se ndoshta është një ralecion i proveditorit të Kotorrit, por as ai nuk jep emër

[52] Ilirër dhe Iliria tek autorët antikë, Vëllimi I-rë, Universiteti Shtetrorë i Tiranës, Tiranë 1965, f. 130

[53] Acta… II, 206; s. Benedicti de Buena, cituar tek Shaban Demiraj: “Prejardhja e shqiptarëve në dritën e dëshmive të gjuhës shqipe”, Akademia e shkencave të Shqipërisë, Tiranë 1999, 153

[54] shih Bogdani: “Cuneus Prophetarum, II, 12,5 Beuna II, 40, 12, cit. Sh. Demiraj po aty f.130

[55] Radoslav Katiçiq: Ancient languages  of the Balkans. The Hague – Paris 1976

[56] I. Popoviq: Geschichte der Serbokroatischen Sprache Wiesbaden, 1960

[57] Norbert Jokl: Zur Geschichte des Alb Diphthongs – ua – ue IF 49, 50, viti 1931-1932

[58] Eqrem Cabej: Studime Etimologjike  në fushën e shqipes, Vol. II-të, Tiranë 1976, f.347

[59] më gjërësisht shih: H. Bushati,  “Shkodra dhe Motet”

[60] Ky dorëshkrim ruhet në biblotekën e fretërve françeskanë, ne Raguzë nën numrin 410 (289), dhe si duket nuk është origjinali por kopje e mëvonshme nga ndonjë arkiv, per çka shkruan edhe P. Marin Sirdani në maj te vitit 1936 në revistën “Hylli i dritës”. Shikoje të cituar edhe tek Dr. R. Ushaku: Ulqini … f.21-23

[61] Po aty (???)

[62] Naturalis Historie,  Lib.III-të, kap.27

[63] Dr. Ruzhdi Ushaku: “Ulqini në gjurmët e shekujve”, ArtClub –Ulqin 1991, f. 13-15

[64] .“Spomenici Kulture Crne Gore”, Berograd 1997, f.360

[65] “Istorija Crne Gore” I, Titograd 1967, f.325

[66] R. Ushaku:“Ulqini në Gjurmët e Shekujve” Ulqin 1991, f.21

[67] P. Mijoviq: “Vjecno na Krajini” Virpazar – Bar – Ulcinj”Cetinje 1974,f.26).

[68] “Istorija Crne Gore”, f.325

[69] . AR. VAT, A. A. ARM, I-XVIII, 1748, CORDIGNANO, Geogr., Eccl, Alb, (10)234, në: “Dokumente të shekujve XVI-XVII për Historinë e Shqipërisë”, Vëll. I-rë, viti 1507-1592. Përgaditur nga Injac Zamputi, Instituti i Historisë, Tiranë   1989, dok.#250, f. 341-343

[70] . I.Zamputi: “Dokumente…”I, dok.247, f.330-331

[71] Drasko Scekic: “Putujuci Crnom Gorom”, Podgorica 1994, f.17

[72] John V.A.Fine Jr: “The Late Medieval Balkans”, The University of Michigan Press, 2000, f.533

[73] Grup autorësh: “Bar, Grad pod Rumijom”, Bar 1984, f.39

[74] Grup autorësh: “Bar, Grad pod Rumijom”, Bar 1984, f.40

[75] I. Zamputi dhe S. Pulaha: “Dokumente të shekujve XVI-XVII për Historinë e Shqipërisë, vëll.IV, (1675-1699), Tiranë 1990, f.25

[76] Gajnsone, Vëll.V-stë i Atlantit, f.247

[77] Cotovic Itin. Hier. – Itinerarium Herosolymitanum et Syriacum, Anvers 1616; në Dokumente të shekujve XVI-XVII për Historinë e Shqipërisë”, Vëll. II-të, viti 1593-1602 Përgaditur nga Injac Zamputi, Instituti i Historisë, Tiranë   1990, dok.#175, f. 247-257

[78] Cluverius, Intr. Un. G. – Philipi Cluverii Introductio in Universam Geographiam etc. Olim Studio et Opera Johannis Punonis etc. Edita a JO. Hekelio etc. Guelferbuti, Impensis Conradi Punonis… M.DC., L. XXXVI, në: Dokumente të shekujve XVI-XVII për Historinë e Shqipërisë”, Vëll. II-të, viti 1593-1602 Përgaditur nga Injac Zamputi, Instituti i Historisë, Tiranë 1990, dok.#176, f. 258-261

[79]  HORVAT-GLASNIK, XXI, dok. Nr. 90, f. 314-316; në: Dokumente të shekujve XVI-XVII për Historinë e Shqipërisë”, Vëll. III-të, viti 1603-1621 Përgaditur nga Injac Zamputi, Instituti i Historisë, Tiranë   1990, dok.#9,  f. 43-49

[80] A.S.V. Busta miscallenea di atti diversi manoscritti, Filza 28(2); ZAMPUTI “Relacione”v.1, nr.5 f.296-310,  në: “Dokumente të shekujve XVI-XVII për historinë e Shqipërisë” Vëll. III-të, (viti 1603-1621), përgaditur nga Injac Zamputi, Tiranë 1989, dokumenti nr. 211,  f. 376-392; Ky relacion i P. Budit është i botuar edhe në revistën “Përparimi” (v.1914, f.23, 43, 59, 73). Revista shënon se origjinali ishte nxjerrë nga arkivi i Venedikut, megjithse Mario Rokë (Roques) në: “Recherches…” thotë se nuk ka mund ta gjej këtë letër në arkivin e përmendur. Ka edhe mendime se kjo letër nuk është shkruar nga P. Budi, por nga ndonjë përfaqësues i tij që jetonte në Romë

[81] Injac Zamputi: “Relacione mbi gjendjen e Shqipërisë Veriore dhe të Mesme në shkekullin XVII”, Tiranë  1963, Vëll. I-rë, Dok#2, f.75-93

[82] Relacioni i Mariano Bolicës, drejtuar Mikel Mafjos mbi Sanxhakun e Shkodrës. Viti 1614, I. Zamputi: “Relacione mbi gjendjen e Shqipërisë Verioredhe të Mesme në shkekullin XVII”, Tiranë  1963, Vëll. I-rë, Dok#3, f.259-265

[83] Relacion i arqipeshkvit të Tivarit Gjergj Bardhit, mbi vizitën e kryeme në dioçezin e Tivarit; 20 tetor – nandor 1637, VIS.COLL. v.16, fl.234-235v; Injac Zamputi: “Relacione mbi gjendjen e Shqipërisë Veriore dhe të Mesme në shkekullin XVII”, Tiranë 1965, Vëll. II-të, Dok#25, f.93-97

[84] Geschichte Derserben, I, Band, Gotha 1911, f. 115, 116, 120, 152, 154′, voçuar nga Konstandin Jericek (Vjen- Austri), “Mbi shqiptaret e trevave veriore, dhe verilindore ne kontarkte me popullsise sllave…” E verteta mbi Kosoven…” f-113

[85] Prelati etc. 1685, Vol. 68, fol.335, dok. Nr. CCXXXIII; THEINER, V.M. – Vetera Monumenta Slavorum Meridinaliorum historiam illustratia. Deprompta  et collecta ab Agustino Theiner, Tomus Secundus… Zagrabiae 1875, II/217-221 në: “Dokumente të shekujve XVI-XVII për historinë e Shqipërisë” Vëll. IV-të, (viti 1675-1699), përgaditur nga Injac Zamputi, Tiranë 1990, dokumenti nr. 6,  f. 24-43

[86] Srpska Kraljevska Akademija Spomenik, LII; drugi razred, Beograd 1914, f.72-81; Në: “Dokumente të shekujve XVI-XVII për historinë e Shqipërisë” Vëll. IV-të, (viti 1675-1699), përgaditur nga Injac Zamputi, Tiranë 1990, dokumenti nr. 162,  f. 401-413

[87] AQSH. i RSHF 132-a V. 1744′ D.1 f.2-4 ; Nevila Nika: “Dioqeza e Shkodrës gjatë shekullit XVIII-të. Sipas dorëshkrimeve arkivore” . Shkodër 2001, f. 16

[88] AQSH. i RSHF 132-a V. 1744′ D.1; Nevila Nika: “Dioqeza e Shkodrës gjatë shekullit XVIII-të. Sipas dorëshkrimeve arkivore” . Shkodër 2001, f.54-55

[89] A.Q.Sh i R.Sh.F, F.132/a, V.1744, D,1; Nevila Nika: “Dioqeza e Shkodrës gjatë shekullit XVIII-të. Sipas dorëshkrimeve arkivore” . Shkodër 2001, dok. Nr. 8,  f. 147-158]

[90] Nevila Nika: “Dioqeza e Shkodrës gjatë shekullit XVIII-të. Sipas dorëshkrimeve arkivore” . Shkodër 2001, dok. Nr. 14,  f. 167-202, Barbullushi, datuar më 30 Tetor 1777

[91] I lindur më 1778 në Strasburg

[92] Më vonë pranoi Islamin e u bë Ibrahim Manzoor, në shërbim të Sulltan Selimit të III-të

[93] A. Cerfbeer: “Memories Sur La Grece Albanie Pendant leu Geuvernement d’Ali Pacha”, Paris 1826

[94] Felix de Beaujour: “Voyage Militarie Dans l’empire Othoman ou Description de ses frontiers et de principales defences soit naturalles soit Artificielles”, vol.I-rë dhe II-të, Paris 1829

[95] Ami Baue: “La Turquie d’Europe” Vol.IV, Paris 1840

[96] Qemajl Morina: “Lidhja Shqiptare e Prizrenit në shtypin Egjiptjan”, Prishtinë 2006

[97] Sipas tekstit Kamus al-a’lam, II, 981, ~ Sami Frashëri: “Shqipëria dhe shqiptarët” përkthye nga origjinali nga Zyber Hasan Bakiu, Tiranë 2002

[98] Fragmente nga përshkrimet që  intelektuali studjues shqiptar P. Marin Sirdani i ben qytetit të Ulqinit. Cituar ne “Ulqini në gjurmet e shekujve” te Dr. R. Ushakut , f. 36-38

Projekti ”Të lexojmë shqip” është përkrahur nga Fondi për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të pakicave në Mal të Zi.

By admini