Takimi me banorët e Krythës së Anës së Malit i mbrëmjes së së hënës duket se ka dhënë rezultatet e dëshiruara. Në një prani të madhe të banorëve të fshatit Krythë por edhe të fshatrave tjera të Anës së Malit udhëheqësit komunal ndëëruan mendje dhe premtuan se nuk do të ketë fabrikë asfalti në fshatin Krythë të Anës së Malit, shkruan Ulqini Online.

Tubimi u zhvillua nën tension të vazhdueshem nga ana e të pranishmeve, ashtu që kryetarit të komunës së Ulqinit Loro Nrekiq disa herë u ndërpre fjalimi nga reagimet e qytetareve. Duke pare reagimet e vazhdueshme nga salla, kryetari u detyru te ndërpresë fjalimin, ndersa kryetari i bashkësise lokale ju drejtua te pranishmeve, duke i pyetur publikisht nese vullneti definitiv i tyre eshte ndalimi i punimeve. Te pranishmit ne menyre unanime thane qe jane per ndalimin e mënjihereshem te tyre. Në ato momentet kryetari z.Loro Nrekiq duke pare reagimet dhe paknaqesinë që shfaqen të pranishmit deklaroi publikisht qe punimet do te ndalohen perfundimisht.

Pas këtij tubimi të pranishmit u shpërndanë të qetë me doza të mëdha gëzimi.

By admini