Lidhja Demokratike e Kosovës ka festuar sot 30 vjetorin e themelimit të saj. Partia e cila u pa si shembull që duhet ndjekur kaloi në etapa dhe kohëra të vështira por që i përballoi me sukses.

Në këtë përvjetor të saj edhe shqiptarët në Mal të Zi duhet të ndjehen krenar me fillet e kësaj partie politike, shkruan Ulqini Online.

Akademik Mehmet Kraja dhe i ndjeri Basri Çapriqi janë dy shqiptarët nga këto vise që ishin dy nga themeluesit e këtij subjekti politik.

Shumë nga simpatizantët por edhe themeluesit e këtij subjekti politik sot kanë postuar dokumente të ndryshme nga akti i themelimit i kësaj partie.

By admini